Sport
LIGA E KOMBEVE: FITORE ME VUAJTJE PIKË PËR SHQIPËRINË
Kombëtarja shqiptare regjistroi një tjetër fitore në shtëpi në UEFA Liga e Kombeve duke mposhtur San Marinon 2-1. Kuqezinjtë fituan me vuajtje dhe falë dy golave të Kristjan Asllanit, arritën të marrin tri pikë të rëndësishme, që e rikthejnë Shqipërinë në vendin e parë të grupit C1 pas katër ndeshjesh.
Shqipëria ka shënuar fitore 2-1 ndaj San Marinos në “Air Albania”, në ndeshjen e katërt të Ligës së Kombeve, në kuadër të Ligës C, Grupit 1.
“Kuqezinjtë” e nisën ndeshjen në mënyrë të mirë dhe kanë krijuar disa mundësi shënimi.
Epërsia ka ardhur në minutën e njëmbëdhjetë, kur Kristjan Asllani ka realizuar me një gjuajtje të fortë nga distanca.
Kuqezinjtë vazhduan dominimin në lojë por nuk arritën të konkretizojnë rastet, por nga ana tjetër San Marino shfrytëzoi një rast për të barazuar rezultatin në minutën e 66-të.
Por fitorja e Shqipërisë erdhi në minutat shtesë arbitri tregoi penalti për Shqipërinë të cilën e realizoi Kristijan Asllani për epilogun përfundimtar 2-1 për Shqipërinë
Me këtë fitore, Shqipëria është ngjitur në krye të Grupit C1, ndërsa San Marino mbetet në fund pa pikë.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Bjelllorusia mundi Finlandën 1-0.
Sport
LIGA E KATËRT: KF BESA 8 NDESHJE – 8 FITORE
Tre fitore të vendasve, një barazim dhe një fitore e mysafirëve me 22 gola të shënuar është epilogu i javës së tetë në Lig;n e 4-të –Rajoni 6-të. Tabelën e kryeson Besa me 24 pikë maksimale
Besa e Çellopekut edhe kë të javë regjistroi fitore, kësaj radhe në cilësinë e vendasit ne stadiumin ‘’Besa Arena’’ në Çellopek kundër Pirokut me rezultat të thellë 6-1.
Ishte kjo fitorja e tetë radhazi nga po aq ndeshje ne sezonin vjeshtor të kampionatit 206/2027 në Ligën e katërt.
Kryetari i klubit Bujamin Mazllami për TV Koha tha se sukseset janë rezultat i punës dhe përkushtimit ndaj klubit
‘’ Pas krijimit të kushteve optimale për këtë nivel garash, filluam kampionatin me një përkushtim dhe punë të palodhshme, duke u angazhuar që këtë vit të ndërrojmë kategorinë e garimit. Domethënë prej Ligës së katër regjionale të kalojmë në Ligën e tretë regjionale‘’
Kryetari Mazllami thotë se Besa ka përkrahjen maksimale nga banorët e këtij vendbanimi dhe diaspora shqiptare
‘’ Ne kemi përkrahjen maksimale të banorëve të fshatit Çellopek të cilët jetojnë këtu dhe në diasporë. Ato janë edhe sponsorët tanë kryesor ‘’
Në ndeshjet tjera të kësaj jave u regjistruan këto rezultate:
Renova – Nerashti 0-0, Flamurtari – Pallatica 3-2, Treboshi – Genç Kalemler 5-2 dhe Rinia – Dardania ’99 0-3. Pas tetë xhirove të zhvilluara tabelën e kryeson Besa me 24 pikë e ndjekur nga Flamurtari 19, Nerashti 15, Dardania 99 me 13, Renova dhe Genç Kalemler nga 11, Pallatica 8, Treboshi 6 , Rinia dhe Piroku me nga 3 pikë.
Sport
LIGA E TRETË: DRITA DHE DOBROSHTI RRUGËTOJNË SIPAS PLANIT
Katër fitore të skuadrave vendase dhe dy të atyre mysafire me 28 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të xhiros së 12-të në ligën e tretë –Rajoni i 6-të.
Dy skuadrat pretenduese për titullin kampion Drita dhe Dobroshti kanë regjistruar fitore të sigurta.
Drita e Bogovinës me rezultatin 4-1 mundi Korabin e Dibrës, ndërsa golashënues ishin Besim Alii, Shpend Asani dhe 2 gola të Besart Abazit.
Golin e nderit për Korabibn e shënoi Ujkan Muça.
Fitore ka shënuar edhe Dobroshti 3-1 kundër Reçicës në transfertë. Autor i tre golave pë Dobroshtin ishte Agon Hashimi, ndërsa për vendasit ka shënuar Femi Velija.
Në ndeshjete tjera fitore të sigurt ka regjistruar Skënderbeu 5-0 kundër Gradecit, Lirija 6-0 kundë Xhepçishtit dhe Cetinska 4-1 kundër Vardarit të Bërvenicës.
Luboteni ka pësuar humbje 1-2 në përballjen me Gostivarin.
Tabelën e kryeson Drita me 31 pikë e ndjekur nga Dobroshti me 28 dhe Gostivari me 24 pikë.
Sport
KF KAMJANI MUNDI EUROMILKUN ME PËRMBYSJE NË FRYMËN E FUNDIT
Klubi i futbollit Kamjni në ndeshjen e fundit të xhiros së 12-të mundi Euromilkun dhe me 20 pikë ngjitet në pozitën e katërt në renditjen tabelore në Ligën e dytë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Me ndeshjen Kamjani – Euromilk u kompletua java e 12-të e sezonit vjeshtor në Ligën e dytë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Ndeshja nisi me një minutë heshtje për nder të futbollistëve tetovar Agron Memedi dhe Vladimir Sekulovski të cilat para një jave ndërruan jetë.
Në ndeshjen e fundit para tifozëve vendas ne pjesën vjeshtore të kampionatit Kamjani regjistroi fitoren e gjashtë sezonale, kësaj radhe më vështirë se që pritej kundër Euromilkut më përmbysje 2-1.
Golat e fitores për vendasit i shënuan Livareka në minutën e 78 dhe Armend Ademi në sekondat e fundit të ndeshjes , duke përmbysur epërsinë fillestare të miqve nga Shkupi.
Kapiteni i ekipit Almir Rexhepi pas ndeshjes tha se fitoren ia dedikojnë të ndjerit Agron Memedit.
Pas kompletimit të xhiros së 12-të tabelën në Ligën e dytë e kryeson Ohri me 31 pikë, e ndjekur nga Pelisteri me 28, Rabotniçki 27 dhe Kamjani me 20 pikë.
Java e fundit e sezonit vjeshtor do të zhvillohet më 28 nëntor.

