Site icon Tetova Expres

FUTBOLLI I FEMRAVE: LUBOTENI RIKTHEHET NË POZITËN E PARË

Java e tetë e sezonit  vjeshtor në Ligën e parë të futbollit  për femra ka  prodhuar  dy  fitore  për  ekipet vendase , një barazim dhe dy  fitore të ekipit mysafirë  me  gjithsejt 23  gola të shënuara.
 

Ndeshja e  zhvilluar  në terrenin e Qendrës sportive  në Tetovë mes Lubotenit  dhe  AS United nga Struga ka përfunduar me fitoren e vendaseve  me rezultatin  3-1 me  golat që  u  shënuan  në 10  minuta e  fundit të ndeshjes.

Mysafiret  nga  Struga   ishin në epërsi  me  golin  që  realizoi  Jovana  Pavlovska,  ndërsa  për përmbysjen e  rezultatit  u kujdesën Yllza Maksuti me  dy  gola  që realizoi në minutën e 82 dhe  88  dhe Kalina Popovska  në minutat shtesë ndeshjes.

Fitore në cilësinë e vendasit kanë shënuar edhe Tiveria Brera 7-0 kundër ekipit  Istatov 2015.

Me barazim 1-1 ka  përfunduar ndeshja  Skopje 2014 – Pelisteri  PRO 2026.

Dy ndeshjet  tjera kanë përfunduar me fitore të ekipeve mysafire, Koçani  – Kamenica Sasa  0-4  dhe   KFF Reçica  – Vardari 2023  0-6.

Advertisement

Pas kompletimit të javës së tetë tabelën e kryeson  Luboteni me 20 pikë  para   Skopje 2014  me  19  pikë dhe  Pelisteri  Pro 2026 në pozitën e tretë me  17 pikë.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Exit mobile version