Connect with us

Lajme nga vendi

ARKINI FITOJ ZGJEDHJET POR JAKUPI ZEMRAT E SHQIPTARËVE – APELOHET PËR BASHKËPUNIM

Published

on

Me të dalë rezultatet e para të zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në Bërvenicë, ndryshoi edhe atmosfera. Partitë shqiptare dukej se nuk ekzistonin më. Ndodhi fenomeni popull. Jakup Huseni, kandidati i VLEN-it i cili nuk arriti të del në rrethin e dytë, u nis për te shtabi i AKI-së për t’i uruar fitoren te kampi politik shqiptar, Arkin Jahijit, ku ishin mbledhur aktivi i këtij koalicioni për të pritë rezultatet.

Jakupi në shtabin e AKI-së u prit me duartrokitje nga aktivistët. Me përqafime dhe me ngrohtësi i prit edhe  nga kundërkandidati Arkin Jahiji.

Jakupi tha se gjithë këtë garë e ka parë me sportivitet duke u bërë apel aktivistëve që të veprojnë bashkë për rrethin e dytë.

Arkin Jahiji, kandidati shqiptar që shkon në rrethin e dytë tha se i falënderon të gjithë aktivistët për garën fer, duke ju lutur të dy blloqeve politike që bashkërisht ta çojnë garën deri në fund dhe të tirumfojnë me fitore.

Kujtojmë që dy ciklet e fundit zgjedhore kryetari i Komunës së Bërvenicës i ka takuar partive maqedonase, pavarësisht se shumica e banorëve të kësaj Komune janë shqiptarë, me thuajse dyfishin e numrit të nacionalitetit maqedonas.

Advertisement

Lajme nga vendi

20 vjet pa Isa Likën- Komandant Iliri

Published

on

Isa Lika, i njohur si komandant Iliri është përkujtuar në varrezat e dëshmorëve në Tetovë në 20 vjetorin e rënies së tij.

Gjatë përkujtimit të Isa Likës ishin të pranishëm familjarë, ish veteran të UÇK- së, invalid të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe mysafirë të tjerë.

Pas homazheve, në Universitetin e Tetovës u mbajt akademi përkujtimore në Universitetin e Tetovës kushtuar Isa Likës.

Ndryshe, mbrëmjen e 20 tetorit të vitit 2006, në Tetovë u vra Isa Lika, ish-zëvendësdrejtor i Doganave të Maqedonisë, ndërsa një kushëri i tij kishte mbetur i plagosur.

Sipas njoftimit të policisë në atë kohë, Isa Lika ishte vrarë me armë automatike nga persona të panjohur, të cilët kanë qëlluar nga një veturë në lëvizje.
Pas kryerjes së vrasjes, autorët ishin larguar në drejtim të panjohur.
Gjatë luftës së vitit 2001, Isa Lika ka qenë komandant në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, i njohur me emrin komandant Iliri. Ai ka udhëhequr Brigadën 112 „Mujdin Aliu“, e cila ka vepruar në rrethinën e Tetovës.

Advertisement

Continue Reading

Lajme nga vendi

Jurisprudenca, modeli i ri “12 me 2” nuk solli marrëveshje! Studentët kundërshtojnë ministrinë për provimin në shqip

Published

on

Një model i ri “84% shqip me 16% maqedonisht” i propozuar nga Ministria e Drejtësisë është vënë sot në tryezën e bisedimeve me kryetarët e forumeve studentore të Universitetit “Nënë Tereza”, UEJL-së, UNT-së e të tjerë. Mesditën e së hënës, takimin me Shasivarin që zgjati rreth dy orë, studentët e quajtën të suksesshëm por pa marrëveshje.

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, shpalosi zgjidhjen ligjore që parasheh që 10 provimet teorike nga gjithsej 12 të zhvillohen në gjuhë të tjera siç tha ai, ndërsa 2 provimet e fundit praktike të mbeten në maqedonisht, me përkthyes në gjuhën amë, të cilat do të mbahen nëpër institucionet gjyqësore.

Por studentët shqiptarë e kundërshtojnë këtë model sepse thonë se nuk është i plotë! Edhe pse ata e quajnë arritje, studentët kërkojnë që provimi, përfshirë edhe pjesën praktike, të zhvillohet plotësisht në gjuhën shqipe. Pritet të mbahet takim tjetër, përndryshe studentët do të dalin në protestën e pestë deri në arritjen e 100%, siç thonë ata për zbatimin e të drejtës ligjore të përdorimit të gjuhës shqipe.

Është propozuar që ky model të dërgohet për mendim edhe në Komisionin e Venecias, të cilët kanë sesion me 11-12 dhjetor, kur pritet ta kalojnë dhe pastaj si projekt-ligj të votohet në Kuvend.

Continue Reading

Lajme nga vendi

BDI kundërshton propozimin e Shasivarit për provimin e jurisprudencës

Published

on

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë reaguar pas propozimit të ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari për provimin e jurisprudenës. Sipas tyre ky propozim është skandaloz.

“Në vend që të kërkojë zbatimin konsekuent të ligjit dhe respektimin e Kushtetutës, ai u thotë studentëve: “Hajde të merremi vesh ta shkelim Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ta shkelim Kushtetutën dhe ta bëjmë provimin pak shqip e pak maqedonisht.”

Ky qëndrim bie ndesh drejtpërdrejt me atë që vetë ministri deklaronte vetëm disa muaj më parë. Por, me t’u ulur në kolltukun e pushtetit, ai nxori nga sirtari propozimin e Karakamishevës dhe sot e mbron atë me fanatizëm, pikërisht para studentëve, të cilëve dje u njihte të drejtën që sot përpiqet t’ua mohojë. Hipokrizia nuk ka fund! Ky degradim i pozitës së shqiptarëve po merr përmasa alarmante. Të drejtat kushtetuese dhe ligjore nuk mund të shndërrohen në objekt pazaresh politike, aq më pak nga ata që kanë detyrimin t’i mbrojnë dhe t’i zbatojnë ato. Ky skandal duhet të dënohet nga të gjithë, pa dallim politik. Ne jemi me studentët, me të drejtën e tyre kushtetuese dhe ligjore dhe me parimin se ligji duhet të zbatohet, jo të negociohet në dëm të të drejtave të shqiptarëve.
Studentët kanë të drejtë që provimin e jurisprudencës, sikurse edhe çdo provim tjetër shtetëror, ta japin në gjuhën shqipe, në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Studentët nuk kanë nevojë për kompromise që cenojnë të drejtat e tyre. Kanë nevojë për zbatim të ligjit!”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Continue Reading

Më të lexuarat