Sport
LIGA E PARË: KOMPLETOHET JAVA E 10-të E SEZONIT VJESHTOR
Java e 10-të e sezonit vjeshtor në ligën e parw prodhoi 1 barazim dhe katër fitore të mysafire me 12 gola të shënuar. Shkëndija me 23, Struga Trim Lum dhe Vardari me nga 20 pikë mbajnë tre pozitat e para në renditjen e tabelës.
Me ndeshjen Arsimi – Tikveshi që u zhvillua në pasditen e djeshme u mbyll java e 10-të e sezonit vjeshtor e cila prodhoi një barazim dhe katër fitore të ekipeve mysafire me gjithsejt të 12 gola të shënuar.
Arsimi dhe Tikveshi nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1:1 në duelin e fundit të xhiros së 10-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Skuadra e Arsimit kaloi në epërsi në minutën e 38 me golin e Lorik Kaba Jakupi ndërsa Tikveshi barazoi në minutat shtesë të pjesës sëparë me autor Silla.
Arsimi tani me 10-të pikë vazhdon të mbetet në pozitën e 8-të, ndërsa Tikveshi me 17 pikë mbanë pozitën e katërt .
Pas kompletimit të xhiros së 10-të kryeson Shkëndija me 23 pikë e ndjekur nga Struga Trim Lum dhe Vardari me nga 20 pikë, Tikveshi me 17, Shkëndija e Haraçinës me 14, Sileksi me 13, Bregallnica dhe Arsimi me nga 10-të Bashkimi me 7 dhe Skopje me 3 pikë.
Java e 11-të do të hapet të premten në ora 14:00, me ndeshjen Sileksi – Shkëndija e Haraçinës, të shtunë në ora 12:00, takohen Struga Trim Lum – Skopje dhe në orën 14:00 në Gostivar derbi i madh Shkëndija – Vardari, ndërsa të dielën takohen Arsimi – Bregallnica në ora 12:00 dhe Tikveshi Bashkimi në ora 14:00.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
CHAMPIONSI: PSG – BARCELONA NË QENDËR TË VËMENDJES
Faza e ligës në Ligën e Kampionëve vazhdon sot me nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së tretë, ku në program janë disa përballje që pritet të tërheqin vëmendjen e tifozëve të futbollit evropian.
Përballja mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës është njëra prej ndeshjeve kryesore të mbrëmjes.
Kjo përballje konsiderohet si një finale e parakohshme që do të përcaktojë kryesuesen, pasi të dyja ekipet vijnë në formë të jashtëzakonshme me nga 6 pikë pas 2 fitoreve në start.
Një transfertë delikate e pret Liverpool-in, që do të luajë në Spanjë ndaj Villarreal pasi ka siguruar 2 fitore të mëparshme kundër Atletico Madrid dhe LASK.
Nga ana tjetër, skuadra spanjolle e Villarreal numëron 1 humbje ndaj Dortmund dhe 1 fitore me përmbysje ndaj Napoli-t. Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, Atletico Madrid udhëton drejt Gjermanisë për t’u përballur me Stuttgart pas një bilanci me 1 fitore dhe 1 humbje, Manchester City pret në shtëpi grekët e AEK-ut, ndërsa Napoli luan në fushën e tij ndaj Bodo/Glimt.
Paralelisht në orën 21:00, Roma do të kërkojë fitoren e saj të parë duke pritur Slovan Bratislava-n, ndërkohë që do të luhet edhe dueli mes Porto-s dhe PSV-së.
Ndeshjet e këtij raundi do të nisin më herët në orën 18:45, ku Dortmund do të luajë në transfertë kundër Sabah Baku, ndërsa Fenerbahce do të presë skuadrën e Slavia-s së Pragës.
– 18:45 – Fenerbahçe – Slavia Pragë
– 18:45 – Sabah – Borussia Dortmund
– 21:00 – Paris Saint-Germain – Barcelona
– 21:00 – Liverpool – Villarreal
– 21:00 – Manchester City – AEK Athinë
– 21:00 – Roma – Slovan Bratislava
– 21:00 – Porto – PSV Eindhoven
– 21:00 – Napoli – Bodø/Glimt
– 21:00 – Stuttgart – Atletico Madrid.
