Connect with us

Lajme nga vendi

Alarm për bomba në dy shkolla të Tetovës

Published

on

“Bombë është vendosur në shkollë.Do të ketë viktima.Mos me pyesni asgjë.I kam fshirë të gjitha gjurmët.Asgjë nuk do të marr përsipër.Kjo është një përshëndetje nga unë”.

Ky mesazh me këtë përmbajtje pas orës 9  ka arritur në dy shkolla fillore në Tetovë, gjegjësisht në shkollën fillore Liria dhe në shkollën Kirili dhe Metodi. Me të marrë këta mesazhe nga stafi pedagogjik I shkollës janë informuar pjesëtarët e policisë të cilët mënjëherë kanë ardhur në vendngjarje, shkruan Tv Koha.

Në dy shkollat e Tetovës ka arritur mënjeherë edhe kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami. Edhe ai  ka konfirmuar se në dy shkollat fillore në Tetovë ka arritur mesazh kërcënues për bombë.Kasami njofton se me urdhër të policisë janë evakuar nxënësit në të dyja shkollat. Kasami u bënë thirrje qytetarëve, mësuesit dhe prindërit që të ruajnë qetësinë dhe të mos krijojnë panik.

“Duke pasur parasysh se lajme të tilla ka pasur edhe në qytete tjera dhe se janë identifikuar si të rrejshme, gjithsesi ne duhet të jemi të kujdesshëm.Njëkohësisht njoftojmë se në shkollat tjera fillore si dhe shkollat e mesme nuk ka ndonjë paralajmërim të tillë dhe situata është në kontrollë.Apelojmë tek qytetarët, mësuesit dhe prindërit që të ruajnë qetësinë dhe të mos krijohet panik.Sektori i arsimit pranë komunës së Tetovës me sugjerim të organeve shtetërore të sigurisë ka shtuar kujdesin dhe mbikëqyrjen e shkollave dhe në vazhdimësi janë në komunikim me udhëheqësit e shkollave dhe organet e shtetit për sigurinë në vend” tha Kasami për Televizionin Koha.

Sikurse në shkollat e Shkupit  dhe qytetet tjera në vend edhe në dy shkollat e Tetovës alarmet për bomba rezultuan të jenë të rreme. Nga ana e drejtorisë së shkollës fillore Liria thonë se fëmijët janë evakuar për gjashtë minuta.Për të mos krijuar panikë, nxënësve u është thënë se do të kryhet dezinfektim.Nga policia e Tetovës thobë se pas marrjes së denoncimeve janë marrë masa të mënjëhershme.

Advertisement

“Deri më tani në SPB Tetovë është raportuar se kërcënime për mjet shpërthyes janë dërguar në adresat elektronike të shkollave dy shkollave fillore në Tetovë .  Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt nga objektet dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve”, thonë nga policia e Tetovës.

Alarmet për bomba deri më tani kanë qenë praktikë në shkollat në Shkup dhe pjesë tjera të maqedonisë lindore, kurse prej sot këta alarme filluan të shpërndahen edhe në shkollat  e Tetovës.Nxënësit e shkollave tjera fillore dhe të mesme të Tetovës vijuan procesin edukativo arsimor.

Nga MPB njoftojnë se të gjitha denoncimet për bomba gjatë ditës së sotme kanë rezultuar të rreme,. Shtojnë se evakuimi dhe masat janë realizuar në kohë dhe se është vërtetuar se bëhet fjalë për denoncime të rreme.“Janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me denoncimet e sotme nga shkollat ​​në Shkup, Manastir, Prilep, Tetovë dhe Strugë pas mesazheve të pranuara në adresat elektronike me kërcënime për vendosje mjeteve shpërthyes dhe është konstatuar se bëhet fjalë për denoncime të rreme”.Urim HASIPI/Tv Koha

 

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Rezultatet e dobëta në zgjedhjet lokale shkaktuan turbulencë në LSDM-në opozitare

Published

on

Pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale në të cilat LSDM-ja fitoi vetëm gjashtë komuna, kjo shkaktoi turbulenca në parti ku kishte edhe dorëheqje. Pas dorëheqjes së nënkryetares Ana Çupevska, sot edhe kandidati për kryetar të Gjorçe Petrovit nga LSDM-ja dhe kryetar i organizatës komunale të partisë, Kostadin Acevski, paraqiti dorëheqje të parevokueshme.

