Connect with us

Lajme nga rajoni

Mashtronin të huajt me investime të rreme, arrestohen 3 persona në Kosovë! Sekuestrohen pasuri mbi 1 milion euro

Published

on

Tre persona janë arrestuar të mërkurën në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë, nën dyshimin për përfshirje në krim të organizuar, mashtrim dhe shpëlarje parash.

Operacioni është zhvilluar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës. Në aksion kanë marrë pjesë edhe njësi të tjera hetimore të Policisë së Kosovës, Njësitë Speciale (FIT) dhe AKI-ja.

Operacioni, sipas njoftimit, është zhvilluar në katër lokacione të ndryshme, ku tre personat e dyshuar janë arrestuar në flagrancë. Ata dyshohen për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Mashtrimi” dhe “Shpëlarja e parave”.

Sipas hetimeve fillestare, të dyshuarit përmes sistemeve kompjuterike, komunikimeve elektronike dhe telefonike kanë kontaktuar persona të ndryshëm, kryesisht shtetas të huaj, të cilët dyshohet se i kanë mashtruar duke i bindur të investojnë në platforma të rreme investimi. Në këtë mënyrë, viktimat dyshohet se janë shtyrë të ndërmarrin veprime që u kanë shkaktuar dëm pasuror.

Gjatë kontrolleve në katër lokacionet janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale dhe pasuri që lidhen me rastin, ndërsa vlera e pasurisë së sekuestruar raportohet të jetë mbi 1 milion euro.

Advertisement

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar 19 vetura, një motoçikletë, gjashtë telefona, pesë kompjuterë, gjashtë USB, 4 mijë e 95 euro para të gatshme, 11.28 gramë substancë e dyshuar narkotike, si dhe dokumente të ndryshme që dyshohet se janë relevante për rastin. Vlera e përgjithshme e pasurisë së sekuestruar është mbi 1 milion euro.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit dhe identifikimit të të gjitha rrethanave dhe personave të mundshëm të përfshirë.© SYRI.net

Lajme nga rajoni

Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime për Ligjin e Speciales

Published

on

Nesër përfundon afati që mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së, Hashimit Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, të njoftojë apelimin e vendimit dënues të gjykatës së shkallës së parë.

Tashmë, avokatët e katërshes së UÇK’së, kanë bërë të ditur se ata do të kundërshtojnë dënimin e ish-udhëheqësve, pasi që të njëjtët, i kanë vlerësuar dënimet si të padrejta.

Përveç tyre, nga ana tjetër, është edhe Prokuroria e Speciales, ajo që po ashtu ka paralajmëruar mundësinë e apelimit. Porse,ende s’është bërë e ditur se nëse prokuroria ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës.

Në rast të apelimit, Gjykata e Apelit do t’i shqyrtojë pretendimet e palëve dhe ligjshmërinë e aktgjykimit, pa e përsëritur procesin gjyqësor në tërësi.

Sa i përket këtij procesi, nuk ka afat të caktuar se kur pritet të përfundojë, megjithatë, zëra nga njohës të fushës kanë paralajmëruar se procesi në Apel, mund të zgjasë rreth një vit.

Advertisement

Ndryshe, dënimi i ish-krerëve të UÇK’së në shtator ngjalli reagime e kundërshtime të shumta. Të njëjtat u përkthyen në protesta masive për disa ditë rresht.

Gjatë këtyre zhvillimeve, ishte edhe ideja e ndryshimit të Ligjit të Speciales. Ky ligj u kërkua të miratohej në Kuvend nga protestuesit, të cilët, paralajmëronin edhe forma të tjera të protestës përveç atyre paqësore në rast të mos votimit të ligjit.

Ligji fillimisht u votua, porse ndërkohë, u kërkua kthimi i tij në Kuvend, gjë që u bë me vendim të Presidentes.  Një draft  i ri lidhur me këtë ligj është paralajmëruar se së shpejti do të dërgohet në Kuvend për miratim.

Nga Bashkimi Evropian kanë thënë për Gazetën Express se presin që të konsultohen për çfarëdo nisme për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Për këtë është deklaruar, u.d kryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, e cila ka thënë se mirëpret gatishmërinë e BE’së për konsultime rreth ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke i ftuar përfaqësuesit e BE-së në konsultimet që do të zhvillohen sot.

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë me dje se të mërkurën i ka prezantuar Grupit Strategjik nismën e re ligjore për Dhomat e Specializuara dhe se grupi.

Advertisement

Në një intervistë për Klan Kosova, ajo ka treguar se në këtë mbledhje është miratuar edhe strategjinë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në apel.

