Lajme nga vendi
PUBLIKOHEN PAMJE NGA AUTOSTRADA KËRÇOVË – OHËR!
Autostrada Kërçovë–Ohër po i afrohet përfundimit, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, duke publikuar një video nga aktivitetet ndërtimore përgjatë trasesë.
Nikolloski theksoi se punimet po zhvillohen me intensitet të lartë dhe se bëhet fjalë për një nga projektet më të rëndësishme dhe më të vështira infrastrukturore në Maqedoni.
“Autostrada Ohër–Kërçovë po hyn në fazën përfundimtare! Punime intensive në një nga projektet më të rëndësishme dhe më të vështira infrastrukturore në Maqedoni!”, shkroi ministri.
Ndryshe, autoritetet kanë paralajmëruar se afati për përfundimin e plotë dhe vënien në përdorim të kësaj autostradë është tremujori i parë i vitit 2027. Gjatësia e trasesë është 57 kilometra.
Kontraktori kryesor për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër është Kompania kineze “Sinohydro”, me kompaninë “Granit” si nënkontraktore.
Ky projekt infrastrukturor kushton pothuajse 600 milionë euro, ndërsa pjesa më e madhe e mjeteve tashmë është paguar.
Mesatarisht, shteti paguan 9,7 milionë euro për një kilometër autostradë.
Lajme nga vendi
Kallëzim penal ndaj dy kunanovareve dhe pesë punonjësve bankarë për mashtrim me kredi mbi 12 milionë denarë
Lajme nga vendi
Task Force: Arrestohet një 40-vjeçar pranë Qafë Thanës, kapet me rreth një kilogram marihuanë
Lajme nga vendi
Bastisje në Radovish, gjendet drogë, privohen nga liria dy persona
-
Lajme nga rajoni2 months agoKrimi i rëndë në Kosovë/ Kjo është 25-vjeçarja që u vra me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga bashkëshorti i saj, ishte në javën e 34 të shtatzënisë
-
Lajme nga rajoni1 month agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga vendi2 months agoNdahen 109 vendime pune në Spitalin Klinik të Tetovës

