Lajme nga vendi
Ballistët shënuan 30 vjetorin e themelimit
-
Grupi i tifozëve “Ballistët” nga Tetova, meaktivitete dy ditore kanë festuar 30 vjetorin ethemelimit. Mbrëmë, ashtu edhe siç kishinparalajmëruar, ata dhuruan spektakël në qytetin eTetovës.“Ballistët” festën e %lluan më 26 nëntor,me shfaqjen e një dokumentari për 30 vjetorin etyre.Ndërsa festa kryesore ishte mbrëmë , kutifogrupi nga Tetova realizuan marsh nëpër rrugëte qytetit si dhe spektakël të vërtetë me%shekzjarre, pamjet e të cilave u shpërndanë nërrjetet sociale.Tifogrupi “Ballistët” është themeluarnë vitin 1992, ndërsa prej atëherë ata i kanëqëndruar pranë në çdo ndeshje klubit të tyre tëzemrës, por edhe Kombëtares Shqiptare.Ndezja e%shekzjarreve ishte një pamje mbresëlënëse dukepatur parasysh se %shekzjarret u ndezën edhe nëKalanë e Tetovës, edhe përgjatë rrugës Tetovë-Kodra e Diellit, përgjatë bulevardeve kryesore tëqytetit dhe në qendër.
Lajme nga vendi
Priten reshje intensive lokale dhe kushte për bubullima
Nën ndikimin e një mase ajri të lagësht, sot pasdite, gjatë natës dhe nesër priten reshje të përkohshme lokale shiu, të cilat në disa vende mund të jenë më intensive, mbi 15 litra për metër katror, me mundësi për bubullima të rralla.
Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë veriore, me shpejtësi mbi 60 km/orë, ndërsa temperatura ditore nesër do të bjerë disa gradë, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Në Shkup, kah fundi i ditës dhe veçanërisht gjatë natës, priten reshje shiu, herë pas here intensive. Gjatë natës dhe nesër do të fryjë erë e përforcuar veriore.
Sipas DPHM-së, të mërkurën dhe të enjten moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm, ndërsa të premten dhe gjatë fundjavës priten përsëri reshje lokale.
Lajme nga vendi
Çmime të reja të derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,03 % në raport me vendimin e datës 30.10.2025.
Nga data 4.11.2025, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 74,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 76,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 71,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 69,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 36,913 (denarë/kilogram)
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) nuk ndryshon.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,856 den/kg dhe do të jetë 36,913 den/kg.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 4.11.2025.
Lajme nga vendi
Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”
Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov.
Ai tha se për momentin nuk mund të ndajë më shumë informata, sepse presin udhëzime nga Prokuroria themelore publike.
Përndryshe Gjorgjievski është njëri prej të dënuarve për 27 Prillin, ndërkaq u dënua me 13 vite burg.
Në rrjetet sociale po shpërndahet informata për vdekjen e Gjorgjievskit.
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi5 days agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi2 months agoAksident fatal në Dobërdoll, 65-vjeçari humb jetën pasi u godit nga vetura

