Connect with us

Sport

FUTBOLL I FEMRAVE: LUBOTENI NUK KA TË NDALUR FITON EDHE NË MANASTIR

Published

on

Dy fitore  të ekipeve  vendase dhe  tre të  atyre  mysafire  me  14  gola  të  shënuar  është  epilogu  i javës së 9-të në Ligën e parë të futbollit  për femra. Luboteni vazhdon  kryesimin me  23 pikë  para  Skopje 2014  që ka 22 pikë

 Ndeshja derbi i zhvilluar në  manastir mes ekipeve Pelisteri Pro 2026  dhe  Lubotenit ka përfunduar me fitoren e  sigurt 0-3 të vashave tetovare.

 Autore  të  golave për Lubotenin ishin Yllza Maksuti, Elena Simjanova  dhe Mihaela Volçeska. 

 Me  këtë  fitore Luboteni dëshmoi  se  aktualisht  është  skuadra  më  cilësore dhe më e përgatitur  në të  gjitha  aspektet  në kategorinë e vajzave  në Maqedoninë e Veriut.

 Fitore  në cilësinë e mysafirit ka regjistruar Tiverija Brera në  Strugë 4-1 ndaj AS United, ndërsa  Skopje 2014  ka  shënuar fitore 0-1 kundër  Kamaenica  Sasa . 

Advertisement

 Dy  skuadrat të  cilat  kanë  regjistruar fitore në cilësinë e vendasit  janë Vardari  2023  kundër Koçanit  1-0  dhe Istatov 2015 Skopje  kundër Reçicës 4-0.

 Pas  xhiros  së  9-të  renditjen e kryeson Luboteni me  23 pikë, para  kopje  2014 që ka  22 , Tiverija  Brera  19  dhe  Pelisteri Pro 2026  me  17 pikë

 Xhiroja e  10-të  hapet  nesër  me ndeshjen  Koçani – Skopje 2014 , ndërsa  katër  takimet  tjera  do të zhvillohen  të dielën me  fillim në ora  15:00, takohen: Kamenica –Sasa – Luboteni, Pelisteri PRO 2026  – Tiverija Brera, AS United – Reçica dhe Istatov2025 Skopje   – Vardari 2023

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement

Sport

MOVEMBER CUP 2026 Pjesëmarrja juaj është një gol!

Published

on

Ekipe mund të formojnë të gjithë qytetarët e interesuar. Pjesëmarrja është plotësisht falas dhe e lirë për të gjithë!

Paraqitja e ekipeve (6+2):Me SMS në numrin: 070 251 279& 071595556

Eventi do të përmbyllet me një ngjarje festive dhe argëtuese të shoqëruar me katering. Shihemi atje!

Continue Reading

Sport

VOLEJBOLL: NESËR NDESHJA E DYTË UT – SHKËNDIJA

Published

on

Nesër  me  fillim në orën 20:00 në sallën e UT-së zhvillohet ndeshja e dytë e para  xhiros  në Ligën e parë të volejbollit  për meshkuj mes  KV Universiteti i Tetovës dhe KV Shkëndija

Nesër  në  Tetovë do të  zhvillohet ndeshja  kthyese e paraxhiros së Ligës së Parë të volejbollit   vendor  mes  KV Universiteti i Tetovës  dhe  Shkëndija,

Në ndeshjen e parë e  cila u  zhvillua të  shtunën skuadra  e UT-së  shënoi fitore  3-0  në  cilësinë e mysafirit  dhe  tani  ndeshja e nesërme  përfundimisht  do të vendos  se  cila nga  këto  dy  skuadrat  do të kualifikohet  në Ligën A  dhe  cila  do të mbetet  në  Ligën B.

Nëse eventualisht  ekipi i  Shkëndijës  do  të shënonte  fitore  atëherë   do të  luhet  se ti i Artë  për  të nxjerrë  fituesin nga  ky takim.

Durim Luma  trajneri i kuqezinjve  tha se  përkundër  disfatës shpresojnë në përmbysje të  rezultatit.

