Lajme nga vendi
Zbulohen një sërë parregullsish/ Raporti revizor për punën e MPB-së
Enti Shtetëror për Revizion bëri kontroll në raportet financiare të Ministrisë së Punëve të Brendshme për llogarinë e buxhetit bazë për vitin 2020, bashkë me revizion të përputhshmërisë.
“Me revizionin e bërë për vitin 2020, dhamë mendim me rezervë për vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare dhe për përputhshmërinë e transaksioneve financiare me rregullativën përkatëse ligjore, udhëzimet dhe politikat e përcaktuara.”- thonë nga Enti Shtetëror i Revizorit.
Është konstatuar se të hyrat nga lëshimi i pasaportave, letërnjoftimeve, patentë shoferëve, lejeve të qarkullimit, targave dhe formularëve të tjerë nuk janë evidentuar sipas bazës mbi të cilën janë realizuar, thuhet në raportin revizor.
Revizorët rekomandojnë që të instalohet një evidencë analitike e të ardhurave sipas bazës mbi të cilën janë realizuar dhe të vendoset një mekanizëm kontrolli për ndjekjen e pagesave të bëra dhe formularëve të lëshuar.
“Në vitin 2020 është vendosur një mënyrë e porositjes së drejtpërdrejtë të targave nga SPB, pa lidhur kontrata individuale për porosinë mes Ministrisë dhe bartësit të prokurimit. Gjatë zbatimit të procedurës së prokurimit publik për përpunim dhe dorëzim të targave, nuk është siguruar konkurrencë e mjaftueshme ndërmjet operatorëve ekonomikë dhe nuk është vendosur ndjekje e prokurimeve sipas sasive.”- pohojnë nga Enti Shtetëror i Revizorit.
Për disa nga llogaritë e kontrolluara, EShR gishtin për përgjegjësinë ua drejton dy ministrave të të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovskit dhe Naqe Çulevit./lajmpress.org/
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve
You must be logged in to post a comment Login