Site icon Tetova Expres

FUTBOLL I FEMRAVE: LUBOTENI NUK KA TË NDALUR FITON EDHE NË MANASTIR

Dy fitore  të ekipeve  vendase dhe  tre të  atyre  mysafire  me  14  gola  të  shënuar  është  epilogu  i javës së 9-të në Ligën e parë të futbollit  për femra. Luboteni vazhdon  kryesimin me  23 pikë  para  Skopje 2014  që ka 22 pikë

 Ndeshja derbi i zhvilluar në  manastir mes ekipeve Pelisteri Pro 2026  dhe  Lubotenit ka përfunduar me fitoren e  sigurt 0-3 të vashave tetovare.

 Autore  të  golave për Lubotenin ishin Yllza Maksuti, Elena Simjanova  dhe Mihaela Volçeska. 

 Me  këtë  fitore Luboteni dëshmoi  se  aktualisht  është  skuadra  më  cilësore dhe më e përgatitur  në të  gjitha  aspektet  në kategorinë e vajzave  në Maqedoninë e Veriut.

 Fitore  në cilësinë e mysafirit ka regjistruar Tiverija Brera në  Strugë 4-1 ndaj AS United, ndërsa  Skopje 2014  ka  shënuar fitore 0-1 kundër  Kamaenica  Sasa . 

Advertisement

 Dy  skuadrat të  cilat  kanë  regjistruar fitore në cilësinë e vendasit  janë Vardari  2023  kundër Koçanit  1-0  dhe Istatov 2015 Skopje  kundër Reçicës 4-0.

 Pas  xhiros  së  9-të  renditjen e kryeson Luboteni me  23 pikë, para  kopje  2014 që ka  22 , Tiverija  Brera  19  dhe  Pelisteri Pro 2026  me  17 pikë

 Xhiroja e  10-të  hapet  nesër  me ndeshjen  Koçani – Skopje 2014 , ndërsa  katër  takimet  tjera  do të zhvillohen  të dielën me  fillim në ora  15:00, takohen: Kamenica –Sasa – Luboteni, Pelisteri PRO 2026  – Tiverija Brera, AS United – Reçica dhe Istatov2025 Skopje   – Vardari 2023

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement
Exit mobile version