Sport
KUPA E RMV-SË: ME 27 DHE 28 TETOR ZHVILLOHEN NDESHJET E 1/8 SË FINALESË
Në hapësirat e FFM-së është hedhur shorti për fazën e 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë së Veriut.
Kjo fazë do të sjellë përballë njëra tjetrës, dy skuadrat shqiptare të Ligës së Parë, Bashkimin e Kumanovës ndaj Shkëndijës së Haraçinës, teksa Arsimi do të luajë me Brerën e Strumicës. Struga Trim Lum do të përballet me ekipin e Bellasicës, ndërsa Vardari takohet me Tikveshin.
Duele tjera të kësaj faze janë edhe Sileksi – Pelisteri, Skopje – Novaci, Rabotniçki – Sasa Kamenica dhe Makedonija Gjorçe Petrov – Bregallnica.
Ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë së Veriut do të zhvillohen me 27 dhe 28 tetor, teksa oraret do të përcaktohen ditëve në vijim./Sportmania/
Sport
LIGA E DYTË: TË SHTUNËN DHE TË DIELËN NDESHJET E JAVËS SË TETË
Pesë ndeshje të xhiros së tetë do të zhvillohen të shtunën me fillim në 14:30, ndërsa takimet e së dielës Kamjani – Kozhufi fillon në ora 14:30 ndërsa AP Brera – Bellasica fillonë në ora 18:00.
Kampionati në Ligën e dytë vazhdon të shtunën dhe të dielën me ndeshjet e javës së tetë të sezonit vjeshtor ku në program janë disa ndeshje mjaft tërheqëse.
Të shtunën në stadiumin e Qendrës sportive në Tetovë, ekipi i Teteksit pas dy fitoreve të njëpasnjëshme është nikoqire e Detonit Plaçkovica .
Ndërsa të dielën ekipi debutues në Ligën e dytë, KF Kamjani, me trajnerin e ri Labinot Musliun do të pret ekipin Kozhufit nga Gjevgjelia.
Në prononcimin e tij të parë si trajner i Kamjanit Labinot Musliu premton punë, disiplinë dhe suksese.
“Faleminderit kryesisë klubit për besimin e dhënë. Dita e dytë e imja në stërvitje pas prezantimit tre ditë më pare. Premtoj shumë punë, premtoj shumë disipline, premtoj shumë angazhim, premtoj shumë disipline në fushë , në stërvitje, disipline taktike shummë angazhuan dhe mbi të gjitha dashtë zoti që bashkë me lojtarët sepse ata janë faktori kryesor I këtij proces, në fund të çdo ndeshje të korrim rezultate sa ,më pozitive” deklaroi trajneri Labinot Musliu
Për ndeshjen e së dielës kundër Kozhufit, Musliu thotë se nuk do të ketë ndryshime në formacion dhe në stilin e lojës, por kërkon vetdisiplinë të nivelit të lartë.
“Duke pasur para sysh se koha për përgatitjen e ndeshjes është e limituar do të thotë vetë katër stërvitje kam në dispozicion për të përgatitur ekipin. Premtoj që nuk do të ketë shumë ndryshime për këtë ndeshje në kuptim të taktikave , të formacionit, të qasjes. Sepse as nuk mund ta b kuptojnë as nuk mund ta ndryshojnë sepse është koha e limituar E dini se në futboll duhet hapësirë kohë . Premtoj që bashkë me lojtarët do të japim më të mirën do të luftojmë për çdo top, për çdo pjesë të fushës do të bëjmë më të mirën ne si staf në aspektin taktik dhe e di që lojtarët do të japin maksimumin për të korrur fitore” tha trajneri Musliu
Në ndeshjet tjera që zhvillohen të shtunën me fillim në ora 14:30 takohen: Teteksi – Detonit Plaçkovica, Euromilk – Novaci, Makedonija Gj.P – Ohri, Rabotniçki – Shkupi, dhe Pelisteri – Osogova.
Ndërsa të dielën ,e fillim në ora 14:30, takohen Kamjani – Kozhufi dhe në orën 18:00 AP Brera – Bellasica.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
LIGA E TRETË – PERËNDIM: KRYESOJNË GOSTIVARI, DRITA E DOBROSHTI
Tre fitore të ekipeve vendase në barazim, një fitore e ekipit mysafir me 24 gola të shënuar është epilogu i pesë ndeshjeve të javës së gjashtë në Ligën e tretë rajoni i gjashtë. Ndeshje Reçica – Luboteni është anuluar për shkaqe objektive.
Në mesjavë është zhvilluar xhiroja e shtatë në Ligën e Tretë – Perëndim, ku fitore të sigurta kanë regjistruar Korabi kundër Gradecit 9-0, Gostivari kundër Jehonës në transfertë 0-7, ndërsa Drita ka regjistruar fitore minimale 1-0 kundër Cetinskës por me tre pikë mbanë hapin në krye të tabelës.
Fitore të ngushtë 3-2 ka regjistruar edhe Dobroshti kundër Vardarit të Bërvenicës.
Ndeshja e vetme që ka përfunduar me barazim është Lirija –Skënderbeu 1-1.
Takimi Reçica – Luboteni për shkaqe objektive është anuluar për javën e ardhshme.
Pas ndeshjeve të djeshme tabelën e kryesojnë Gostivari, Drita dhe Dobroshti me nga 13 pikë .
Java e e tetë zhvillohet të dielën me fillim në ora 14:30, takohen :
Cetinska- Lirija (ora 16:00), Luboteni – Drita, Gostivari – Reçica, Vardari – Jehona, Gradeci – Dobroshti dhe Xhepçishti – Korabi.
Sport
LABINOT MUSLIU EMËROHE TRAJNER I RI NË KF KAMJANI
Klubi I futbollit Kamjani ka angazhuar Labinot Musliun si pasardhës të trajnerit Burhan Emurllait. Labinot Musliu i cili deri më tani ka qenë ndihmës trajner i KF Arsimit, përherë të parë do të jetë trajner përgjegjës , kësaj radhe ne ekipin e Kamjnait anëtare e Ligës së dztë të Maqedonisë së Veriut. Pra për Labinot Musliun ky është një hapë i rëndësishëm në karrierën etij si trajner i futbollit.. Tashmë, ai nis një kapitull të ri me KF Kamjanin, me synimin për të sjellë rezultate pozitive dhe për ta ndihmuar skuadrën në realizimin e objektivave të saj.
Debutimi i tij në krye të ekipit do të jetë këtë të shtunë, kur KF Kamjani do të luajë para tifozëve të vet kundër Kozhufit .
-
Lajme nga rajoni2 months agoKrimi i rëndë në Kosovë/ Kjo është 25-vjeçarja që u vra me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga bashkëshorti i saj, ishte në javën e 34 të shtatzënisë
-
Lajme nga bota2 months agoTrump paralajmëron “luftë ekonomike” ndaj Iranit: Kush e ndihmon, do të përballet me pasoja
-
Lajme nga rajoni1 month agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve

