Site icon Tetova Expres

RMV-ja NË GLASGOU SYNON REZULTAT POZITIV KUNDËR SKOCISË!

Në stadiumi “Hampden Park” në Glasgou, sonte  zhvillohet  ndeshja e raundit të pestë në ligën B  në kuadër  të UEFA Liga e Kombeve  mes  Skocisë  dhe  Maqedonisë së Veriut. Ndeshja  fillon në ora  20:45.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në  futboll m në prag të ndeshjes së sotme  kundër Skocisë, mbrëmë ka zhvilluar edhe stërvitjen zyrtare në Gllazgou, aty ku  edhe do të zhvillohet ndeshja e parafundit në kuadër të Ligës B të UEFA Liga e Kombeve.

Në pritje  të  këtij takimi në konferencën e zakonshme për shtyp, foli edhe seleksionuesi Goce Sedlloski dhe futbollisti Matej Gashtarov.

Seleksionuesi Sedlloski tha se ekipi i Maqedonisë sonte pret paraqitje të mirë duke shpresuar që skuadra t`i jap fund serisë negative të rezultateve.

“E dimë se çfarë lojtarë posedon Skocia. Kemi luajtur me këtë rival para një muaji në Shkup, ku edhe pësuam disfatë. Jemi të vetëdijshëm për për gabimet e bëra dhe duhet që ti përmirësojmë. Gjatë tre ditëve të fundit jemi stërvitur mirë, në skuadër mbizotëron një atmosferë e shkëlqyer. Futbollistët janë të fokusuar dhe mjaft të motivuar për këtë ndeshje. Shpresoj që atë që e kemi punuar në teren gjatë stërvitjeve, do ta aplikojnë në fushë edhe gjatë ndeshjes. Më vjen mirë që të gjithë reprezentuesit po marrin minutazhin e duhur në skuadrat e tyre, ashtu që shpresoj se do të vazhdojnë edhe më tej kështu” deklaroi seleksionuesi Goce Sedllovski

Futbollsti Matej Gashtarov shpreson për një rezultat pozitiv kundër Skocisë në Hampden Park.

Advertisement

“Kur veshim fanellën e Maqedonisë, nuk mendoj se duhet të kërkojmë motivim të veçantë, sepse fakti që jemi në ekipin kombëtar të të rriturve sjell motivimin. Po luajmë kundër një Skocie të madhe, e cila ka lojtarë cilësorë, por kemi edhe emrat tanë që janë në formë shumë të mirë. Do të dalim në fushë për të dhënë më të mirën tonë dhe për t’u argëtuar. Për mua, e gjithë jeta ime ka ndryshuar në njëzet ditë dhe kjo është diçka e re. Pres me padurim kur të dal në fushë për t’u argëtuar. Kam luajtur kundër shumë lojtarëve të shkëlqyer dhe ekipeve të shkëlqyera kombëtare, nuk kam presion dhe mezi pres të shijoj momentin” fha  futbollisti Gashtarov

Sa i përket formacionit, në pikëpyetje janë Ezgjan Alijoski dhe Dimitar Mitrevski për shkak të lëndimeve në stërvitje por ka shpresë që të dy të jenë të gatshëm për sfidën.

Ndeshja Skoci-Maqedoni do të luhet sonte me fillim në ora 20:45 në stadiumin e Gllazgou Renxhers.

SHABAN SINANI  – TV KOHA
Exit mobile version