Lajme nga vendi
NDËRROI JETË XHEVAT PREKAZI – MESAZHE NGA PARTIZANI, HAJDUKU DHE GALATASARAY!
Ish-futbollisti i njohur, Xhevdat Prekazi, ka ndërruar jetë të dielën në banesën e tij në Beograd, në moshën 69-vjeçare.
I lindur më 18 gusht 1957 në Mitrovicë, Prekazi e nisi karrierën te klubi lokal Remont, për t’u transferuar më pas te Partizani i Beogradit, ku kaloi shtatë vite. Me fanellën bardhezi zhvilloi 175 ndeshje dhe shënoi 23 gola, duke fituar tre tituj kampioni dhe Kupën Mitropa në vitin 1978.
Më pas luajti për Hajdukun e Splitit, me të cilin fitoi Kupën e Jugosllavisë në vitin 1984, ndërsa karrierën e vazhdoi te gjiganti turk Galatasaray.
Me klubin e Stambollit fitoi dy tituj kampioni të Turqisë, ndërsa arriti edhe në gjysmëfinale të Kupës së Kampionëve Evropianë në vitin 1989.
Prekazi ishte veçanërisht i dashur për tifozët turq. Ai mori nënshtetësinë turke, ndërsa një rrugë në Stamboll mban emrin e tij.
Paraqitja e tij e fundit publike ishte në tetor të këtij viti në “Mundialin Ulqinak të Miqësisë” ku mori pjesë bashkë me shumë legjenda të sportit ish-jugosllav.
Partizani, Hajduku dhe Gallatasaraji u ndanë me emocione nga legjenda e tij, me mesazhet: “Preki, faleminderit për gjithçka dhe pusho në paqe!”TV KOHA
Lajme nga vendi
15 NËNTORI – DITA E PREMATURITETIT, NË TETOVË VETËM 2% E FOSHNJAVE LINDIN PARA KOHE
15 nëntori shënon datën e prematuritetit, apo ndryshe njihet si dita e fëmijëve të lindur parakohe. Në rajonin e Tetovës, vetëm 2% e fëmijëve janë të lindur parakohe, ndërsa nëse marrim totalin në Maqedoni të veriut, kjo shifër shënon rreth 10%. Pediatri në repartin e neonatologjisë në Spitalin Klinik të Teovës, Fitim Rexhepi shpjegon se dallimi qëndron në atë se rastet që gjinekologët i konstatojnë me rrezikshmëri të lartë për lindje të parakohshme, dërgohen në Shkup paraprakisht, në institucionet terciale ku ka kujdes intenziv.
Rexhepi thotë se rastet kur të lindurit parakohe nuk shfaqin gjendje të mirë klinike apo përmirësim brenda disa orësh, me ekip special dhe mjete speciale dërgohet për në Klinikën e Shkupit, ku kushtet për kujdes inteziv janë më të përshtatshme.
Reparti i gjinekologjisë dhe neonatoloigjisë në Spitalin Klinik të Tetovës ka gati dy vite që është tjetërsuar dhe për momentin, është lider në mirëmbajten e rendit, si dhe suksesit të treguar në trajtimin e nënave dhe fëmijëve të posalindur. Ndërsa pas përmiërsimit të dukshëm të kushteve dhe shërbimeve, nga viti në vit, ka shënuar rritje të numrit të lindjeve. Kujtojmë se Maqedonia e Veriut shënon vdekshmërinë më të ulët të të posalindurve dhe të foshnjeve në rajon, me vetëm 3 në 1000 lindje, krahasur me vendet tjera që shënojnë numër më të lartë.
Lajme nga vendi
Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 08 Nëntor
Dje në ora 10:30 në f. Siriçinë të Tetovës, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor Jegunoc kanë privuar nga liria një 22-vjeçar nga Shkupi. Gjatë një kontrolli në trafik, punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet pasagjerësh “Fiat” me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, dhe gjatë kontrolleve të kryera është konstatuar se e ka drejtuar automjetin pavarësisht se ka një ndalesë aktive për drejtim automjeti. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet parashtresë përkatëse.
…….Dje në ora 16:35 në SPB Tetovë, nga Rreparti Intern pranë Spitalit Klinik të Tetovës është raportuar se tek ata është sjellë një 37-vjeçar nga Tetova pa shenja jete. Mjeku ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, është kryer këqyrja në vendngjarje, kurse me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar në Mjekësi Ligjore për obduksion.
……Dje në ora 17:35 në DPB Gostivar, punonjësit e policisë nga SPB Gostivar kanë privuar nga liria një 35-vjeçar nga Gostivari, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm nga babai i tij 70-vjeçar se rreth orës 16:30 në shtëpinë e familjes, pas një debati paraprak, i ka sulmuar fizikisht atë dhe bashkëshorten, gjegjësisht nënën e tij. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.
……Dje në ora 19:50 në SPB Tetovënjë 45-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 16:45 në parkun afër “Xhamisë së Larme”, djali i tij shtatëvjeçar është kafshuar nga një qen në pronësi të një personi. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
……Dje në ora 23:20 në një fshat të Tetovës, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 24 vjeçar nga fshati, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm nga nëna e tij 49-vjeçare se e ka sulmuar fizikisht në shtëpinë e familjes pas një debati paraprak. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
…….Sot në mëngjes në ora 05:20 në DPB Gostivar, një 43-vjeçar nga f. Gradec i Gostivarit, ka denoncuar se rreth orës 04:00 në një banesë në Gostivar, pas një debati paraprak, është sulmuar fizikisht nga një person. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Lajme nga vendi
Nga 1 dhjetori, kushte më të rrepta për kredi: Bankat ulin limitet e borxhit
Nga 1 dhjetori hyjnë në fuqi masat e reja të Bankës Popullore, të cilat kufizojnë mundësinë e qytetarëve për të marrë kredi më të larta dhe shkurtojnë afatet e kthimit të disa kredive.
Detyrimet mujore për kredi nuk do të mund të kalojnë 45% të të ardhurave për kreditë në denarë, ndërsa për kreditë me komponentë valutore kufiri ulet në 40%.
Afati maksimal për kredi për blerjen e banesës së dytë shkurtohet nga 30 në 25 vjet, ndërsa për kreditë konsumatore hipotekare nga 20 në 15 vjet.
Për blerësit e banesës së parë mbetet mundësia e kredisë deri në 30 vjet, me pjesëmarrje minimale prej 10%.
Masat vijnë pas rritjes së kredive për qytetarët me 12,2% gjatë gjysmës së parë të vitit 2026.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

