Lajme nga vendi
Në Gjykatën Themelore të Tetovës duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në spitalin modular
Sot në orën 10 në Gjykatën Themelore në Tetovë duhet të vazhdojë debati kryesor nga gjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës, që ndodhi më 8 shtator 2021, kur jetët i humbën 14 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë ishin lënduar. Gjykimi filloi para tri javëve, më 7 dhjetor, pasi nga shtatori e deri në këtë muaj, fillimi i procesit gjyqësor ishte shtyrë.
Para 20 ditëve deri në shtyrje e rastit erdhi për shkak të mosmarrëveshjeve të avokatëve të të gjithë të akuzuarve rreth prezantimit të dëshmive nga ana e Prokurorisë Publike. Ata kërkonin që prokurori “t’i lexojë të gjitha dëshmitë”, në vend, siç thanë, “t’i citojë vetëm titujt”. Njëherësh kishin vërejtje se një pjesë e titujve nuk janë përmbajtur në listën e dëshmive të cilat Prokuroria i ka dorëzuar në Gjykatë.
Fillimisht në vetë fillimin të akuzuarit, drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi, mjeku Boban Vuçevski dhe Spitali Klinik i Tetovës, si person juridik, pas thirrjes së gjykatësit theksuan se e kuptojnë aktakuzën, por nuk e pranojnë fajin dhe se nuk kanë bërë vepra për të cilat akuzohen.
Gjykimi erdhi pasi më 27 korrik të vitit 2022, Prokuroria ngriti aktakuzë në Gjykatën Themelore në Tetovë. Prokuroria dhjetë muaj bënte hetim në të cilën analiza profesionale dhe ekspertiza ishin bërë nga MPB, Fakulteti i Teknologjisë, elektroinxhinier dhe ekspertë dhe hetues nga Policia Federale Kriminalistike e Gjermanisë.
Në tetor të vitit 2021 pas ekspertizave të MPB-së, Prokuroria informoi se zjarri në spitalin modular është shkaktuar si pasojë e djegies së kabllos vazhduese, në të cilën ishin të lidhura një defibrillator – aparat për reanimacion, një karrikues telefoni dhe një pajisje tjetër./medial.
Lajme nga vendi
Bulevardi “Boris Kidriç” asfaltohet këtyre ditëve

Më së voni deri në fillimt të javës së ardhshme do të asfaltohet edhe pjesa tjetër e Bulevardit “Boris Kidriç” në Tetovë. Kështu kanë bërë të ditur nga Komuna e Tetovës, prej nga njoftojnë se edhe në këtë pjesë të bulevardit janë kryer të gjitha punët ndërtimore që kanë të bëjnë me infrastrukturën nëntokësore. Së fundmi është bërë edhe tamponimi i trasesë dhe tashmë mund të fillojë asfaltimi, thonë nga Komuna e Tetovës.
“ Momentalisht në bulevardin “Boris Kidriç” në Tetovë është asfaltuar vetëm njëri krah I rrugës, të enjten është bërë tamponimi i krahut tjetër dhe besojmë se në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme do të fillojmë me asfaltimin e krahut tjetër të rrugës. Aktualisht do të bëhet vetëm njëra fazë e asfaltimit dhe rruga do të lëshohet për qarkullim, pasi që dihet se në këtë periudhë vijnë mërgimtarët dhe nëse mbetet i mbyllur ky bulevard mund të krijohet kaos. Është ky një veprim që të mos ketë kaos dhe veturat të qarkullojmë lirshëm, ndërsa më pas do të vijohet edhe me fazën e dytë të asfaltimit”, deklaroi Albion Alili, zëdhënës i komunës së Tetovës.
Nga Komuna e Tetovës kanë pranuar se ka pasur vonesa për përfundimin e këtij bulevardi në kohë.
“ Ka pasur vonesa për shkak të kohës së papërshtatshme gjatë dimrit dhe rrethanave tjera të ndryshme por besojmë se brenda dy javësh ky bulevard do të jetë I qasshëm për qytetarët”, tha zëdhënësi Alili.
Faza e parë e këtij projekti ka kushtuar mbi 5 milionë denarë, ndërsa faza e dytë mbi 7 milionë denarë apo rreth 200 mijë euro gjithsej. Në kohën kur janë promovuar fillimet e punëve në këtë bulevard, nga Komuna e Tetovës njoftuan se gjatësia e bulevardit është 350 metra, kurse gjerësia është 25 metra. Sipas paralajmërimeve do të ketë në të dy anët e korsisë së rrugës do të ketë trotuare me nga dy metra, rrugët do të jenë nga tre metra, po ashtu është paraparë edhe gjelbërim, shëtitorja do të jetë 4.5 metra dhe dy shtigje për biçikleta me nga dy metra./TV KOHA/
Lajme nga vendi
Reshjet e shiut, pemët bien mbi vetura në Tetovë

Drunj të rrëzuar mbi vetura, në disa rrugë të Tetovë. Këto janë pamjet nga rreshjet e shiut që përfshinë rajonin e Pollogut në orët e pasditës. Reshjet e shiut janë përcjellur edhe me stuhi të fuqishme duke shkaktuar dëme edhe në qytet por edhe në rajonin më të gjërë të Pollogut. Nga pamjet që arritën në redaksinë tonë, shihen drunj që kanë rrënë mbi vetura të parkuara, ndërsa njoftohet se mënëjeherë në vendngjarje kanë dalur ekipet e zjarrfikësve të Tetovës për të sanuar gjendjen e krijuar pas rreshjeve të dendura të shiut. Imazhi i radarit tregon një situatë atmosferike aktive mbi pjesën perëndimore dhe qendrore të Maqedonisë, me praninë e reshjeve të rrëmbyeshme, stuhive dhe breshër të mundshëm. Në redaksinë tonë arritën edhe pamjet nga breshëri që sot kaploi disa rajone të Kosovës. Apelohet për më shumë kujdes gjatë orëve të mbrëmjes.
Lajme nga vendi
Fetai ia kthen Taravarit: Nuk je as i pari, as i dyti, as i treti, madje as i katërti!

Zv/kryeministri Arben Fetai i është përgjigjur deklaratave të Arben Taravarit, i cili, sfidoi Fetain dhe ministrin Azir Aliu të dalin në zgjedhje dhe nëse marrin më shumë se 1000 vota shqiptare, do të tërhiqet nga politika.
“Taravari nuk është i pari. Besa, nuk është as i dyti, as i treti, madje as i katërti.
Adash, ke mbetur vetëm!
Edhe në BDI ke sjellë kaos. S’dinë ç’të bëjnë me ty. Një ditë të duan, të nesërmen s’të duan, të pasnesërmen të përdorin për kumtesa që s’guxojnë t’i shkruajnë vetë.
Por kjo s’është më çështja. Tashmë të gjithë e kanë kuptuar qartë se çfarë përfaqëson ti për politikën shqiptare.
Çështja e vërtetë është tjetër: për 22 vjet, BDI kultivoi një kulturë përçarjeje, shpifjesh dhe pazarllëqesh. Ti jo vetëm që s’e kundërshtove, por e përqafove me gjithë zemër. Dhe për këtë, s’të dhembi as ideali, as aktivistët, as shpresat që dikur t’i besuam.
Adash, s’është as sfidë as forcë të mbledhësh 100 veta për një shfaqje komike me matematikanë të kthyer në palaço. Sfida e vërtetë është të mos e tradhtosh aktivistin e sinqertë të 107 mijë votave, të ruash konsistencën dhe fytyrën.
Tërhiqu sa nuk je turpëruar pakthyeshëm!”, ka shkruar Fetai.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve