Lajme nga vendi
MICKOSKI: MODEL I KOMBINUAR PËR PROVIMIN E JURISPRUDENCËS!
Kryeministri Hristijan Mickoski ka ritheksuar qëndrimin e Qeverisë lidhur me provimin e Jurisprudencës, duke mbështetur zgjidhjen e propozuar nga Ministria e Drejtësisë. Ai theksoi se studentët do të kenë të drejtë të zgjedhin gjuhën në të cilën do të testohen në pjesën teorike të provimit.
Sipas Mickoskit, duke qenë se studimet juridike në vend zhvillohen në disa fakultete dhe në gjuhë të ndryshme, studentëve duhet t’u mundësohet që provimin ta japin në gjuhën në të cilën kanë studiuar, përfshirë shqipen, anglishten ose turqisht.
“Zgjidhja që do të dorëzohet në Qeveri, ndahet në dy pjesë. Në pjesën e parë thuhet që studentët do të mund që pjesën e cila lidhet me studimet deri-diplomike të zhvilluara në gjuhë, ndryshe nga maqedonishtja, që në Maqedoni, kemi rastin që studime të tilla të zhvillohen në tre gjuhë, Shqip, Anglisht po edhe Turqisht, të japin provimin në gjuhën në të cilën, ata e kanë përfunduar shkollimin e tyre të lartë”.
Megjithatë, tha se dy nga provimet e praktikës, në të cilën simulohet seancë gjyqësore do të mbeten në Maqedonisht.
“Në pjesën në të cilën simulohet procesi gjyqësorë, në bazë të procedurës penale dhe procedurës qytetare, do të mbetet në systemin “frankalingua”, pra, Maqedonisht. Me këtë edhe njëherë e konfirmojmë se sistemi i drejtësisë me patjetër duhet të jetë në bazë të pricipit, “frankalingua”, sepse ajo ka lidhshmëri me sundimin e të drejtës, e jo me të drejta ose politikbërje të tjera”
Kutjojmë se në propozimin të cilin ministria e Drejtësisë muaj më parë u’a dorëzoi studentëve shqiptarë thuhet se 12 nga provimet për studentët shqiptarë parashihen të mbahen në gjuhën shqipe, ndërsa dy nga provimet e praktikës do të zhvillohen në maqedonisht, megjithatë me ndihmë të përkthyesve./Tv Koha – Shkup/
Lajme nga vendi
37-vjeçari nga Tetova dërgohet pa shenja jete në spital, mjekët konstatojnë vdekjen
Një person me iniciale F.S 37 vjeç nga Tetova është dërguar pa shenja jete në Repartin e Internistikës në Spitalin Klinik të Tetovës.
Nga spitali e kanë raportuar rastin në SPB Tetovë më 8 nëntor, në orën 16:35. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune.
Lajme nga vendi
Shqiptari Rexhep Rexhepi krijon orën më të mirë në botë fiton çmimin më të rëndësishëm të Grand Prix d’Horlogerie de Genève (GPHG), i njohur si “Oscari i Botës së Orëve”.
Orëndreqësi shqiptar Rexhep Rexhepi ka fituar çmimin më të rëndësishëm të Grand Prix d’Horlogerie de Genève (GPHG), i njohur ndryshe si “Oscari i Botës së Orëve”.
Ai u vlerësua për modelin e tij Chronograph Flyback, duke u shpallur ora më e mirë e vitit.
Ora është kronografi i parë i krijuar nga marka me emrin e Rexhepit dhe përmban 320 komponentë, mekanizëm të punuar tërësisht në shtëpi dhe një rezervë energjie prej 72 orësh.
Modeli i paraqitur në konkurs është realizuar në platin, me një fushë blu prej smalti dhe detaje prej safiri.
Rexhepi, i cili ka ndërtuar karrierën në Gjenevë, konsiderohet një prej emrave më premtues të në këtë industri.
Flyback vlerësohet për mjeshtërinë artizanale, përpunimin e detajeve dhe kompleksitetin mekanik.
Çmimi i modelit arrin në 150 mijë franga zvicerane.
Me këtë vlerësim, Rexhep Rexhepi konfirmon pozicionin e tij në industrinë ndërkombëtare të orëndreqjes luksoze.
Lajme nga vendi
ULEN ÇMIMET– BENZINA LIROHET PËR 7, DIZELI PËR 5.5 DENARË!
Pas shtrenjtimit të javës së kaluar, shoferët në Maqedoni do të paguajnë më pak për karburant. Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur uljen e çmimeve të derivateve të naftës. Nga mesnata, benzina do të lirohet për 7 denarë për litër, ndërsa dizeli për 5.5 denarë.
Lajme të mira për qytetarët dhe kompanitë në vend. Pas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, nga 10 nëntori në fuqi hyjnë çmimet e reja të derivateve të naftës, me ulje të konsiderueshme për të gjitha produktet e përfshira.
Sipas vendimit të miratuar më 9 nëntor, EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të kushtojnë nga 86, përkatësisht 88 denarë për litër, që paraqet ulje prej 7 denarësh.
Ndërkaq, dizeli EURODIZEL do të kushtojë 94.5 denarë për litër, ose 5.5 denarë më pak se deri më tani.
Ulje ka edhe te vaji ekstra i lehtë për amvisëri, i cili do të shitet me çmim prej 103.5 denarësh për litër, 6.5 denarë më lirë.
Ndërsa mazuti M-1 NS do të kushtojë 49.312 denarë për kilogram, me ulje prej 6.261 denarësh.
Me këtë vendim, benzina BS-95 nga 93 denarë zbret në 86 denarë për litër, ndërsa dizeli, i cili në periudhën paraprake kishte arritur në 100 denarë, nga nesër do të kushtojë maksimalisht 94.5 denarë.
Nga Komisioni Rregullator bëjnë të ditur se ulja mesatare e çmimeve me pakicë është 7.51 për qind. Vendimi hyn në fuqi më 10 nëntor, në orën 00:01, ndërsa si arsye për uljen përmenden çmimet më të ulëta referente në tregjet botërore, kursi i këmbimit dhe masat tatimore të aplikuara.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

