Sport
FUTBOLL I FEMRAVE: KFF LUBOTENI KAMPIONE E SEZONIT VJESHTOR
Tre fitore të skuadrave vendase dhe dy të atyre mysafire me 18 gola të shënuar ësjtë epilogu i ndeshjeve të xhiros së fundit të sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit të femrave. KFF Luboteni bëhet kampione e vjeshtës.
Me ndeshjet e xhiros së 14-të që u zhvilluan të dielën përfundoi pjesa vjeshtore e kampionatit në Ligën e parë të futbollit të femrave . Epiteti kampion vjeshtor i takoi KFF Luboteni e cila në ndeshjen e fundit në lilësin e vendasit ka regjistruar fitore të sigurtë 4-0 kundër ekipit Reçica . Autore të golave për ekipin vendasi ishi Yllza Maksiti 2 gola, ndërsa Angelina Jovanovska dhe Popvski nga një gol. Me dy golat në këtë ndeshje Yllza Maksuti me 20 gola kryeson listën e kolashënueseve më të mira.
Fitore ka regjistruar edhe AS United në transfert 2-1 kundër Pelisteri PRO 2026 me të cilë[n skuadër ndajnë pozitën e pestë dhe të gjashtë me nga 23 pikë
Fitore për të mbajtur hapin për kreun e tabelës ka regjistruar Skopje 2014 2-0 kundër Vardarit 2-23.
Rezulattet e xhiros së 14-të:
Koçani – Tiverija Brera 1-6
Luboteni – Reçica 4-0
Skopje 2014 – Vardari 2023 2-0
Kamenica Sasa – Istatov 2016 Skopje 2-0
Pelisteri PRO 2026 – AS UNited 1-2
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
VOLEJBOLL: UGD SHTIPI NË LIGËN A DHE SHKËNDIJA NË LIGËN B KRYESIJNË ME PIKË MAKSIMALE
Kampionati volejbollit në kategorinë e meshkujve ka vazhduar me ndeshjete xhiros së pestë të sezonit vjeshtor si në Ligën A ashtu edhe në atë B.
Në Ligën A fitore të sigurta kanë regjistruar tre skuadrat favorite për titullin kampion për sezonin 2026/2027, pra UGD SHtipi, Strumica dhe Boreci. Strumica në cilësinë e vendasit ka shënuar fitore 3-0 kundër ekipit Universiteti i Tetovës, , ndërsa UGD Shtipi dhe Boreci kanë regjistruar fitore në transfertë kundër Sushevës 1-3 gjegjësisht Rabotniçkit 3-0. Tabelën në Ligën A e kryeson UGD Shtipi me 15 pikë.
Në Ligën B ekipi i Shkëndijës ka regjistruar fitoren e pestë sezonale, kësaj radhe 3-0 në transfertë kundër Vesna Probishtit . Në Shkup ekipi Skopje ka fituar 3-0 ekipin e Janta Volej. Ndeshja Makedonija Xhio – Liria është anuluar për ditën e mërkurë. Ligën B e kryeson Shkëndija me 15 pikë maksimale.
LIGA ‘‘A’’
Strumica – Universiteti i Tetovës 3-0
Rabotniçki – Boreci 0-3
Susheva – UGD Shtipi 1-3
LIGA ‘’B’’
Vesna Probishtip – Shkëndija 0-3
Skopje – Janta Volej 3-0
Makedonija Xhio – Liria luhet të mërkurën
Sport
LIGA E TRETË: LUBOTENI – GOSTIVARI HAPIN SIPARIN E XHIROS SË 12-të
Sezoni vjeshtor në Ligën e Tretë – Rajoni i Gjashtë, vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 12-të. Sipari hapet të shtunën me ndeshjen Luboteni – Gostivari me fillim në ora 15:00.
Liga e Tretë – Rajoni Gjashtë, vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 12-të të sezonit vjeshtor.
Kjo javë hapet me ndeshjen mes Lubotenit dhe Gostivarit të shtunën me fillim në ora 15:00 në terrenin e Qendrës sportive në Tetovë.
Pesë ndeshjet tjera do të zhvillohen të të dielën, ndërsa dueli më tërheqës është mes Reçicës dhe Dobroshtit .
Ndeshje interesante pritet edhe në stadiumin e Zhelinës ku do të përballen Liria dhe Xhepçishti.
Në stadiumin e Bogovinës, Drita është nikoqire e Korabit të Dibrës, në Poroj Skënderbeu takohet me Gradecin.
Sport
LIGA E DYTË: PELISTERI – TETEKSI DERBI I XHIROS SË 12-të
Të shtunën dhe të dielën në program janë ndeshjet e javës së 12-të të sezonit vjeshtor në Ligën e Dytë të futbollit vendor. Derbi i javës luhet në Manastir mes Pelisterit dhe Teteksit. Të dielën Kamjani takohet me Euromilkun. Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 13:00.
Kryendeshja e kësaj jave zhvillohet në Manastir, ku do të përballen dy ekipet të cilat vite me radhë kanë lënë gjurmë në futbollin vendor, Pelisteri kundër Teteksit.
Aktualisht ekipi nga Manastiri me 7 fitore, katër barazime dhe asnjë ndeshje të humbur mban pozitën e dytë me 25 pikë, ndërsa Teteksi me 4 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje, pozicionohet e gjashta në tabelë me 16 pikë.
Trajner i Teteksit, Marjan Bilbiloski, për TV Koha tha se favorit është Pelistëri, por se ekipi nga Tetova nuk udhëton me flamur të bardhë në Manastir.
Trajneri i Teteksit Marjan Bilbiloski thotë se çdo rezultat kundër Pelisterit, pos disfatës, do të ishte pozitiv.
‘’Nuk jam parashikues i mirë, por çdo ndeshje sidomos në teren të vështirë siç është në Manastir nga skuadra si Pelisteri e dimë se ky është derbi mes dy skuadrave diçka vlejnë në futbollin e Maqedonisë dhe në Ballkan. Është për keqardhje që luhet në Ligën e dytë por i pamposhtur të kthehesh nga Manastiri gjithsesi se është rezultat i mirë’’ tha trajner Bilbiloski
Ndeshje interesante këtë xhiro pritet edhe në përballjen mes Ohrit dhe Bellasicës por edhe në përballjet tjera që luhen të shtunën si Rabotniçki – Novaci, AP Brera – Kozhufi, Makedonija Gj.P – Detonit Plaçkovica dhe Shkupi – Osogova.
Të dielën në program është ndeshja Kamjani – Euromilk.
Për skuadrën vendase është një rast i mirë që të arkëtojë tre pikët e radhës për të mbajt hapin me pesë ekipet që janë në pjesën e epërme të tabelës.
Të gjitha ndeshjet e javës së 12-të fillojnë në ora 13:00.