Sport
FUTBOLL I FEMRAVE: LUBOTENI NUK KA TË NDALUR FITON EDHE NË MANASTIR
Dy fitore të ekipeve vendase dhe tre të atyre mysafire me 14 gola të shënuar është epilogu i javës së 9-të në Ligën e parë të futbollit për femra. Luboteni vazhdon kryesimin me 23 pikë para Skopje 2014 që ka 22 pikë
Ndeshja derbi i zhvilluar në manastir mes ekipeve Pelisteri Pro 2026 dhe Lubotenit ka përfunduar me fitoren e sigurt 0-3 të vashave tetovare.
Autore të golave për Lubotenin ishin Yllza Maksuti, Elena Simjanova dhe Mihaela Volçeska.
Me këtë fitore Luboteni dëshmoi se aktualisht është skuadra më cilësore dhe më e përgatitur në të gjitha aspektet në kategorinë e vajzave në Maqedoninë e Veriut.
Fitore në cilësinë e mysafirit ka regjistruar Tiverija Brera në Strugë 4-1 ndaj AS United, ndërsa Skopje 2014 ka shënuar fitore 0-1 kundër Kamaenica Sasa .
Dy skuadrat të cilat kanë regjistruar fitore në cilësinë e vendasit janë Vardari 2023 kundër Koçanit 1-0 dhe Istatov 2015 Skopje kundër Reçicës 4-0.
Pas xhiros së 9-të renditjen e kryeson Luboteni me 23 pikë, para kopje 2014 që ka 22 , Tiverija Brera 19 dhe Pelisteri Pro 2026 me 17 pikë
Xhiroja e 10-të hapet nesër me ndeshjen Koçani – Skopje 2014 , ndërsa katër takimet tjera do të zhvillohen të dielën me fillim në ora 15:00, takohen: Kamenica –Sasa – Luboteni, Pelisteri PRO 2026 – Tiverija Brera, AS United – Reçica dhe Istatov2025 Skopje – Vardari 2023
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
FEDERATA PORTUGEZE NDËSHKON RONALDON – 30 DITË PEZULLIM DHE 255 EURO!
Federata Portugeze e Futbollit ka marrë një vendim disiplinor ndaj kapitenit Cristiano Ronaldo, duke e dënuar me 30 ditë pezullim dhe një gjobë prej 255 eurosh pas largimit të tij nga grumbullimi i kombëtares.
Cristiano Ronaldo është suspenduar për 30 ditë dhe ka marrë një gjobë prej 255 euro nga Federata e Futbollit e Portugalisë, pas largimit nga grumbullimi, shkruan “The Sun”.
Rolando fiton rreth 225 milionë euro në vit, përfshirë pagat dhe marrëveshjet e tij komerciale.
Pezullimi 30-ditor do t’i skadojë Ronaldos para ndeshjeve të ardhshme të Porugalisë kundër Danimarkës dhe Uellsit në Ligën e Kombeve.
Ndeshja e parë luhet më 14 nëntor kurse e dyta më 17 nëntor.
41-vjeçari u largua në mes të ndeshjeve të përfaqësueseve së Portugalisë në Ligën e Kombeve, pas një pakënaqësie që e pati me përzgjedhësin Jorge Jesus.
Pakënaqësitë e Ronaldos nisën kur ai mbeti vetëm në bankën rezervë në ndeshjen ndaj Norvegjisë më 27 shtator.
Ronaldo tha se i ishte premtuar gjysmë ore lojë, por mbeti vetëm duke u ngrohur jashtë vijave kufizuese. Jesus më pas mori vendimin që të mos e inkuadrojë në lojë.
Ronaldo është pesë herë fitues i “Topit të Artë” dhe prej më të mirëve në historinë e futbollit. Ai i është afruar shifrës së 1000 golave të shënuar në karrierë. Nuk pritet të pensionohet nga futbolli aktiv deri në arritjen e këtij suksesi.
-
Lajme nga rajoni2 months agoKrimi i rëndë në Kosovë/ Kjo është 25-vjeçarja që u vra me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga bashkëshorti i saj, ishte në javën e 34 të shtatzënisë
-
Lajme nga rajoni1 month agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga vendi2 months agoNdahen 109 vendime pune në Spitalin Klinik të Tetovës