Advertisement

‘’Gjithmonë ka gjasa  për një gjë të tillë pasi  volejbolli mundëson një gjë të tillë. Ende nuk është kryer  asgjë . Por  pas  dështimit në ndeshjen e parë  ku ne  luajtëm  shumë  dobët , pra  shumë  dobët  kurse  Universiteti  dha maksimumin . Ne  jemi përdatur që këtë  gabim tonin ta  përmirësojmë  në ndeshjen e dytë. Kemi kapacitet  për të  bërë një gjë të tillë dhe besoj  se  lojtarët  e mi  do të  japin maksimumin  që ne  këtë  rezultat  ta  përmbysimi  dhe  të  dalim në fund  fitim tar’’ deklaroi trajneri Durim Luma

Nga ana tjetër ekipi  i veteranëve të Shkëndijës mbrëmë  ka regjistruar fitoren e  radhës në Ligën e veteranëve  dhe  siguruan  pozitën e parë  në renditjen e tabelës pa asnjë  disfatë  , vetëm me  dy sete të humbura kështu që  tani  si  nikoqir  më 1 nëntor  do të luftojnë për  titullin kampion.

 ‘’Kjo pozitë na  mundëson  që  në turnirin  final  që  do të mbahet  me  katër ekipet e para gjysmëfinalja  që luhet  i pari me  të katërtin  ne  do ta  organizojmë këtu në Tetovë , pra ne  do të jemi nikoqir  dhe për kundërshtarë  në gjysmëfinale do ta  kemi ekipin me veteranët e  Tetovës. Besoj se  edhe këtë ndeshje  do ta  kalojmë  dhe në finale   sipas  të gjitha  gjasave  do të ndeshemi  përsëri me Borecin. Besoj se kësaj radhe  do të  jemi  fitimtar dhe kampion i Maqedonisë’’  tha trajneri Durim Luma

Ndeshja Universiteti i Tetovës – Shkëndija zhvillohet nesër me fillim në ora 20:00 në sallën e sportit të UT-së.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement
Continue Reading

Sport

CHAMPIONS: NËNTË NDESHJE 40 GOLA NË RAUNDIN E TRETË TË FAZËS SË LIGËS

Published

on

40 gola në 9-të sfida të zhvilluara mbrëmë në kuadër të raundit të tretë të fazës së ligës  të uefa liga e kamionëve. Supersfida  PSZH -Barcelona  si dhe duelet Liverpool – Villarreal, Mançester City – AEK  dhe Napoli – Bodo/Glimt prodhuan  spektakël .

Liga e Kampioneve ka hyrë në një fazë interesante, teksa mbrëmë u luajtën 9-të duele të vlefshme për raundin e tretë, ku nuk munguan surprizat.

Pas  ndeshjeve  të zhvilluara mbrëmë, vetëm dy skuadra kanë arritur të sigurojnë pikë të plota në 3 përballje. Bëhet fjalë për PSG-në dhe Liverpulin, që kryesojnë bindshëm.

Kampionët aktual të  Evropës  PSZH deklasuan Barcelonën  duke e mundur  me  rezultatin  4-2, që rezultoi tepër emocionues. Por fitorja i kushtoi shtrenjtë skuadrës së Luis Enriques, e cila pësoi tri lëndime gjatë ndeshjes. Dembélé, Marquinhos dhe Kvaracehlija u detyruan të largoheshin nga fusha për shkak të problemeve fizike.

Mançester City ishte një nga skuadrat që spikati më shumë, duke mposhtur AEK me rezultatin 5-1.

Advertisement

Edhe Roma festoi një fitore bindëse, duke mposhtur Slovan Bratislavën me rezultatin 4-0.

Në ndeshjet e tjera, PSV mori një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Portos, ndërsa Napoli iu imponua Bodo/Glimt në një sfidë me shumë gola. Stuttgart dhe Atletico Madrid u ndanë në barazim.

Një përballje dramatike u zhvillua mes Liverpulit  dhe Villarrealit, që përfundoi  fitoi 4-3 në një ndeshje me shumë gola dhe emocione..

Fenerbahçe   barazoi  2-2  me Slovan Praga , ndërsa  Sabah Baku pësoi 1-2  nga Borrusia Dortmund

Rezultatet:

PSG – Barcelona 4-2

Advertisement

Roma – Slovan Bratislava 4-0

Porto – PSV   0-1

Liverpulli – Villarreal  4-3

Manchester City – AEK   5-1

Napoli – Bodo/Glimt  4-3

Advertisement

Stuttgart – Atletico Madrid    1-1

Sabah Baku –  Borusia Dortmund  1-2

Ferenerbah[e –  Slavia – Praga 2-2
Continue Reading

Më të lexuarat