Site icon Tetova Expres

KUPA E RMV-SË:  ME 27 DHE 28 TETOR ZHVILLOHEN NDESHJET E 1/8 SË FINALESË

Në  hapësirat e  FFM-së është hedhur  shorti për fazën e 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë së Veriut.

 Kjo fazë do të sjellë përballë njëra tjetrës, dy skuadrat shqiptare të Ligës së Parë, Bashkimin e Kumanovës ndaj Shkëndijës së Haraçinës, teksa Arsimi do të luajë me Brerën e Strumicës. Struga Trim Lum  do të përballet  me  ekipin e Bellasicës, ndërsa Vardari takohet me Tikveshin.

Duele tjera të kësaj faze janë edhe Sileksi – Pelisteri, Skopje – Novaci, Rabotniçki – Sasa Kamenica dhe Makedonija Gjorçe Petrov – Bregallnica.

Ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë së Veriut do të zhvillohen me 27 dhe 28 tetor, teksa oraret do të përcaktohen ditëve në vijim./Sportmania/

 SHABAN SINANI  – TV KOHA
Exit mobile version