Connect with us

Sport

RMV-ja NË GLASGOU SYNON REZULTAT POZITIV KUNDËR SKOCISË!

Published

on

Në stadiumi “Hampden Park” në Glasgou, sonte  zhvillohet  ndeshja e raundit të pestë në ligën B  në kuadër  të UEFA Liga e Kombeve  mes  Skocisë  dhe  Maqedonisë së Veriut. Ndeshja  fillon në ora  20:45.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në  futboll m në prag të ndeshjes së sotme  kundër Skocisë, mbrëmë ka zhvilluar edhe stërvitjen zyrtare në Gllazgou, aty ku  edhe do të zhvillohet ndeshja e parafundit në kuadër të Ligës B të UEFA Liga e Kombeve.

Në pritje  të  këtij takimi në konferencën e zakonshme për shtyp, foli edhe seleksionuesi Goce Sedlloski dhe futbollisti Matej Gashtarov.

Seleksionuesi Sedlloski tha se ekipi i Maqedonisë sonte pret paraqitje të mirë duke shpresuar që skuadra t`i jap fund serisë negative të rezultateve.

“E dimë se çfarë lojtarë posedon Skocia. Kemi luajtur me këtë rival para një muaji në Shkup, ku edhe pësuam disfatë. Jemi të vetëdijshëm për për gabimet e bëra dhe duhet që ti përmirësojmë. Gjatë tre ditëve të fundit jemi stërvitur mirë, në skuadër mbizotëron një atmosferë e shkëlqyer. Futbollistët janë të fokusuar dhe mjaft të motivuar për këtë ndeshje. Shpresoj që atë që e kemi punuar në teren gjatë stërvitjeve, do ta aplikojnë në fushë edhe gjatë ndeshjes. Më vjen mirë që të gjithë reprezentuesit po marrin minutazhin e duhur në skuadrat e tyre, ashtu që shpresoj se do të vazhdojnë edhe më tej kështu” deklaroi seleksionuesi Goce Sedllovski

Futbollsti Matej Gashtarov shpreson për një rezultat pozitiv kundër Skocisë në Hampden Park.

Advertisement

“Kur veshim fanellën e Maqedonisë, nuk mendoj se duhet të kërkojmë motivim të veçantë, sepse fakti që jemi në ekipin kombëtar të të rriturve sjell motivimin. Po luajmë kundër një Skocie të madhe, e cila ka lojtarë cilësorë, por kemi edhe emrat tanë që janë në formë shumë të mirë. Do të dalim në fushë për të dhënë më të mirën tonë dhe për t’u argëtuar. Për mua, e gjithë jeta ime ka ndryshuar në njëzet ditë dhe kjo është diçka e re. Pres me padurim kur të dal në fushë për t’u argëtuar. Kam luajtur kundër shumë lojtarëve të shkëlqyer dhe ekipeve të shkëlqyera kombëtare, nuk kam presion dhe mezi pres të shijoj momentin” fha  futbollisti Gashtarov

Sa i përket formacionit, në pikëpyetje janë Ezgjan Alijoski dhe Dimitar Mitrevski për shkak të lëndimeve në stërvitje por ka shpresë që të dy të jenë të gatshëm për sfidën.

Ndeshja Skoci-Maqedoni do të luhet sonte me fillim në ora 20:45 në stadiumin e Gllazgou Renxhers.

SHABAN SINANI  – TV KOHA

Sport

VOLEJBOLL: KOMPLETOHET JAVA E TRETË E KAMPIONATIT

Published

on

Me ndeshjen Skopje – Shkëndija, që u zhvillua mbrëmë,  është  kompletuar   java e tretë e Kampionat në Ligën  e Parë të Volejbollit për meshkuj. Java e  katërt në Ligën A  dhe B luhet të  shtunën. UGD Shtipi në Ligën A dhe Shkëndija në Ligën B, janë skuadrat me pikë maksimale.

Në Ligën A, UGD Shtipi vazhdon rrugëtimin e fitoreve, kësaj radhe   në  transfertë mundën  3-1 ekipin e  Strumicës.

Universiteti i Tetovës  edhe në ndeshjen e tretë të sezonit ka pësuar humbje, kësaj radhe në Veles nga ekipi i Borecit 3-0.

Ndeshja e tretë në Ligën A, Rabotniçki – Susheva është anuluar për më 17 nëntor.

Në Ligën B, Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitoren e tretë  duke mposhtur  3-0 Skopjen.

Fitore të sigurt 3:0 ka regjistruar edhe Liria e Zherovjani kundër Janta Volej, ndërsa  Makedonia Xhio ka shënuar fitore 3-0 kundër Vesna Probishtipit.

Advertisement

Java e katërt e kampionatit në Ligën A  dhe B  zhvillohet  të  shtunën;

Liga A: UGD Shtipi – Boreci, Rabotniçki – Strumica dhe  dhe Susheva – Universiteti i Tetovës Tetovës

Liga  B.  Shkëndija  – Makedonija Xhio, Lirija – Skopje  dhe  Vesna Probishtip – Janta Volej.
 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

SKOCI – RMV: NË GLASGOV PËR KTHESË POZITIVE!

