Site icon Tetova Expres

MICKOSKI: MODEL I KOMBINUAR PËR PROVIMIN E JURISPRUDENCËS!

Kryeministri Hristijan Mickoski ka ritheksuar qëndrimin e Qeverisë lidhur me provimin e Jurisprudencës, duke mbështetur zgjidhjen e propozuar nga Ministria e Drejtësisë. Ai theksoi se studentët do të kenë të drejtë të zgjedhin gjuhën në të cilën do të testohen në pjesën teorike të provimit.

Sipas Mickoskit, duke qenë se studimet juridike në vend zhvillohen në disa fakultete dhe në gjuhë të ndryshme, studentëve duhet t’u mundësohet që provimin ta japin në gjuhën në të cilën kanë studiuar, përfshirë shqipen, anglishten ose turqisht.

“Zgjidhja që do të dorëzohet në Qeveri, ndahet në dy pjesë. Në pjesën e parë thuhet që studentët do të mund që pjesën e cila lidhet me studimet deri-diplomike të zhvilluara në gjuhë, ndryshe nga maqedonishtja, që në Maqedoni, kemi rastin që studime të tilla të zhvillohen në tre gjuhë, Shqip, Anglisht po edhe Turqisht, të japin provimin në gjuhën në të cilën, ata e kanë përfunduar shkollimin e tyre të lartë”.

Megjithatë, tha se dy nga provimet e praktikës, në të cilën simulohet seancë gjyqësore do të mbeten në Maqedonisht.

“Në pjesën në të cilën simulohet procesi gjyqësorë, në bazë të procedurës penale dhe procedurës qytetare, do të mbetet në systemin “frankalingua”, pra, Maqedonisht.  Me këtë edhe njëherë e konfirmojmë se sistemi i drejtësisë me patjetër duhet të jetë në bazë të pricipit, “frankalingua”, sepse ajo ka lidhshmëri me sundimin e të drejtës, e jo me të drejta ose politikbërje të tjera”

Advertisement

Kutjojmë se në propozimin të cilin ministria e Drejtësisë muaj më parë u’a dorëzoi studentëve shqiptarë thuhet se 12 nga provimet për studentët shqiptarë parashihen të mbahen në gjuhën shqipe, ndërsa dy nga provimet e praktikës do të zhvillohen në maqedonisht, megjithatë me ndihmë të përkthyesve./Tv Koha – Shkup/

Exit mobile version