Connect with us

Sport

LIGA E DYTË: PELISTERI – TETEKSI DERBI I XHIROS SË 12-të

Published

on

Të shtunën dhe  të dielën në program janë ndeshjet e javës së 12-të të sezonit vjeshtor në Ligën e Dytë të futbollit  vendor. Derbi i javës luhet në Manastir  mes Pelisterit dhe Teteksit. Të dielën Kamjani takohet me  Euromilkun. Të gjitha ndeshjet  fillojnë në ora 13:00.

 Kryendeshja e kësaj  jave zhvillohet në Manastir, ku do të përballen dy ekipet të  cilat vite me radhë kanë lënë gjurmë në futbollin vendor, Pelisteri kundër Teteksit.

Aktualisht ekipi  nga Manastiri  me 7 fitore, katër  barazime dhe  asnjë ndeshje të  humbur mban pozitën e dytë me 25 pikë, ndërsa Teteksi me 4 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje, pozicionohet e gjashta në tabelë me 16 pikë.

Trajner i Teteksit, Marjan Bilbiloski, për TV Koha tha se favorit është Pelistëri, por se ekipi nga Tetova nuk udhëton me flamur të bardhë në Manastir.

“ Me të vërtet  na pret një ndeshje interesante, ku megjithatë  i japim përparësi  ekipit  të Pelisterit e cila ka ekip me përvojë, lojtar me përvojë, reprezentues. Ne  jemi mjaft ekip e re,  në formën e mirë  jemi, do të  shkojmë që me  Pelisterin të japim maksimumin të luajmë një ndeshje të mirë  ku shpresojmë  se  tifo zët  e  dy  ekipeve do  të kënaqen në këtë ndeshje. Dhe  kuptohet se dëshirojmë të  kthehemi të pa mposhtur nga  Manastiri’’ deklaroi trajneri Marjan Bilbiloski

Trajneri i  Teteksit Marjan Bilbiloski  thotë  se çdo rezultat kundër  Pelisterit, pos  disfatës, do të ishte pozitiv.

Advertisement

 ‘’Nuk  jam parashikues  i mirë, por çdo ndeshje  sidomos  në  teren  të  vështirë  siç është në Manastir nga  skuadra si Pelisteri e  dimë se  ky është derbi mes dy skuadrave  diçka  vlejnë në futbollin e Maqedonisë  dhe në Ballkan. Është për keqardhje  që  luhet  në Ligën e dytë  por  i pamposhtur të kthehesh nga  Manastiri  gjithsesi se është rezultat  i mirë’’  tha trajner Bilbiloski

Ndeshje interesante këtë xhiro pritet edhe në përballjen mes Ohrit dhe Bellasicës por edhe në përballjet tjera që luhen të shtunën si Rabotniçki –  Novaci, AP Brera – Kozhufi, Makedonija Gj.P –  Detonit Plaçkovica  dhe  Shkupi – Osogova.

Të dielën në program  është ndeshja Kamjani – Euromilk.

Për skuadrën vendase është një rast  i mirë që të arkëtojë tre pikët e radhës  për të mbajt hapin me  pesë  ekipet  që janë në pjesën e epërme të tabelës.

 Të gjitha ndeshjet e javës së 12-të fillojnë në ora 13:00.

Advertisement

Sport

LIGA E TRETË:  LUBOTENI – GOSTIVARI HAPIN SIPARIN E XHIROS SË 12-të

Published

on

Sezoni vjeshtor në Ligën e Tretë – Rajoni i Gjashtë, vazhdon këtë fundjavë me  ndeshjet e xhiros së 12-të. Sipari hapet të shtunën me ndeshjen Luboteni – Gostivari me fillim në ora 15:00.

Liga e Tretë – Rajoni Gjashtë, vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 12-të të sezonit vjeshtor.

Kjo javë hapet me ndeshjen mes Lubotenit dhe Gostivarit të shtunën me  fillim në ora 15:00  në terrenin e Qendrës sportive  në Tetovë.

Pesë ndeshjet  tjera  do të  zhvillohen të të dielën, ndërsa   dueli më tërheqës është mes Reçicës dhe Dobroshtit .

Ndeshje  interesante pritet edhe në stadiumin e  Zhelinës  ku  do të përballen Liria dhe Xhepçishti.

Advertisement

Në stadiumin e Bogovinës, Drita është nikoqire e Korabit të Dibrës, në Poroj Skënderbeu takohet me Gradecin.

