Connect with us

Sport

LIGA E DYTË: OHRI, RABOTNIÇKI DHE PELISTERI NUK GABOJNË

Published

on

Pesë ndeshjet e  javës së tetë në Ligën e dytë dëshmuan se ekipete  favorite   Ohri, Rabotniçki dhe  Pelisteri me  të drejtë janë pretendetët kryesor për kreun e tabelës.

Tre fitore të vendasve, një barazim dhe një fitore e ekipit mysafir me 11 gola të  shënuar,  është epilogu i pesë ndeshjeve  të zhvilluara pasditën e djeshme në kuadër të javës së tetë në Ligën e dytë të futbollit vendor.

Skuadrat e Teteksit ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, kësaj  radhe në cilësinë e vendasit  ka mundur  2-0  ekipin e Detonit Plaçkovica. Autor  të golave për ekipin tetovar ishin  Hisar  Ali  dhe  Azis Jamini.

Lideri në renditjen e tabelës, Ohri ka shënuar  fitore 0-2  në transfertë kundër Makedonija Gj,P.

Rabotniçki me rezultat të thellë 4-0 ka mundur Shkupin , Pelisteri në Manastir  ka  shënuar  fitore  3-0 kundër Osogovës, ndërsa  ndeshje e vetme  që ka  përfunduar pa gola ishte Euromilk – Novaci .

Advertisement

 Tabelën e kryeson Ohri me 19 pikë para Rabotniçkit dhe Pelisterit  që kanë nga 18 pikë.

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

VOLEJBOLL: UNIVERSITETI I TETOVËS NJË HAP PRANË LIGËS A

Published

on

Universiteti I Tetovës në cilësinë e mysafirit mundi 3-0 në sete Shkëndijën, ndërsa Liria e Zherovjanit humbi 2-3 në nga Susheva. Ndeshjet  kthyese luhen të mërkurën.

Me ndeshjet e para të paraxhiros që u zhvilluan mbrëmë zyrtarisht  nisi  kampionati i ri 2026/2027 volejbollit  për meshkuj.

Në dy ndeshjet që u zhvilluan në Tetovë fitore kanë shënuar ekipet  mysafire.

Në ndeshjen  që u zhvillua në sallën e  shkollës fillore “Goce Dellçev” në Tetovë Liria e Zherovjanit ka pësuar humbje 2-3  nga  Susheva, ndërsa në ndeshjen tjetër  në sallën e gjimnazit të Tetovës, Shkëndija ka  pësuar  disfatë   0-3  nga  ekipi i Universitetit të Tetovës.

Skuadra që ka siguruar kualifikim në Ligën  A  është  ekipi i  UGD Shtipi pasi ka  zhvilluar dy ndeshje kundër Janta Volejit dhe i ka fituar me rezultat identik 3-0.

Advertisement

Në ndeshjet tjera që janë zhvilluar dje janë regjistruar këto rezultate:

Makedonija Xhio – Strumica 0-3,  Skopje – Rabotniçki 1-3  dhe Vesna  Probishtip – Boreci  0-3.

Ekipet që do të kualifikohen në Ligën A dhe ato që do të mbeten në Ligën B do të mësohen pas ndeshjeve  kthyese  ditën e mërkurë.

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

LIGA E DYTË: TË SHTUNËN DHE TË DIELËN NDESHJET E JAVËS SË TETË

Published

on

Pesë  ndeshje  të xhiros së tetë do të zhvillohen  të  shtunën me fillim në 14:30, ndërsa  takimet e së dielës Kamjani – Kozhufi fillon në ora 14:30 ndërsa AP Brera – Bellasica fillonë në ora 18:00.

Kampionati në Ligën e dytë vazhdon të shtunën dhe të dielën me ndeshjet e javës së tetë të sezonit vjeshtor ku në program janë disa ndeshje mjaft tërheqëse.

Të shtunën në stadiumin e Qendrës sportive në Tetovë, ekipi i Teteksit pas dy fitoreve të njëpasnjëshme është nikoqire e Detonit Plaçkovica .