“Mund të konfirmoj se kam pranuar draftin e ri të hartuar nga ekspertët për Ligjin për Dhomat e Specializuar. Të njëjtin draft sot e kam prezantuar në Grupin Strategjik”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se mirëpret gatishmërinë e Bashkimit Evropian për konsultime rreth ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke i ftuar përfaqësuesit e BE-së në konsultimet që do të zhvillohen nesër, më 26 nëntor.

Ajo ka treguar se nga kush është hartuar ky draft i ligjit.

“Ligji është hartuar na ekspertët me të njohur vendorë e ndërkombëtarë dhe nga personalitet që e kanë ndjekur shumë afër procesin në Dhomat e Specializuara. Dua të saktësoj që ky ligj nuk synon në asnjë formë që të ndërhyj në drejtësi. Përkundrazi, është ligj përmes të cilit ne synojmë të vendosim drejtësi”, ka thënë ajo, duke dhënë detaje tjera

Advertisement

© SYRI.net

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Serwer: Pa njohjen e Kosovës, Serbia s’mund të hyjë në BE

Published

on

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thene se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa i normalizuar plotesishtmarredheniet me Kosoven, gje qe, sipas tij, nenkupton njohjen e Kosoves dhe shkëmbimin e ambasadoreve mes dy vendeve.
Në një bashkëbisedim në podcastin “PIKË” me publicistin Veton Surroi, Serwer ka deklaruar se kushtëzimi i Serbisë per normalizimin e marredhenieve me Kosoven eshte i qarte per vendet anëtare te BE-së.
“Esht shumë e qarte për kedo që ka tru në Beograd se Serbia nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian derisa të normalizojë plotesisht marredheniet me Kosoven, që sipas meje do te thotë ta njohë dhe të shkëmbeje ambasadorë me Kosovën”, ka thenë Serwer.
Gjate diskutimit, Surroi ka theksuar se ky gëndrim ështe i shkruar si politike zyrtare vetëm në Washington, ndërsa ka rikujtuar se pesë shtete anëtare te Bashkimit Evropian nuk e njohin pavaresine e Kosoves.
Megjithate, Serwer ka then se te pakten pese shtete t tjera anëtare t BE-se nuk do ta pranonin Serbine në Union pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Surroi ka vleresuar se ky numer mund te jete edhe me i madh.
Serwer ka thene se nuk e sheh te nevojshme qe kushtet ndaj Serbise të perseriten vazhdimisht, pasi, sipas tij, ato janë te qarta prej kohësh. Ai ka shprehur me shume shqetesim per mungesen e perparimit te Kosovës drejt anëtaresimit në Keshillin e Evropës dhe marrjes së statusit të vendit kandidat per anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

“Shqipëria nuk është përfshirë në sulmin ndaj anijes ruse në Libi”, reagon Ministria e Mbrojtjes: Pretendime pa prova

Published

on

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka reaguar pas pretendimeve se dronët detarë të përdorur në sulmin ndaj një anijeje luftarake ruse pranë brigjeve të Libisë janë nisur nga territori shqiptar, duke përshkuar mbi 800 kilometra në Detin Mesdhe.
Përmes një reagimi zyrtar, Ministria i ka cilësuar këto pretendime të pabazuara në prova, duke theksuar se nuk ekziston asnjë e dhënë e verifikueshme që të vërtetojë vendnisjen e dronëve apo identitetin e operatorëve që kanë realizuar sulmin.
Sipas Ministrisë, pretendimi është përhapur nga platforma Clash Report, e ndjekur nga Visioner, ndërsa paraqitja e tij si një fakt i konfirmuar krijon një narrativë dezinformuese, që lidh Shqipërinë me një operacion ushtarak kundër Rusisë.
Ministria e Mbrojtjes thekson se Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë nuk kanë kryer, nuk kanë marrë pjesë dhe nuk kanë ofruar asnjë mbështetje për një operacion të tillë. Ky qëndrim vjen në mbështetje të reagimit të mëparshëm të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila gjithashtu ka përgënjeshtruar zyrtarisht përfshirjen e Shqipërisë.
Në reagim bëhet dallimi mes sulmit ndaj anijes ruse dhe pretendimeve për origjinën e mjeteve të përdorura, duke nënvizuar se fakti që një sulm ka ndodhur nuk përbën provë se dronët janë nisur nga territori shqiptar.
Ministria e Mbrojtjes e konsideron lidhjen e Shqipërisë me këtë operacion si informacion çorientues dhe kërkon që pretendimet e pambështetura në prova të mos përcillen si fakte të konfirmuara.
Continue Reading

Më të lexuarat