“Edhe pse kam bërë të gjitha përpjekjet e mia, pa llogaritje, rezultati është prapë i keq. Po paraqes dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të organizatës komunale. Besoj se është e drejtë dhe e nevojshme që lideri Filipçe dhe e gjithë udhëheqja e LSDM-së të japin dorëheqje. Jo vetëm për shkak të rezultateve të dobëta, por edhe për shkak të mënyrës se si LSDM ka vepruar në periudhën e kaluar”, tha Kostadin Acevski – kandidati për kryetar komune në Gjorçe Petrov nga LSDM dhe kryetar i organizatës komunale të partisë.

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, dje njoftoi analizë të plotë dhe ndryshime në udhëheqje. Në ditët në vijim do të mblidhen organet e partisë, ku do të miratohen vendimet e reja kadrovike.

“Këto zgjedhje janë tregues i qartë për LSDM-në, sigurisht tregues i qartë për mua si kryetar i partisë, është e qartë se çfarë ndryshime duhet bërë, si në aspektin politik ashtu edhe në atë personal. Siç e kam njoftuar tashmë, ndryshimet do të pasojnë në ditët në vijim. Do të mbahen seanca të Këshilli Ekzekutiv dhe atij Qendror, në të cilat do t’i shpall ato ndryshime”, shtoi Venko Filipçe– kryetar i LSDM-së.

Kryetari i LSDM-së tha se nuk jep dorëheqje dhe se partia mbetet në proces konsolidimi pas humbjeve zgjedhore. Ai theksoi se rezultatet janë sinjal për mësime dhe ndryshime kurse lufta kundër qeverisë aktuale vazhdon. Filipçe theksoi se sipas rezultateve zgjedhore të listave të këshilltarëve dhe numrit të votave, LSDM ishte partia e dytë në vend dhe e para në bllokun opozitar./Alsat.mk

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Sot shqyrtohen rastet për zgjedhjet lokale

Published

on

Anëtarët e KSHPK-së do të veprojnë mbi rastet zgjedhore, si dhe raste të tjera, dhe do të shqyrtojnë Raportin nga shqyrtimi antikorrupsion i dispozitave të Kodit Zgjedhor.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) do të mbajë sot seancën e 24-të.

Në rendin e ditës të seancës, siç është njoftuar nga KSHPK, janë miratimi i vlerësimit të rrezikut të korrupsionit për nevojat e zhvillimit të strategjisë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit 2026–2030 dhe metodologjia për zhvillimin e strategjisë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit 2026–2030.

Anëtarët e KSHPK-së do të veprojnë mbi rastet zgjedhore, si dhe mbi raste të tjera dhe do të shqyrtojnë Raportin mbi rishikimin antikorrupsion të dispozitave të Kodit Zgjedhor, Kapitulli VI, si dhe Fushatën Zgjedhore me nëntitullin “Përfaqësimi Mediatik” nga Neni 75 deri në Nenin 76-e.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Tre deputetë bëhen kryetarë komunash, Kuvendi duhet të konstatojë ndërprerjen e mandateve

Published

on

Në Kuvend janë paraqitur njoftime për ndërprerjen e mandateve të Jane Micevskit, Beti Stamenkovska Trajkovskës dhe Dejan Prodanovskit nga funksioni i deputetit. Këto njoftime vijnë pas zgjedhjes së tre deputetëve të VMRO-DPMNE-së si kryetarë komunash: Micevski në Komunën Sopishtë, Stamenkovska Trajkovska në Kisella Vodë dhe Prodanovski në Prilep, në kuadër të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 19 tetor dhe 2 nëntor.

Në seancën e sotme të Kuvendit – të parën pas raundit të dytë të djeshëm të zgjedhjeve lokale – pritet të konfirmohet ndërprerja e mandateve të tyre si deputetë.

Në këtë seancë, para deputetëve pritet të flasë edhe kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Teodoros Rusopulos.

Në vend të Stamenkovska Trajkovskës dhe Micevskit, në Kuvend pritet të hyjnë kandidatët vijues nga lista e Njësisë Zgjedhore 1, ndërsa në vend të Prodanovskit – kandidati vijues nga Njësia Zgjedhore 4.

Continue Reading

Më të lexuarat