Kombëtarja shqiptare regjistroi një tjetër fitore në shtëpi në UEFA Liga e Kombeve duke mposhtur San Marinon 2-1. Kuqezinjtë fituan me vuajtje dhe falë dy golave të Kristjan Asllanit, arritën të marrin tri pikë të rëndësishme, që e rikthejnë Shqipërinë në vendin e parë të grupit C1 pas katër ndeshjesh.
Shqipëria ka shënuar fitore 2-1 ndaj San Marinos në “Air Albania”, në ndeshjen e katërt të Ligës së Kombeve, në kuadër të Ligës C, Grupit 1.
“Kuqezinjtë” e nisën ndeshjen në mënyrë të mirë dhe kanë krijuar disa mundësi shënimi.
Epërsia ka ardhur në minutën e njëmbëdhjetë, kur Kristjan Asllani ka realizuar me një gjuajtje të fortë nga distanca.
Kuqezinjtë vazhduan dominimin në lojë por nuk arritën të konkretizojnë rastet, por nga ana tjetër San Marino shfrytëzoi një rast për të barazuar rezultatin në minutën e 66-të.
Por fitorja e Shqipërisë erdhi në minutat shtesë arbitri tregoi penalti për Shqipërinë të cilën e realizoi Kristijan Asllani për epilogun përfundimtar 2-1 për Shqipërinë
Me këtë fitore, Shqipëria është ngjitur në krye të Grupit C1, ndërsa San Marino mbetet në fund pa pikë.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Bjelllorusia mundi Finlandën 1-0.
