Lajme nga vendi
Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 20 Tetor
Dje, në ora 10:40, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale f. Lleshkë – f. Shemshovë, rajon i Tetovës, një 44-vjeçar nga f. Kopanicë, rajon i Tetovës, duke drejtuar një mjet katërrotësh (quad) me targa të Tetovës, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur. Me këtë rast, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Është kryer inspektim nga një ekip hetimor i SPB Tetovë, me ç’rast është konstatuar se ai e ka drejtuar automjetin pa patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.
……Dje, në ora 16:40, në SPB Tetovë, një 63-vjeçar nga Gostivari ka raportuar se në gardhin e shtëpisë së tij në Gostivar janë shkruar grafite. Po ndërmerren masa për pastrimin dhe zbardhjen e rastit.
……Dje, në ora 15:15, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale f. Pallaticë – f. Ozormisht, në një arë buzë rrugës, është përfshirë nga zjarri një veturë e parkuar e pasagjerëve “Volksëagen Golf” me targa të Tetovës, pronë e një 74-vjeçari nga f. Pallaticë. Si pasojë e zjarrit, automjeti është djegur plotësisht, si dhe një sipërfaqe me bar të tharë, ndërsa ai, gjatë tentimit për të shuar zjarrin, ka pësuar djegie dhe është transportuar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore. Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit Tetovë. Është kryer inspektim nga një ekip hetimor i SPB Tetovë, me ç’rast është konstatuar se 74-vjeçari ka qenë duke pastruar arën duke ndezur barin e thatë, pas së cilës zjarri është përhapur dhe ka kapluar automjetin.
……Dje, në ora 20:35, në kryqëzimin e rrugës “Boris Kidriç” dhe rrugës “Jane Sandanski” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 44-vjeçar nga Tetova. Gjatë kontrollit të trafikut, nëpunësit policorë kanë ndalur një veturë të pasagjerëve “Mercedes” me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar ai, dhe pas kontrolleve të kryera është konstatuar se e ka drejtuar mjetin pa patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.
……Pas mesnate, në ora 01:40, në rrugën “Nikolla Teslla” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 38-vjeçar nga Gostivari. Gjatë kontrollit të trafikut, nëpunësit policorë kanë ndalur një veturë të pasagjerëve “Renault Megane” me targa të Gostivarit, të cilën ai e ka drejtuar, dhe pas kontrolleve të kryera është konstatuar se e ka drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit, respektivisht i janë matur 1,69 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.
……Sot, në ora 08:40, në Gostivar, nëpunës policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 44-vjeçar nga Gostivari, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak nga partnerja e tij 45-vjeçare nga rajoni i Shkupit se i kishte drejtuar kërcënime. Sipas raportimit, ai edhe më parë ishte sjellë në mënyrë agresive dhe i kishte drejtuar kërcënime. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……Sot, në ora 03:30 të mëngjesit, në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, nëpunës policorë nga SPB Gostivar kanë privuar nga liria një 25-vjeçar nga Gostivari. Gjatë kontrollit të trafikut, nëpunësit policorë kanë ndalur një veturë të pasagjerëve “Chevrolet” me targa të Gostivarit, të cilën ai e ka drejtuar, dhe pas kontrollit të kryer është konstatuar se e ka drejtuar mjetin megjithëse i ishte shqiptuar masa mbrojtëse aktive “ndalesë për drejtimin e mjetit motorik”. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.
Lajme nga vendi
Kërkohet një person i zhdukur, kërkim intensiv përgjatë Vardarit në Gostivar
Një person i zhdukur, për të cilin ka indicie se është parë pranë lumit Vardar në rajonin e Gostivarit, po kërkohet nga ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Aksioni është aktivizuar pas një kërkese zyrtare nga Stacioni Policor i Gostivarit, ndërsa kërkimet po zhvillohen përgjatë rrjedhës së lumit, nga pikat kritike në qytet deri në zonat më poshtë rrjedhës.
Në terren janë angazhuar pjesëtarët e ekipit për reagim të shpejtë për shpëtim në ujë, me mbështetje logjistike nga njësia rajonale e Drejtorisë në Gostivar. Në aksion është i pranishëm edhe zëvendësdrejtori i institucionit, Kashmir Saliu, ndërsa ekipet po koordinohen me policinë dhe shërbimet lokale. Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim thonë se kërkimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e operacionit.
“Ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, pavarësisht kushteve aktuale në terren dhe specifikave të shtratit të lumit, do të jenë të angazhuara derisa të përfundojë i gjithë operacioni. Kërkimi po zhvillohet intensivisht përgjatë rrjedhës së lumit Vardar, duke filluar nga pikat kritike në qytet e deri në zonat më poshtë rrjedhës, në koordinim të ngushtë me zyrtarët policorë të SPB-së Gostivar dhe shërbimet lokale”, thuhet në njoftim.
Drejtoria u bën thirrje qytetarëve të Gostivarit dhe vendbanimeve përreth që, nëse kanë informacione për personin e zhdukur ose vërejnë diçka përgjatë shtratit të lumit, të njoftojnë menjëherë policinë ose shërbimet kompetente përmes numrit emergjent 112.
Lajme nga vendi
23 Tetori ditë jopune, qytetarët përfitojnë edhe një fundjavë të zgjatur
E premtja, 23 tetor, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, me rastin e Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase. Duke u bashkuar me të shtunën dhe të dielën, qytetarët do të përfitojnë një fundjavë të zgjatur prej tri ditësh.
Deri në fund të vitit 2026, mbetet edhe një ditë tjetër jopune për të gjithë qytetarët: 8 dhjetori, Dita e Shën Klimentit të Ohrit, e cila këtë vit bie të martën.
Lajme nga vendi
Shkaktoi zjarr duke e pastruar arën dhe e dogji makinën, 74-vjeçari nga rrethina e Tetovës përfundoi në spital
Një 74-vjeçar nga fshati Pallaticë i Tetovës pësoi djegie pasi u përpoq të shuante një zjarr në të cilin makina e tij u dogj plotësisht.
-
Lajme nga rajoni2 months agoKrimi i rëndë në Kosovë/ Kjo është 25-vjeçarja që u vra me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga bashkëshorti i saj, ishte në javën e 34 të shtatzënisë
-
Lajme nga rajoni1 month agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga vendi2 months agoNdahen 109 vendime pune në Spitalin Klinik të Tetovës

