Lajme nga vendi
Moti sot në vend
Mëngjesi do të jetë i ftohtë me kushte për paraqitje të mjegullës në lugina. Me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -5 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 7 deri në 13 gradë.
Në Shkup temperatura minimale do të zbresë deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 9 gradë.
Nga e diela nën ndikimin e masës së ftohtë ajrore do të mbajë mot kryesisht i vranët me rënie të temperaturës së ajrit. Do të ketë reshje të herëpashershme, të cilat për shkak të ftohtit do të kalojnë në borë.
Në male dhe në vendet më të larta do të formohet mbulesë dëbore, veçanërisht në pjesët perëndimore.
Lajme nga vendi
Sadulla Izairi bëri deklaratë solemne si anëtar i ri i Këshillit Gjyqësor
Pritjet e gjyqtarëve janë të njejta sikur edhe pritjet e qytetarëve ndaj Këshillit Gjyqësor, ndërsa kjo është të kemi një gjyqësor më efikas dhe më të pavarur. Qëllimi ynë i përbashkët, i këshillit Gjyqësor, së bashku me kolegët tjerë, do të përpiqemi të përmirësojmë gjendjet në gjyqësor dhe ta ngritim nivelin e besimit të qytetarëve ndaj gjyqësorit. Ky është qëllimi ynë, tha sot anëtari i ri i Këshillit Gjyqësor Sadulla Izairi, i cili dha deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi.
_L23BPNUIE/large.webp?use_watermark=1)
Izairi theksoi se është anëtar i ri i Këshillit Gjyqësor me propozim të gjyqtarëve dhe i falënderoi kolegët që votuan për të.
_lHAPRQjeQ/large.webp?use_watermark=1)
Në deklaratën solemne morën pjesë edhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit Marina Dimovska dhe kryetari i Këshillit Gjyqësor Aleksandar Kambovski, i cili ia uroi zgjedhjen Izairit, i falënderoi gjyqtarët që votuan për të, duke shtuar se e kanë bërë zgjedhjen e vërtetë.
_V985MFzjV/large.webp?use_watermark=1)
“Nuk jemi të kompletuar tërësisht. Na mungon edhe një anëtar, i cili duhet të zgjidhet nga Kuvendi. Jemi në pritje edhe të atij anëtari. Ne edhe tani funksionojmë, megjithatë kur të jemi në përbërje të plotë do të mund të funksionojmë ende më mirë. Në dritën e agjendave reformuese mendoj se Këshilli Gjyqësor paraprin nga të gjitha institucionet. Ajo që ishte si obligim, tashmë është bërë nga ana jonë dhe shpresojmë se do të arrijmë, jo vetëm ne por edhe gjithë vendi të lëvizë drejt atyre proceseve”, tha Kambovski.
Lajme nga vendi
Reagimet e BDI-së për provimin e jurisprudencës, Fillkov: Temat nacionalo-romantike, të rëndësishme për politikanët e shekullit të kaluar
Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov ka komentuar akuzat e BDI-së për shkelje penale dhe keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar, në lidhje refuzimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, përcjell TV21. Fillkov e cilësoi këtë si temë “nacionalo-romantike”.
Në lidhje me: BDI akuzon ministrinë e Drejtësisë: “Pengimi i shqipes në provimin e jurisprudencës do ketë pasoja juridike”
“Si e komentoni paralajmërimin e BDI-së për përgjegjësi penale? Shikoni, shkurt. Vlerësoj se temat nacionalo-romantike janë…të rëndësishme për ata politikanë të shekullit të kaluar. Siç e thash, ne punojmë fuqishëm dhe me vendosmëri për stabilitet, prosperitet dhe sundim të së drejtës. Tema që i prekin të gjithë qytetarët tanë. Gjithçka tjetër do të mbetet në anën e dhimbshme të historisë”, deklaroi Fillkov.
Lajme nga vendi
20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”
Dje në orën 13:10, në fshatin Zhelinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga Departamenti Policor i Grupçinit kanë privuar nga liria një 20-vjecar nga fshati Novo Sellë е Tetovës. Gjatë një kontrolli në trafik, është konstatuar se ai drejtonte mjetin motorik të udhëtarëve “BMV” me targa të Tetovës pa leje drejtimi. Automjeti është sekuestruar përkohësisht dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.

