Sport
FUTBOLLI I FEMRAVE: LUBOTENI RIKTHEHET NË POZITËN E PARË
Ndeshja e zhvilluar në terrenin e Qendrës sportive në Tetovë mes Lubotenit dhe AS United nga Struga ka përfunduar me fitoren e vendaseve me rezultatin 3-1 me golat që u shënuan në 10 minuta e fundit të ndeshjes.
Mysafiret nga Struga ishin në epërsi me golin që realizoi Jovana Pavlovska, ndërsa për përmbysjen e rezultatit u kujdesën Yllza Maksuti me dy gola që realizoi në minutën e 82 dhe 88 dhe Kalina Popovska në minutat shtesë ndeshjes.
Fitore në cilësinë e vendasit kanë shënuar edhe Tiveria Brera 7-0 kundër ekipit Istatov 2015.
Me barazim 1-1 ka përfunduar ndeshja Skopje 2014 – Pelisteri PRO 2026.
Dy ndeshjet tjera kanë përfunduar me fitore të ekipeve mysafire, Koçani – Kamenica Sasa 0-4 dhe KFF Reçica – Vardari 2023 0-6.
Pas kompletimit të javës së tetë tabelën e kryeson Luboteni me 20 pikë para Skopje 2014 me 19 pikë dhe Pelisteri Pro 2026 në pozitën e tretë me 17 pikë.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
LIGA E TRETË: LUBOTENI – GOSTIVARI HAPIN SIPARIN E XHIROS SË 12-të
Sezoni vjeshtor në Ligën e Tretë – Rajoni i Gjashtë, vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 12-të. Sipari hapet të shtunën me ndeshjen Luboteni – Gostivari me fillim në ora 15:00.
Liga e Tretë – Rajoni Gjashtë, vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 12-të të sezonit vjeshtor.
Kjo javë hapet me ndeshjen mes Lubotenit dhe Gostivarit të shtunën me fillim në ora 15:00 në terrenin e Qendrës sportive në Tetovë.
Pesë ndeshjet tjera do të zhvillohen të të dielën, ndërsa dueli më tërheqës është mes Reçicës dhe Dobroshtit .
Ndeshje interesante pritet edhe në stadiumin e Zhelinës ku do të përballen Liria dhe Xhepçishti.
Në stadiumin e Bogovinës, Drita është nikoqire e Korabit të Dibrës, në Poroj Skënderbeu takohet me Gradecin.
Sport
LIGA E DYTË: PELISTERI – TETEKSI DERBI I XHIROS SË 12-të
Të shtunën dhe të dielën në program janë ndeshjet e javës së 12-të të sezonit vjeshtor në Ligën e Dytë të futbollit vendor. Derbi i javës luhet në Manastir mes Pelisterit dhe Teteksit. Të dielën Kamjani takohet me Euromilkun. Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 13:00.
Kryendeshja e kësaj jave zhvillohet në Manastir, ku do të përballen dy ekipet të cilat vite me radhë kanë lënë gjurmë në futbollin vendor, Pelisteri kundër Teteksit.
Aktualisht ekipi nga Manastiri me 7 fitore, katër barazime dhe asnjë ndeshje të humbur mban pozitën e dytë me 25 pikë, ndërsa Teteksi me 4 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje, pozicionohet e gjashta në tabelë me 16 pikë.
Trajner i Teteksit, Marjan Bilbiloski, për TV Koha tha se favorit është Pelistëri, por se ekipi nga Tetova nuk udhëton me flamur të bardhë në Manastir.
Trajneri i Teteksit Marjan Bilbiloski thotë se çdo rezultat kundër Pelisterit, pos disfatës, do të ishte pozitiv.
‘’Nuk jam parashikues i mirë, por çdo ndeshje sidomos në teren të vështirë siç është në Manastir nga skuadra si Pelisteri e dimë se ky është derbi mes dy skuadrave diçka vlejnë në futbollin e Maqedonisë dhe në Ballkan. Është për keqardhje që luhet në Ligën e dytë por i pamposhtur të kthehesh nga Manastiri gjithsesi se është rezultat i mirë’’ tha trajner Bilbiloski
Ndeshje interesante këtë xhiro pritet edhe në përballjen mes Ohrit dhe Bellasicës por edhe në përballjet tjera që luhen të shtunën si Rabotniçki – Novaci, AP Brera – Kozhufi, Makedonija Gj.P – Detonit Plaçkovica dhe Shkupi – Osogova.
Të dielën në program është ndeshja Kamjani – Euromilk.
Për skuadrën vendase është një rast i mirë që të arkëtojë tre pikët e radhës për të mbajt hapin me pesë ekipet që janë në pjesën e epërme të tabelës.
Të gjitha ndeshjet e javës së 12-të fillojnë në ora 13:00.
Sport
FIFA RENDITJA: SHQIPËRIA KA NGRJTJE, MAQEDONIA DHE KOSOVA RRËNJE
Spanja , Argjentina dhe Franca vazhdojnë të kryesojnë listën e kombëtareve më të suksesshme botërore të futbollit. Shqipëria ka ngritje për një pozitë ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë rrënje për dy pozita në krahasim me muajin e kaluar
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka pësuar rënie në renditjen botërore të FIFA-s, duke humbur dy pozita krahasuar me përditësimin e kaluar. Përfaqësuesja jonë tani pozicionohet në vendin e 73-të në ranglistën e FIFA-s , me gjithsej 1339.35 pikë.
Kjo rënie vjen pas rezultateve të fundit të përfaqësueses së Maqedonisë në Ligën e Kombeve, ku skuadra e drejtuar nga Goce Sedlloski nuk arriti të regjistrojë asnjë fitore në gjashtë ndeshje zyrtare .

