Sport
CHAMPIONS: NËNTË NDESHJE 40 GOLA NË RAUNDIN E TRETË TË FAZËS SË LIGËS
40 gola në 9-të sfida të zhvilluara mbrëmë në kuadër të raundit të tretë të fazës së ligës të uefa liga e kamionëve. Supersfida PSZH -Barcelona si dhe duelet Liverpool – Villarreal, Mançester City – AEK dhe Napoli – Bodo/Glimt prodhuan spektakël .
Liga e Kampioneve ka hyrë në një fazë interesante, teksa mbrëmë u luajtën 9-të duele të vlefshme për raundin e tretë, ku nuk munguan surprizat.
Pas ndeshjeve të zhvilluara mbrëmë, vetëm dy skuadra kanë arritur të sigurojnë pikë të plota në 3 përballje. Bëhet fjalë për PSG-në dhe Liverpulin, që kryesojnë bindshëm.
Kampionët aktual të Evropës PSZH deklasuan Barcelonën duke e mundur me rezultatin 4-2, që rezultoi tepër emocionues. Por fitorja i kushtoi shtrenjtë skuadrës së Luis Enriques, e cila pësoi tri lëndime gjatë ndeshjes. Dembélé, Marquinhos dhe Kvaracehlija u detyruan të largoheshin nga fusha për shkak të problemeve fizike.
Mançester City ishte një nga skuadrat që spikati më shumë, duke mposhtur AEK me rezultatin 5-1.
Edhe Roma festoi një fitore bindëse, duke mposhtur Slovan Bratislavën me rezultatin 4-0.
Në ndeshjet e tjera, PSV mori një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Portos, ndërsa Napoli iu imponua Bodo/Glimt në një sfidë me shumë gola. Stuttgart dhe Atletico Madrid u ndanë në barazim.
Një përballje dramatike u zhvillua mes Liverpulit dhe Villarrealit, që përfundoi fitoi 4-3 në një ndeshje me shumë gola dhe emocione..
Rezultatet:
PSG – Barcelona 4-2
Roma – Slovan Bratislava 4-0
Porto – PSV 0-1
Liverpulli – Villarreal 4-3
Manchester City – AEK 5-1
Napoli – Bodo/Glimt 4-3
Stuttgart – Atletico Madrid 1-1
Sabah Baku – Borusia Dortmund 1-2
Sport
MOVEMBER CUP 2026 Pjesëmarrja juaj është një gol!
Ekipe mund të formojnë të gjithë qytetarët e interesuar. Pjesëmarrja është plotësisht falas dhe e lirë për të gjithë!
Paraqitja e ekipeve (6+2):Me SMS në numrin: 070 251 279& 071595556
Eventi do të përmbyllet me një ngjarje festive dhe argëtuese të shoqëruar me katering. Shihemi atje!
Sport
VOLEJBOLL: NESËR NDESHJA E DYTË UT – SHKËNDIJA
Nesër me fillim në orën 20:00 në sallën e UT-së zhvillohet ndeshja e dytë e para xhiros në Ligën e parë të volejbollit për meshkuj mes KV Universiteti i Tetovës dhe KV Shkëndija
Nesër në Tetovë do të zhvillohet ndeshja kthyese e paraxhiros së Ligës së Parë të volejbollit vendor mes KV Universiteti i Tetovës dhe Shkëndija,
Në ndeshjen e parë e cila u zhvillua të shtunën skuadra e UT-së shënoi fitore 3-0 në cilësinë e mysafirit dhe tani ndeshja e nesërme përfundimisht do të vendos se cila nga këto dy skuadrat do të kualifikohet në Ligën A dhe cila do të mbetet në Ligën B.
Nëse eventualisht ekipi i Shkëndijës do të shënonte fitore atëherë do të luhet se ti i Artë për të nxjerrë fituesin nga ky takim.
Durim Luma trajneri i kuqezinjve tha se përkundër disfatës shpresojnë në përmbysje të rezultatit.
