Pesë ndeshjet e javës së tetë në Ligën e dytë dëshmuan se ekipete favorite Ohri, Rabotniçki dhe Pelisteri me të drejtë janë pretendetët kryesor për kreun e tabelës.
Tre fitore të vendasve, një barazim dhe një fitore e ekipit mysafir me 11 gola të shënuar, është epilogu i pesë ndeshjeve të zhvilluara pasditën e djeshme në kuadër të javës së tetë në Ligën e dytë të futbollit vendor.
Skuadrat e Teteksit ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, kësaj radhe në cilësinë e vendasit ka mundur 2-0 ekipin e Detonit Plaçkovica. Autor të golave për ekipin tetovar ishin Hisar Ali dhe Azis Jamini.
Lideri në renditjen e tabelës, Ohri ka shënuar fitore 0-2 në transfertë kundër Makedonija Gj,P.
Rabotniçki me rezultat të thellë 4-0 ka mundur Shkupin , Pelisteri në Manastir ka shënuar fitore 3-0 kundër Osogovës, ndërsa ndeshje e vetme që ka përfunduar pa gola ishte Euromilk – Novaci .
Tabelën e kryeson Ohri me 19 pikë para Rabotniçkit dhe Pelisterit që kanë nga 18 pikë.
