Sport
“KUQEZINJTË” KUNDËR SAN MARINOS SYNOJNË FITORE ME GOLEADË
Në kuadër të xhiros së katërt në Ligën C në Ligën e Kombeve sonte në ‘’Air Albenia’’ përballen Kombëtarja Shqiptare dhe San Marino. Kjo sfidë për kombëtaren shqiptare është e rëndësishme që krahas tre pikëve të shënojë edhe më tepër gola.
Kombëtarja Shqiptare mbrëmë ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania” në prag të ndeshjes së katërt të UEFA Liga e Kombeve San Marinon.
Të gjithë lojtarët e grumbulluar janë stërvitur rregullisht nën urdhrat e trajnerit Rolando Maran për rreth 60 minuta me ekipin që u fokusua më shumë në pjesën taktike
Sulmuesi i kombëtares Rey Manaj në konferencën për mediet u shpreh se skuadra do të luajë vetëm për fitore dhe për të marrë tre pikët.
“Ndeshja me San Marinon varet nga mënyra se si e marrim. Është një ekip shumë më i dobët se ne, por gjërat duhen demonstruar në fushë. Pas ndeshjes që luajtëm në Finlandë, në letër është ndeshja më e lehtë nga të tjerat. Ne do të futemi në fushë që në pjesën e parë për ta mbyllur direkt ndeshjen, të fitojmë dhe të marrim tri pikët’’
Ndeshja Shqipëri – San Marino zhvillohet sonte me fillim në ora 20::45, në të njëjtë orë fillon edhe ndeshja Bjellorusi – Finlandë.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
LIGA E TRETË: LUBOTENI – GOSTIVARI HAPIN SIPARIN E XHIROS SË 12-të
Sezoni vjeshtor në Ligën e Tretë – Rajoni i Gjashtë, vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 12-të. Sipari hapet të shtunën me ndeshjen Luboteni – Gostivari me fillim në ora 15:00.
Liga e Tretë – Rajoni Gjashtë, vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 12-të të sezonit vjeshtor.
Kjo javë hapet me ndeshjen mes Lubotenit dhe Gostivarit të shtunën me fillim në ora 15:00 në terrenin e Qendrës sportive në Tetovë.
Pesë ndeshjet tjera do të zhvillohen të të dielën, ndërsa dueli më tërheqës është mes Reçicës dhe Dobroshtit .
Ndeshje interesante pritet edhe në stadiumin e Zhelinës ku do të përballen Liria dhe Xhepçishti.
Në stadiumin e Bogovinës, Drita është nikoqire e Korabit të Dibrës, në Poroj Skënderbeu takohet me Gradecin.
Sport
LIGA E DYTË: PELISTERI – TETEKSI DERBI I XHIROS SË 12-të
Të shtunën dhe të dielën në program janë ndeshjet e javës së 12-të të sezonit vjeshtor në Ligën e Dytë të futbollit vendor. Derbi i javës luhet në Manastir mes Pelisterit dhe Teteksit. Të dielën Kamjani takohet me Euromilkun. Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 13:00.
Kryendeshja e kësaj jave zhvillohet në Manastir, ku do të përballen dy ekipet të cilat vite me radhë kanë lënë gjurmë në futbollin vendor, Pelisteri kundër Teteksit.
Aktualisht ekipi nga Manastiri me 7 fitore, katër barazime dhe asnjë ndeshje të humbur mban pozitën e dytë me 25 pikë, ndërsa Teteksi me 4 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje, pozicionohet e gjashta në tabelë me 16 pikë.
Trajner i Teteksit, Marjan Bilbiloski, për TV Koha tha se favorit është Pelistëri, por se ekipi nga Tetova nuk udhëton me flamur të bardhë në Manastir.
Trajneri i Teteksit Marjan Bilbiloski thotë se çdo rezultat kundër Pelisterit, pos disfatës, do të ishte pozitiv.
‘’Nuk jam parashikues i mirë, por çdo ndeshje sidomos në teren të vështirë siç është në Manastir nga skuadra si Pelisteri e dimë se ky është derbi mes dy skuadrave diçka vlejnë në futbollin e Maqedonisë dhe në Ballkan. Është për keqardhje që luhet në Ligën e dytë por i pamposhtur të kthehesh nga Manastiri gjithsesi se është rezultat i mirë’’ tha trajner Bilbiloski
Ndeshje interesante këtë xhiro pritet edhe në përballjen mes Ohrit dhe Bellasicës por edhe në përballjet tjera që luhen të shtunën si Rabotniçki – Novaci, AP Brera – Kozhufi, Makedonija Gj.P – Detonit Plaçkovica dhe Shkupi – Osogova.
Të dielën në program është ndeshja Kamjani – Euromilk.
Për skuadrën vendase është një rast i mirë që të arkëtojë tre pikët e radhës për të mbajt hapin me pesë ekipet që janë në pjesën e epërme të tabelës.
Të gjitha ndeshjet e javës së 12-të fillojnë në ora 13:00.
Sport
FIFA RENDITJA: SHQIPËRIA KA NGRJTJE, MAQEDONIA DHE KOSOVA RRËNJE
Spanja , Argjentina dhe Franca vazhdojnë të kryesojnë listën e kombëtareve më të suksesshme botërore të futbollit. Shqipëria ka ngritje për një pozitë ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë rrënje për dy pozita në krahasim me muajin e kaluar
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka pësuar rënie në renditjen botërore të FIFA-s, duke humbur dy pozita krahasuar me përditësimin e kaluar. Përfaqësuesja jonë tani pozicionohet në vendin e 73-të në ranglistën e FIFA-s , me gjithsej 1339.35 pikë.
Kjo rënie vjen pas rezultateve të fundit të përfaqësueses së Maqedonisë në Ligën e Kombeve, ku skuadra e drejtuar nga Goce Sedlloski nuk arriti të regjistrojë asnjë fitore në gjashtë ndeshje zyrtare .