Ndërsa të dielën ekipi debutues në Ligën e dytë, KF Kamjani, me trajnerin e ri Labinot Musliun do  të pret ekipin Kozhufit nga Gjevgjelia.

Në prononcimin e tij të parë si  trajner i Kamjanit Labinot Musliu premton punë,  disiplinë  dhe suksese.

Advertisement

“Faleminderit kryesisë klubit për besimin e  dhënë. Dita e dytë  e imja në stërvitje   pas prezantimit  tre  ditë më pare. Premtoj shumë punë, premtoj shumë disipline, premtoj shumë angazhim, premtoj shumë disipline në fushë ,  në stërvitje, disipline taktike shummë angazhuan  dhe  mbi të gjitha  dashtë zoti që bashkë me lojtarët sepse  ata  janë faktori kryesor  I këtij proces, në fund  të çdo ndeshje  të korrim rezultate  sa ,më pozitive”  deklaroi  trajneri  Labinot Musliu

Për ndeshjen e së dielës kundër Kozhufit, Musliu thotë se nuk do të ketë   ndryshime në formacion  dhe në stilin e lojës, por kërkon vetdisiplinë të nivelit të lartë.

“Duke pasur para sysh se koha  për përgatitjen e ndeshjes  është e limituar do të thotë vetë katër stërvitje kam në dispozicion për të përgatitur ekipin. Premtoj që nuk  do të ketë shumë ndryshime  për  këtë ndeshje  në kuptim të taktikave , të formacionit, të qasjes. Sepse as nuk mund ta b kuptojnë as  nuk mund ta  ndryshojnë sepse  është koha  e limituar  E  dini se në futboll duhet hapësirë kohë . Premtoj  që bashkë me  lojtarët  do të japim  më të mirën  do të luftojmë për çdo top, për çdo pjesë të fushës  do të bëjmë më të mirën ne  si staf  në aspektin taktik dhe e di  që lojtarët  do të japin maksimumin  për të korrur fitore”  tha trajneri Musliu

Në ndeshjet tjera që zhvillohen të shtunën me fillim në ora 14:30 takohen: Teteksi – Detonit Plaçkovica, Euromilk – Novaci, Makedonija Gj.P – Ohri, Rabotniçki – Shkupi, dhe  Pelisteri – Osogova.

Ndërsa të  dielën ,e  fillim në ora 14:30, takohen Kamjani – Kozhufi  dhe  në orën 18:00  AP Brera – Bellasica.

Advertisement

SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Sport

LIGA E TRETË – PERËNDIM: KRYESOJNË GOSTIVARI, DRITA E DOBROSHTI

Published

on

Tre  fitore të ekipeve vendase në barazim, një fitore e ekipit mysafir me 24 gola të shënuar është epilogu i pesë ndeshjeve  të javës  së gjashtë në Ligën e tretë rajoni i gjashtë. Ndeshje Reçica – Luboteni është anuluar për shkaqe objektive.

Në mesjavë është zhvilluar xhiroja e shtatë në Ligën e Tretë – Perëndim, ku fitore të sigurta  kanë  regjistruar  Korabi  kundër  Gradecit  9-0, Gostivari  kundër Jehonës në transfertë 0-7,  ndërsa  Drita  ka regjistruar fitore minimale 1-0 kundër  Cetinskës  por me  tre pikë mbanë hapin në krye të tabelës.

Fitore të ngushtë 3-2 ka regjistruar edhe Dobroshti  kundër Vardarit të Bërvenicës.

Ndeshja e vetme që ka përfunduar me barazim është Lirija –Skënderbeu 1-1.

Takimi Reçica – Luboteni për shkaqe objektive  është anuluar për javën e ardhshme.

Advertisement

Pas ndeshjeve të djeshme tabelën e kryesojnë Gostivari, Drita  dhe Dobroshti me  nga  13 pikë .

Java e e tetë zhvillohet të dielën me fillim në ora 14:30, takohen :

Cetinska- Lirija (ora 16:00), Luboteni – Drita, Gostivari – Reçica, Vardari – Jehona, Gradeci – Dobroshti dhe Xhepçishti – Korabi.

 

 SHABAN  SINANI  – TV KOHA
Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat