Lajme nga rajoni
Vuçiq nga Tirana: Do mbrojmë interesat e Serbisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq edhe pse fillimisht deklaroi se nuk do të merrte pjesë në samitin mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, sot u shfaq në Tiranë.
Ai dha edhe një prononcim për mediat duke shpjeguar se vendimi për të marrë pjesë erdhi pas disa diskutimesh në Serbi.
“Ka një sërë çështjesh të ndryshme. Janë disa reagime zyrtare për Kosovën, çështjen e dialogut, kjo ishte arsyeja kryesore, por pas konsultimeve brenda Serbisë vendosa të vij dhe do kemi sot një mundësi të themi çfarë mendojmë këtu. Mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut dhe për procesin e integrimit në BE”, tha Vuçiq
Duke u ndalur tek Kosova, Vuçiq tha se është i përkushtuar për çështjen e dialogun. Ai hodhi akuza se në vitin 1999 dhe 2008 është bërë padrejtësi kundër Serbisë për sa i përket territorit të saj.
Ndërkohë për sa i përket qëndrimit krah Rusisë, Vuçiq tha se Serbia i di detyrat e saj dhe do të mbetet në rrugën drejt BE.
“A keni dëgjuar ndonjë deklaratë optimiste nga unë. Jam vetëm realist, jam këtu të mësoj shumë nga këto njerëz dhe në fund të shpjegoj qëndrimin e Serbisë. Dhe të them lajme të mira për Serbinë. Është e rëndësishme të marrim mbështetje nga BE për Serbinë. Këto janë sinjale të mira. Të tjera nga to që do dëgjojmë është strategjia e BE për të ardhmen është rëndësi e madhe. BE ka kërkuar harmonizim të plotë kundër Rusisë. Por ne jemi të pavarur ne i njohim detyrimet tona me vendimet e BE, po prekemi një situatë ndryshe për territorin e Serbisë që është shkelur në 1999 dhe në 2008. Serbia është shumë pranë Rusisë, është një vend i pavarur. Nëse na kritikojnë se jemi për Serbinë. Keni dëgjuar dhe shkruar se gjatë 9-10 muajve se Serbia po ndjek udhëzimet e Rusisë, për të sulmuar të tjerët në Ballkan për mungesë stabiliteti, por ne e kemi përgënjeshtruar me vepra. Është e lehtë të ekspozosh çdo lloj akuze dhe lajmesh të rrem por Serbia është vend i pavarur dhe do mbetet kështu.”
Lajme nga rajoni
Prishtinë: Kafe dhe çaj falas për tifozët turq në ditën e finales historike të Kosovës
“Sot rivalë, por gjithmonë MIQ”: Kafe dhe çaj falas për tifozët turq – e keni paguar “borxhin” në vitin 1999!
Në prag të një ndeshje historike për Kosovën, një bar në Prishtinë ka ndërmarrë një iniciativë simbolike, të ofrojë kafe dhe çaj falas për të gjithë tifozët e Turqisë.
Ky gjest vjen si shenjë mirënjohjeje për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Kosovës në vitin 1999. Mesazhi i shpërndarë është i qartë: “E keni paguar në vitin 1999 – sot nuk keni asnjë borxh”.
Edhe pse sot dy ekipet përballen si rivalë në fushë, ky veprim rikujton se lidhjet mes popujve mbeten të forta përtej sportit. Atmosfera në kryeqytet pritet të jetë festive, me tifozë nga të dyja palët që do ta ndjekin ndeshjen në një frymë respekti dhe miqësie.
Ky gjest i vogël, por domethënës, po vlerësohet si një shembull i bukur i solidaritetit dhe respektit ndërmjet dy popujve./TVShenja
Lajme nga rajoni
Qeveria e Kosovës miraton vendimin: Ndahen 500 mijë euro për lojtarët e kombëtares
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin.
Kjo pas suksesit historik në Bratislavë.
Lajme nga rajoni
Plagoset me thikë një infermier në Morgun e Spitalit të Elbasanit
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. B., 30 vjeç, i dyshuar për një akt dhune të ndodhur në lagjen “5 Maj”.
Sipas informacioneve zyrtare, 30-vjeçari ka goditur me mjet prerës shtetasin E. G., i cili ushtron detyrën si infermier në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të detyrës së viktimës.
Si pasojë e sulmit, infermieri ka pësuar dëmtime të lehta dhe ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka ndërhyrë pas njoftimit dhe ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Elbasan, për vijimin e veprimeve ligjore.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 30 vjeç, pasi në lagjen “5 Maj” ka goditur me mjet prerës, për shkak të detyrës, shtetasin E. G., infermier në Institutin e Mjekësisë Ligjore, i cili është dëmtuar lehtë”, tha policia.
Ajo shtoi se materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Vitet e fundit Morgu i Spitalit të Elbasanit, është vënë vazhdimisht nën akuzë se është kthyer në qendër biznesi. Punonjësit e këtij morgu, janë denoncuar se bëjnë pazare kundrejt pagesash, me familjarë apo të afërmit e viktimave që vdesin në spital apo në aksidente, por dhe për ata njerëz që vdesin në mënyrë natyrale në shtëpitë e tyre. Në denoncimet ka pasur dhe raste kur një natë në këtë morg paguhet 30 mijë lekë të reja.
Në një tjetër denoncim, një qytetar nga Elbasani u ankua se për tërheqjen nga morgu i këtij spitali të një të afërmi të tij i cili kishte ndërruar jetë i kishin kërkuar 500 mijë lekë të vjetra.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni6 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota6 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