‘’Gjithmonë ka gjasa për një gjë të tillë pasi volejbolli mundëson një gjë të tillë. Ende nuk është kryer asgjë . Por pas dështimit në ndeshjen e parë ku ne luajtëm shumë dobët , pra shumë dobët kurse Universiteti dha maksimumin . Ne jemi përdatur që këtë gabim tonin ta përmirësojmë në ndeshjen e dytë. Kemi kapacitet për të bërë një gjë të tillë dhe besoj se lojtarët e mi do të japin maksimumin që ne këtë rezultat ta përmbysimi dhe të dalim në fund fitim tar’’ deklaroi trajneri Durim Luma
Nga ana tjetër ekipi i veteranëve të Shkëndijës mbrëmë ka regjistruar fitoren e radhës në Ligën e veteranëve dhe siguruan pozitën e parë në renditjen e tabelës pa asnjë disfatë , vetëm me dy sete të humbura kështu që tani si nikoqir më 1 nëntor do të luftojnë për titullin kampion.
‘’Kjo pozitë na mundëson që në turnirin final që do të mbahet me katër ekipet e para gjysmëfinalja që luhet i pari me të katërtin ne do ta organizojmë këtu në Tetovë , pra ne do të jemi nikoqir dhe për kundërshtarë në gjysmëfinale do ta kemi ekipin me veteranët e Tetovës. Besoj se edhe këtë ndeshje do ta kalojmë dhe në finale sipas të gjitha gjasave do të ndeshemi përsëri me Borecin. Besoj se kësaj radhe do të jemi fitimtar dhe kampion i Maqedonisë’’ tha trajneri Durim Luma
Ndeshja Universiteti i Tetovës – Shkëndija zhvillohet nesër me fillim në ora 20:00 në sallën e sportit të UT-së.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
CHAMPIONSI: PSG – BARCELONA NË QENDËR TË VËMENDJES
Faza e ligës në Ligën e Kampionëve vazhdon sot me nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së tretë, ku në program janë disa përballje që pritet të tërheqin vëmendjen e tifozëve të futbollit evropian.
Përballja mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës është njëra prej ndeshjeve kryesore të mbrëmjes.
Kjo përballje konsiderohet si një finale e parakohshme që do të përcaktojë kryesuesen, pasi të dyja ekipet vijnë në formë të jashtëzakonshme me nga 6 pikë pas 2 fitoreve në start.
Një transfertë delikate e pret Liverpool-in, që do të luajë në Spanjë ndaj Villarreal pasi ka siguruar 2 fitore të mëparshme kundër Atletico Madrid dhe LASK.
Nga ana tjetër, skuadra spanjolle e Villarreal numëron 1 humbje ndaj Dortmund dhe 1 fitore me përmbysje ndaj Napoli-t. Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, Atletico Madrid udhëton drejt Gjermanisë për t’u përballur me Stuttgart pas një bilanci me 1 fitore dhe 1 humbje, Manchester City pret në shtëpi grekët e AEK-ut, ndërsa Napoli luan në fushën e tij ndaj Bodo/Glimt.
Paralelisht në orën 21:00, Roma do të kërkojë fitoren e saj të parë duke pritur Slovan Bratislava-n, ndërkohë që do të luhet edhe dueli mes Porto-s dhe PSV-së.
Ndeshjet e këtij raundi do të nisin më herët në orën 18:45, ku Dortmund do të luajë në transfertë kundër Sabah Baku, ndërsa Fenerbahce do të presë skuadrën e Slavia-s së Pragës.
– 18:45 – Fenerbahçe – Slavia Pragë
– 18:45 – Sabah – Borussia Dortmund
– 21:00 – Paris Saint-Germain – Barcelona
– 21:00 – Liverpool – Villarreal
– 21:00 – Manchester City – AEK Athinë
– 21:00 – Roma – Slovan Bratislava
– 21:00 – Porto – PSV Eindhoven
– 21:00 – Napoli – Bodø/Glimt
– 21:00 – Stuttgart – Atletico Madrid.
-
Lajme nga rajoni2 months agoKrimi i rëndë në Kosovë/ Kjo është 25-vjeçarja që u vra me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga bashkëshorti i saj, ishte në javën e 34 të shtatzënisë
-
Lajme nga rajoni1 month agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga vendi2 months agoNdahen 109 vendime pune në Spitalin Klinik të Tetovës

