Connect with us

Lajme nga vendi

Pendarovski: Ekipi amerikan i sanksioneve mblodhi informacione për listën e zezë

Published

on

Sipas presidentit Stevo Pendarovski, ekipi amerikan i sanksioneve që ndodhej në vend mblodhi informacione për listën e zezë. Ai thotë se pavarësisht konstatimeve të tyre, si dhe thirrjeve të partnerëve për të luftuar korrupsionin, ajo punë do të duhet të bëhet nga politikanët dhe institucionet vendase.

“Këta janë diplomatë të Departamentit të Shtetit, kanë ardhur edhe më parë, do të vijnë edhe në të ardhmen. Ata mbledhin informacione për atë që po ndodh në sferën e drejtësisë dhe më pas në mënyrë krejtësisht autonome, pavarësisht nga ne, e formojnë të ashtuquajturën listë e zezë, domethënë listë e subjekteve dhe personave nën sanksione”, deklaroi Stevo Pendarovski – president.

Pikërisht lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit ishin në fokus të bisedave telefonike të këshilltarit amerikan, Derek Shole me presidentin Pendarovski, si dhe me kryeministrin. Kovaçevski, nga ana tjetër thotë se u fol për rezultatet e skriningut në negociatat me Bashkimin Evropian, që pritet të përfundojnë vitin e ardhshëm në nëntor.

“Kemi biseduar për konkluzionet. Konstatimet që do të dalin gjatë skriningut duhet të jenë të larta në agjendën e Qeverisë, në sferën e promovimit të sundimit të ligjit dhe sapo të dalin rezultatet e skriningut, atëherë do të mund të bëjmë Plan Veprimi dhe sigurisht të marrim mbështetje nga partnerët strategjikë, siç është SHBA-ja”, tha Dimitar Kovaçevski – kryetar i Qeverisë.

Shole si dhe përfaqësuesi i lartë amerikan për rajonin, Gabriel Eskobar, është dashur ta vizitojnë vendin, por për shkak se Shole rezultoi pozitiv me Covid, vizita u shty për në fillim të muajit të ardhshëm. Shole shkroi në Twitter se ka biseduar me shtetarët e vendit për të mbajtur qëndrim të vendosur në luftën kundër korrupsionit. /Alsat.mk Gazetar: Lluka Andreev

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

VLEN ka nderin të shpallë fillimin e masës së jashtëzakonshme “Shporta Shkollore”, një hap i madh për të gjitha familjet

Published

on

Sot, me zemër dhe përkushtim të pakufizuar, VLEN ka nderin të shpallë fillimin e masës së jashtëzakonshme “Shporta Shkollore”, një hap i madh për të gjitha familjet shqiptare dhe çdo fëmijë që ëndërron të nisë vitin shkollor me buzëqeshje. Sepse çdo fëmijë meriton t’i hapë dyert e shkollës me lumturi, jo me shqetësime për çantat, fletoret dhe ngjyrat e tij të preferuara.

Kjo masë që do të zgjatë deri më 15 shtator, të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë të blejnë fletore, çanta shpine, lapsa, ngjyra druri, kalkulatorë, dhe çdo pajisje tjetër të nevojshme me zbritje deri në 15%, duke siguruar që çdo fëmijë të fillojë vitin shkollor i pajisur dhe i motivuar. Çdo produkt i përfshirë në këtë masë do të shënohet qartë me sloganin “Më pak shpenzime, më shumë për ty”, duke sjellë kursime reale dhe lehtësim për çdo familje.

Këtë vit, presim që kursimet të arrijnë deri në 2,000 denarë për nxënës, një ndihmë konkrete për buxhetin familjar dhe mundësi për të përmbushur çdo ëndërr të vogël të fëmijëve. Vitin e kaluar, masa solli lehtësim të madh për mijëra familje, ndërsa sivjet po shkojmë edhe më tej!

VLEN beson se çdo fëmijë meriton mundësinë e barabartë për të mësuar dhe për të ëndërruar, ndërsa prindërit të ndjejnë qetësi dhe besim.

VLEN nuk dhuron vetëm zbritje,VLEN dhuron shpresë, mundësi dhe një të ardhme ku çdo fëmijë mund të arrijë ëndrrat e tij. Ky është angazhimi ynë për një shkollim të denjë, për çdo buzëqeshje të vogël dhe për çdo zemër që rritet me besim dhe lumturi. Së bashku, po ndërtojmë një të ardhme ku çdo fëmijë do të ndihet i barabartë, i fuqishëm dhe i motivuar të shkëlqejë!

Advertisement

Qoftë vit I mbarë plot sukses për çdo nxënës!

Continue Reading

Lajme nga vendi

Fetai: Badinteri nuk preket

Published

on

Në një reagim të fundit në Facebook, zëvendëskryeministri Arben Fetai theksoi rëndësinë e mekanizmit të shumicës së dyfishtë, të njohur si Badinter, si gurthemeli i demokracisë konsensuale në Maqedoninë e Veriut.

Fetai theksoi se, megjithë zhurmën dhe spekulimet e krijuara gjatë fushatës parazgjedhore, Badinteri nuk mund të preket. “Ky mekanizëm garanton barazinë, bashkëjetesën dhe paqen në vendin tonë, duke siguruar që vendimet kryesore të reflektojnë vullnetin e dy komuniteteve më të mëdha”, shkroi Fetai.

Ai shtoi se pa mbështetjen e deputetëve shqiptarë, çdo iniciativë për ndryshimin e Badinterit është juridikisht e pamundur, dhe se diskutimet në këtë drejtim janë vetëm diversion nga prioritetet reale të vendit.

“Le të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtjen e vlerave evropiane dhe të demokracisë konsensuale dhe të vazhdojmë të ndërtojmë një Maqedoni të Veriut të fortë, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse”, përfundoi Fetai.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Një 83-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 2.000 euro

Published

on

Më 20.08.2025 në orën 12:40 në SPB Tetovë, një banore 83-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 2.000 euro. Sipas denoncimit, personi i është lajmëruar në telefon dhe e ka lajmëruar se vajza e saj kishte shkaktuar aksident trafiku në Shkup në të cilin kishte ndërruar jetë një i mitur dhe nëse nuk do që ajo të shkojë në burg duhet të sjellë para në Shkup. Siç është denoncuar, ajo i ka çuar paratë në vendin e caktuar, ndërsa më vonë pasi është dëgjuar me dhëndrin e saj ka kuptuar se është mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat