Connect with us

Sport

KF KAMJANI BARAZIM ME KOZHUFIN – FUTBOLLISTËT TË ZHGËNJYER!

Published

on

Me dy ndeshjet Kamjani – Kozhufi  dhe AP Brera – Bellasica,  që u zhvilluan dje,  u kompletua  java e  tetë e sezonit vjeshtor në ligën e dytë. Nga shtatë ndeshjet e zhvilluara vendasit regjistruan tre fitore, tre ndeshje përfunduan me barazim,  ndërsa në një ndeshjen fituan mysafirët.

Ndeshja Kamjani –  Kozhufi i Gjevgjelisë përfundoi me  barazim  1-1  edhe pse  vendasit  ishin në epërsi deri në minutën e  89-të, kur pas një  fauli diskutabli që e referoi Iva Projkovska, mysafirët arritën ta barazojnë rezultatin.

Ky vendim por edhe referimi I Projkovskës nuk u mirëprit nga tifozët e Kamjanit, të cilët me fishkëllima shprehën pakënaqësinë e tyre.

Vendasit kaluan në epërsi  në minutën e 22-të të pjesës së parë me një gol të bukur të futbollistit Arbin Kurti.

Vendasit  gjatë 90-të minutave ishin superior duke dominuar në terren dhe duke  krijuar raste që nuk u arritën t`i realizojnë.  Me pikën e fituar KF Kamjani ka 11 pikë, ndërsa Kozhufi  9-të.

Advertisement

Autori I golit Arbin Kurti pas ndeshjes  për TV Koha tha se është i zhgënjyer me rezultatin.

“ Është shumë zhgënjyese  rezultati  duke pas  parasysh se çfarë loje krijuam, çfarë rastesh krijuam, çfarë performance bëmë. Ishte loja shumë e përgatitur nga trajneri, normal edhe nga lojtarët. Po,  normal një gabim referimi ndërroi  komplet kahjen e ndeshjes. Po prap i lumtur jam edhe për  golin sot, I lumtur për performancën, por prap them se shumë zhgënjyes rezultati në fund, kemi merituar fitore“ deklaroi  futbollisti Arbin Kurti

Në ndeshjen e fundit që zhvillua mbrëmë, në derbin e Strumicës,  AP Brera dhe Bellasica ndanë pikët  duke luajtur pa gola 0-0.

Pas kompletimit të xhiros së tetë, tabelën e kryeson Ohri me 19 pikë para   Rabotniçkit  dhe Pelisterit me nga 18 pikë.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement

Sport

SHKËNDIJA MPOSHTI SKOPJEN – FITORE PËR DRILON ISLAMIN!

Published

on

 Shkëndija me fitoren  3-1 kundër  Skopjes në Autokomandë regjistroi fitoren e shtatë sezonale duke i prirë tabelës me 23 pikë. Trajneri Pollozhani në deklaratën pas ndeshjes, këtë fitore ia dedikoi futbollistit Drilon Ilsami, I cili pësoi një lëndim serioz dhe pritet të mungojë gjatë nga fusha e futbollit. Në Kumanovë, Sileksi mposhti Bashkimin.

Shkëndija e Tetovës ka triumfuar me rezultat 3:1 në transfertën ndaj Skopjes, në duelin e xhiros së 10-të të LPFMV-së.

Kuqezinjtë e nisën furishëm ndeshjen, duke kaluar në epërsi që në minutën e dytë me golin e Krasniqit, ndërsa Dimoski shënoi për 2:0 para se Angelov të ngushtonte rezultatin në 1:2.

Në pjesën e dytë, Tamba realizoi golin e tretë për tetovarët, ndërsa Besart Ibraimi nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë.

Me këtë fitore, Shkëndija arrin në kuotën e 23 pikëve dhe shkëputet e vetme në krye të tabelës.

Advertisement

Pas  ndeshjes  trajneri  Pollozhani tha se tre pikët shkojnë si dedikim për mesfushorin Drilon Islami, i cili javën e kaluar u dëmtua dhe për një periudhë të caktuar do të mungojë nga terreni.