Published

on

Përfaqësuesja e Maqedonisë  së Veriut,  pas tre ditëve përgatitje në kampin stërvitor të FFM-së, sot ka udhëtuar për në Glazgov, ku të premten do të përballet me Skocinë. Futbollisti Marko Gjorgjevski, gjatë një prononcimi për mediat është shprehur me optimizmë se tashmë është koha për kthesë pozitive. 

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut edhe ditën e djeshme ka vazhduar përgatitjet intensive për dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve kundër  Skocisë dhe Sllovenisë.

Nga dy ndeshjet e fundit, seleksionuesi Goce Sedlloski ashtu edhe i gjithë ekipi presin një kthesë pozitive pas dështimeve në katër ndeshjet e para.

Pritshmëritë e tij para dy ndeshjeve ndau edhe sulmuesi i Shkëndijës, Marko Gjorgievski, i cili shpreson se me performancën e tij debutuese do ta ndihmojë përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut të kthehet në nivelin e dëshiruar.

  “Shpresoj se, nëse do të marr një shans në ndonjërën nga ndeshjet, do të jap kontributin tim dhe se do të fillojmë të ecim në drejtim pozitiv, ashtu siç e meriton kjo përfaqësuese. Në çdo përfaqësuese dhe në çdo klub vjen një periudhë e caktuar krize, por mendoj se ka ardhur koha të dalim prej saj dhe shpresoj që gjithçka të jetë siç duhet. Futbollistët më me përvojë në përfaqësuese tashmë janë në formë konkurruese dhe mendoj se kjo do të dëshmohet në ndeshjet kundër Skocisë dhe Sllovenisë. Besoj se seleksionuesi do të gjejë mënyrën se si të rreshtohemi dhe të zhvillojmë një ndeshje të shkëlqyer, t’i kundërvihemi Skocisë dhe të arrijmë rezultat pozitiv”  deklaroi Marko Gjorgjioevski

Advertisement

Ndryshe, pikërisht sot bëhen 6 vite, kur Maqedonia e Veriut bëri historinë, ku  në Tbilisi mundi Gjeorgjinë dhe u kualifikua për në Kampionatin Evropian.

Atëherë me Angelovskin dhe Milevskin si selektorë Maqedonia e Veriut ishte faktor në futbollin evropian. Brenda një viti e gjysmë mposhtëm Gjeorgjinë në balotazh, Gjermaninë si mysafir, Italinë si mysafir dhe ishim 90 minuta larg Mundialit në Katar 2022.

Ku jemi tani?

Tani nuk kërkojmë histori, por kërkojmë dhe lutemi që të shënojmë gol.

Ndeshja Skoci – Maqedoni e Veriut zhvillohet  të premten me fillim në ora 20:45. Po  të premten në ora 20:45, zhvillohet edhe  ndeshja Slloveni – Zvicër.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

NBA: BOSTON ME 9 FITORE E 2 HUMBJE KRYESON LINDJEN

Published

on

Tre fitore  të  skuadrave  vendase dhe  tre  të  atyre  mysafire  është  epilogu  i  gjashtë  ndeshjeve  të zhvilluara në  mëngjesin e sotëm  në  kampionatin  amerikan të  basketbollit NBA. Boston  kryeson konferencën e Lindjes

 Bostoni  ka marrë kreun e renditjes  në Konferencën e Lindjes  pas  fitores 123-101  në transfertë  ndaj  Filadelfias , dy skuadra pretendente  për titull këtë sezon. Vendimtar  ishin lojtarët  e makinës të  cilët realizuan  40  pikë, ndërsa më  efikasi  ishte  Pol Xhorxh  me  36 pikë të realizuara.

Fitore  ka realizuar edhe  kampioni në fuqi Nju Jorku  që mundi ekipin e Milvoki   një  ndeshje  e komanduar  nga  vendasit, ku u dalluan Brunson me 23 pikë  dhe Touns  me  21  pikë  dhe 16  kërcime.

Në transfertë  fitore  ka  shënuar edhe Majami që mundi 115-100  ekipin e Juta  duke  iu  afrua  zonës  të  ekipeve  që pretendojnë play off-in. Lojtari më i mirë i ndeshjes  ishte Janis Antetokumpo  me 30 pikë  dhe  11 kërcime. Skuadra e Feniks  ka  regjistruar fitore të thellë para publikut vendas 133-100 kundër ekipit Cliperrs .  Fitore të sigurt ka regjistruar edhe Portland në përballjen me Oklahoma  123 -103, ndërsa Sakramento ka  pësuar humbje si vendas 100-107  ndaj Orlandos

 Pas  ndeshjeve  të  sotme   tabelën në konferencën  e Lindjes kryeson  Boston  me  9 fitore e  2  disfata,  para  Filadelfias  që  ka  9 fitore e 3  disfata      

Advertisement

 Rezultatet: Nju Jork – Milvoki  117-85, Filadelfia – Boston 101-123, Feniks  – LA Klipers 133-110, Juta – Majami 109-115, Sacramento – Orlando 100-107, Portland – Oklahoma City  123-103.

Continue Reading

Më të lexuarat