Të gjitha ndeshjet  fillojnë në ora 13:30, ndërsa ndeshja mes  KF Cetinska  dhe  Vardari I Bërvenicës  fillon në ora 12:00.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

FIFA RENDITJA: SHQIPËRIA KA NGRJTJE, MAQEDONIA DHE KOSOVA RRËNJE

Published

on

Spanja , Argjentina dhe  Franca  vazhdojnë  të kryesojnë  listën e kombëtareve  më të suksesshme botërore  të futbollit. Shqipëria ka ngritje  për një pozitë ndërsa  Maqedonia e Veriut dhe  Kosova  kanë  rrënje  për dy pozita në  krahasim me muajin e kaluar

 Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut  në futboll ka pësuar rënie në renditjen botërore të FIFA-s, duke humbur dy pozita krahasuar me përditësimin e kaluar. Përfaqësuesja jonë tani pozicionohet në vendin e 73-të në ranglistën e  FIFA-s , me gjithsej 1339.35 pikë.

Kjo rënie vjen pas rezultateve të fundit të përfaqësueses së Maqedonisë në Ligën e Kombeve, ku skuadra e drejtuar nga Goce Sedlloski nuk arriti të regjistrojë asnjë fitore në gjashtë ndeshje zyrtare .

Kombëtarja shqiptare ka shënuar një përmirësim në renditjen e përgjithshme botërore të FIFA-s pas ndeshjeve të fundit. Kuqezinjtë kanë fituar një pozicion në këtë klasifikim, duke u renditur tashmë zyrtarisht në vendin e 65-të. Ky progres vjen si rezultat i dy fitoreve të njëpasnjëshme me të njëjtin rezultat 2-0 kundër përfaqësueseve të Bjellorusisë dhe Finlandës.. Ndërkohë, përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar një rënie në këtë përditësim të ri, duke humbur dy pozicione për t’u renditur aktualisht në vendin e 78-të. Në  TOP LISTËN e  10  ekipeve  më  të  mira  vazhdojnë të mbeten  Spanja , Argjentina, Franca , Anglia, Maroku, Brazili , Belgjika, Holanda  dhe Kolumbija.
 
 
SHABAN  SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

LIGA E PARË: XHIROJA E 14-të HAPET ME NDESHJEN SHKËNDIJA (H) – BASHKIMI

Published

on

 Pas pauzës dy javore shkaku i obligimeve të reprezentacionit për dy ndeshjet e  fundit të UEFA Liga e Kombeve, këtë fundjavë  vazhdon e kampionati  në Ligën e parë të futbollit me ndeshjet e javës  së 14-të të sezonit vjeshtor.

Java e 14-të hapet të premten me ndeshjen që do të zhvillohet në Çair mes Shkëndijës së Haraçinës dhe Bashkimit të Kumanovës me fillim në ora 13:00.

Kjo ndeshje ka rëndësi  të veçantë për të dyja ekipet pasi vendasit pretendojnë të mbeten në pjesën e epërme të tabelës, ndërsa kumanovarët  shpresojnë që t`i ikin zonës së rrezikut.

Trajneri Berat Imeri për TV Koha tha se me angazhim maksimal tri pikët do t`i takojnë Shkëndijës së Haraçinës.

‘’Na pret një ndeshje shumë e vështirë kundër Bashkimit. Ne luajmë në terrenin tonë jemi të përgatitur maksimalisht. Mendoj se jemi të kompletuar  për këtë ndeshje, kemi disa  lëndime të vogla por  shpresoj që me angazhim maksimal edhe me  dëshirë të madhe siç e kishin në dy ndeshjet e fundit jemi optimist  se  do arrijmë ti marrim tre pikë ‘’ deklaroi trajneriBerat Imeri

Advertisement

Të shtunën me fillim në ora 12:00, në program është ndeshja mes dy skuadrave  që aktualisht mbajnë dy vendete fundit në  renditjen e tabelës Skopjes dhe Arsimit.

Ndeshja në Autokomandë për çegranasit mund të jetë shpresa e fundit që me  fitore  të shpresojë mbijetesën .

Futbollisti Subi Mustafi për TV koha është shprehur optimist se nga  Shkupi do kthehen me rezultat pozitiv.

‘’ Duke parë disfatën e fundit me ekipin nuk kemi pasur një kontinuitet shumë të mirë. Mendoj dhe  shpresoj se kemi marrë motiv, kemi punuar shumë mirë gjatë këtij pushimi që kemi pasur  dhe  shpresoj  që të kthehemi nga  Shkupi  me një fitore  sepse  na  nevojitet  shumë për  gjatë kampionatit. Duke  parë ekipin, duke parë cilësinë që kemi në ekip  shpresojmë dhe mendojmë  se do arrijmë fitore këtë javë  ‘’ deklaroi   futbollisti Subi Mustafa

Të shtunën zhvillohet edhe ndeshja Vardari – Tikveshi me  fillim në ora 13:00.

Advertisement
Të dielën me fillim në ora 12:00, në Shtip takohen Bregallnica – Struga Trim Lum, ndërsa ndeshja e fundit e  javës së 14-të  Shkëndija – Sileksi  do të zhvillohet të hënën, më 23 nëntor 2026, me fillim në orën 13:00, në arenën ‘’Todor Proeski’’ në Shkup.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat