Site icon Tetova Expres

ARKINI FITOJ ZGJEDHJET POR JAKUPI ZEMRAT E SHQIPTARËVE – APELOHET PËR BASHKËPUNIM

Me të dalë rezultatet e para të zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në Bërvenicë, ndryshoi edhe atmosfera. Partitë shqiptare dukej se nuk ekzistonin më. Ndodhi fenomeni popull. Jakup Huseni, kandidati i VLEN-it i cili nuk arriti të del në rrethin e dytë, u nis për te shtabi i AKI-së për t’i uruar fitoren te kampi politik shqiptar, Arkin Jahijit, ku ishin mbledhur aktivi i këtij koalicioni për të pritë rezultatet.

Jakupi në shtabin e AKI-së u prit me duartrokitje nga aktivistët. Me përqafime dhe me ngrohtësi i prit edhe  nga kundërkandidati Arkin Jahiji.

Jakupi tha se gjithë këtë garë e ka parë me sportivitet duke u bërë apel aktivistëve që të veprojnë bashkë për rrethin e dytë.

Arkin Jahiji, kandidati shqiptar që shkon në rrethin e dytë tha se i falënderon të gjithë aktivistët për garën fer, duke ju lutur të dy blloqeve politike që bashkërisht ta çojnë garën deri në fund dhe të tirumfojnë me fitore.

Kujtojmë që dy ciklet e fundit zgjedhore kryetari i Komunës së Bërvenicës i ka takuar partive maqedonase, pavarësisht se shumica e banorëve të kësaj Komune janë shqiptarë, me thuajse dyfishin e numrit të nacionalitetit maqedonas.

Advertisement
Exit mobile version