Site icon Tetova Expres

PUBLIKOHEN PAMJE NGA AUTOSTRADA KËRÇOVË – OHËR!

Autostrada Kërçovë–Ohër po i afrohet përfundimit, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, duke publikuar një video nga aktivitetet ndërtimore përgjatë trasesë.

Nikolloski theksoi se punimet po zhvillohen me intensitet të lartë dhe se bëhet fjalë për një nga projektet më të rëndësishme dhe më të vështira infrastrukturore në Maqedoni.

“Autostrada Ohër–Kërçovë po hyn në fazën përfundimtare! Punime intensive në një nga projektet më të rëndësishme dhe më të vështira infrastrukturore në Maqedoni!”, shkroi ministri.

Ndryshe, autoritetet kanë paralajmëruar se afati për përfundimin e plotë dhe vënien në përdorim të kësaj autostradë është tremujori i parë i vitit 2027. Gjatësia e trasesë është 57 kilometra.

Kontraktori kryesor për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër është Kompania kineze “Sinohydro”, me kompaninë “Granit” si nënkontraktore.

Advertisement

Ky projekt infrastrukturor kushton pothuajse 600 milionë euro, ndërsa pjesa më e madhe e mjeteve tashmë është paguar.

Mesatarisht, shteti paguan 9,7 milionë euro për një kilometër autostradë.

Exit mobile version