Site icon Tetova Expres

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 20 Tetor

Dje, në ora 10:40, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale f. Lleshkë – f. Shemshovë, rajon i Tetovës, një 44-vjeçar nga f. Kopanicë, rajon i Tetovës, duke drejtuar një mjet katërrotësh (quad) me targa të Tetovës, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur. Me këtë rast, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Është kryer inspektim nga një ekip hetimor i SPB Tetovë, me ç’rast është konstatuar se ai e ka drejtuar automjetin pa patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

……Dje, në ora 16:40, në SPB Tetovë, një 63-vjeçar nga Gostivari ka raportuar se në gardhin e shtëpisë së tij në Gostivar janë shkruar grafite. Po ndërmerren masa për pastrimin dhe zbardhjen e rastit.

……Dje, në ora 15:15, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale f. Pallaticë – f. Ozormisht, në një arë buzë rrugës, është përfshirë nga zjarri një veturë e parkuar e pasagjerëve “Volksëagen Golf” me targa të Tetovës, pronë e një 74-vjeçari nga f. Pallaticë. Si pasojë e zjarrit, automjeti është djegur plotësisht, si dhe një sipërfaqe me bar të tharë, ndërsa ai,  gjatë tentimit për të shuar zjarrin, ka pësuar djegie dhe është transportuar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore. Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit Tetovë. Është kryer inspektim nga një ekip hetimor i SPB Tetovë, me ç’rast është konstatuar se 74-vjeçari ka qenë duke pastruar arën duke ndezur barin e thatë, pas së cilës zjarri është përhapur dhe ka kapluar automjetin.

……Dje, në ora 20:35, në kryqëzimin e rrugës “Boris Kidriç” dhe rrugës “Jane Sandanski” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 44-vjeçar nga Tetova. Gjatë kontrollit të trafikut, nëpunësit policorë kanë ndalur një veturë të pasagjerëve “Mercedes” me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar ai, dhe pas kontrolleve të kryera është konstatuar se e ka drejtuar mjetin pa patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

……Pas mesnate, në ora 01:40, në rrugën “Nikolla Teslla” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 38-vjeçar nga Gostivari. Gjatë kontrollit të trafikut, nëpunësit policorë kanë ndalur një veturë të pasagjerëve “Renault Megane” me targa të Gostivarit, të cilën ai e ka drejtuar, dhe pas kontrolleve të kryera është konstatuar se e ka drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit, respektivisht i janë matur 1,69 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

Advertisement

……Sot, në ora 08:40, në Gostivar, nëpunës policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 44-vjeçar nga Gostivari, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak nga partnerja e tij 45-vjeçare nga rajoni i Shkupit se i kishte drejtuar kërcënime. Sipas raportimit, ai edhe më parë ishte sjellë në mënyrë agresive dhe i kishte drejtuar kërcënime. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

……Sot, në ora 03:30 të mëngjesit, në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, nëpunës policorë nga SPB Gostivar kanë privuar nga liria një 25-vjeçar nga Gostivari. Gjatë kontrollit të trafikut, nëpunësit policorë kanë ndalur një veturë të pasagjerëve “Chevrolet” me targa të Gostivarit, të cilën ai e ka drejtuar, dhe pas kontrollit të kryer është konstatuar se e ka drejtuar mjetin megjithëse i ishte shqiptuar masa mbrojtëse aktive “ndalesë për drejtimin e mjetit motorik”. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.

Exit mobile version