 “Do ta filloj intervistën me një dedikim. Fitorja i takon plotësisht Drilon Islamit, i cili pësoi një lëndim dhe do na mungojë gjatë, kështu që e sot fitorja i përket atij, sepse patjetër që është një forcë që na shërben. Por që kështu e ka futbolli dhe duhet të vazhdojmë para. Tani, për sa i përket ndeshjes, unë mendoj që kishim një start jashtëzakonisht të mirë, duke shënuar dy gola, pastaj kishim kontrollin e lojës. Ajo që duhet të kemi kujdes është tek këto gabimet që bëjmë, që praktikisht ne e falim atë këndore, edhe nga ndërprerja erdh goli i kundërshtarit Mendoj që është fitore karakteri, sepse pavarësisht pozicionit në tabelë, Skopje është ekip që brenda fushës së vet luan mirë. Patjetër që kanë pasur edhe në ndeshjet tona direkte, por edhe ndeshjet para nesh që kanë luajtur, kanë krijuar rivalëve vështirësi. Kështu duhet vlerësuar pasi është një fitore karakteri, është një fitore që patjetër që u takon merita djemve. Është një fitore që futemi në derbi me një anë psikologjike, mendoj pozitive.” deklaroi trajneri Polloyhani

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar dje në Kumanovë,  Sileksi mundi  Bashkimin  3-0.

Me tre pikët e fituara Sileksi ngjitet në pozitën e gjashtë me 13 pikë, ndërsa  Bashkimi mbetet në pozitën e parafundit me vetëm 7 pikë.

 

Advertisement
 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

LIGA E TRETË:  GOSTIVARI, DRITA DHE DOBROSHTI VAZHDOJNË KRYESIMIN

Published

on

Tre fitore të ekipeve vendase, një barazim dhe dy fitore të ekipeve mysafire me  28 gola të shënuar,  është  epilogu  i  javës së  shtatë  në  Ligën e Tretë – Rajoni i Gjashtë.Tabelën vazhdojnë ta kryesojnë Gostivari, Drita e Bogovinës dhe Dobroshti.  

Ndeshja derbi e xhiros së shtatë mes Lubotenit dhe Dritës së Bogovinës që u  zhvillua në stadiumin e Skënderbeut në Poroj, ka përfunduar me fitoren 1-4 për  ekipin nga Bogovina.

Autor të golave ishin Besim Alili 2 gola, Arsim  Ramadani  dhe  Endrit Alimani. Golin e nderit për Lubotenin e ka  shënuar Kostadinovski.

Skuadra e Cetinskës ka regjistruar fitore të  sigurt  3-1 kundër Lirisë së Zhelinës, Gostivari fitoi  2-1  kundër Reçicës, Vardari i Bërvenicës  ka  regjistruar  fitore të thellë 6-0 ndaj Jehonës,  ndërsa Dobroshti në transfertë ka  mundur Gradecin 5-3.

Ndeshja e vetme që ka përfunduar me barazim 1-1, ishte dueli Xhepçishti  – Korabi i Dibrës

Advertisement

Pas shtatë xhirove të zhvilluara, tabelën e kryesojnë Gostivari , Drita dhe Dobroshti me nga  16 pikë.

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

VOLEJBOLL: UNIVERSITETI I TETOVËS NJË HAP PRANË LIGËS A

Published

on

Universiteti I Tetovës në cilësinë e mysafirit mundi 3-0 në sete Shkëndijën, ndërsa Liria e Zherovjanit humbi 2-3 në nga Susheva. Ndeshjet  kthyese luhen të mërkurën.

Me ndeshjet e para të paraxhiros që u zhvilluan mbrëmë zyrtarisht  nisi  kampionati i ri 2026/2027 volejbollit  për meshkuj.

Në dy ndeshjet që u zhvilluan në Tetovë fitore kanë shënuar ekipet  mysafire.

Në ndeshjen  që u zhvillua në sallën e  shkollës fillore “Goce Dellçev” në Tetovë Liria e Zherovjanit ka pësuar humbje 2-3  nga  Susheva, ndërsa në ndeshjen tjetër  në sallën e gjimnazit të Tetovës, Shkëndija ka  pësuar  disfatë   0-3  nga  ekipi i Universitetit të Tetovës.

Skuadra që ka siguruar kualifikim në Ligën  A  është  ekipi i  UGD Shtipi pasi ka  zhvilluar dy ndeshje kundër Janta Volejit dhe i ka fituar me rezultat identik 3-0.

Advertisement

Në ndeshjet tjera që janë zhvilluar dje janë regjistruar këto rezultate:

Makedonija Xhio – Strumica 0-3,  Skopje – Rabotniçki 1-3  dhe Vesna  Probishtip – Boreci  0-3.

Ekipet që do të kualifikohen në Ligën A dhe ato që do të mbeten në Ligën B do të mësohen pas ndeshjeve  kthyese  ditën e mërkurë.

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat