Connect with us

Lajme nga rajoni

Kosovë, me protestë u kërkua drejtësi për viktimat e dhunës në familje

Published

on

Dita e Gruas sot në Kosovë nisi me protestë para Pallatit të Drejtësisë. Kolektivi “Marshojmë, s’festojnë“ nga hapësirat e Pallatit nisën marshin protestues përmes të cilit kërkuan drejtësi për gratë e dhunuara, transmeton Syri.net.

“Vrasjet e grave janë të paralajmëruara”, “Siguri për gra në hapësira private e publike”, “Poshtë patriarkati”, “Edhe sa gra të vrara”, “Gjykata i ka duart me gjakun e grave”, ishin disa nga pankartat që e përfaqësonin këtë protestë.

E mbijetuara e dhunës në familje, Elmedina Hajdari u shpreh se sot përmes kësaj proteste kërkon drejtësi për të gjitha gratë e dhunuar të cilat shpesh bëhen siç tha ajo fajtore për dhunën që përjetojnë.

Ajo tha se për shkak të neglizhencës nga Policia dhe Prokuroria shumë raste të raportuara të dhunës nuk janë hapur.

“Si e mbijetuar e dhunës në familje, kam raportuar rastin në vitin 2021 dhe ka 2 vite që po luftojë për drejtësi. Prej që kam raportuar rastin ne 2021, u bënë dy vite që kur po luftojë për drejtësi dhe të drejtat e mija. Për afër dy vite nga urdhër mbrojtja shkak I dhunës psikike sistematike unë qëndroj sot para jush si e mbijetuar e dhunës dhe si një grua e cila ka hasur në shumë dhunë e padrejtësi, jo vetëm prej dhunuesit, por edhe prej shtetit. Unë jam dëshmitare e neglizhencës, mosbesimit dhe padrejtësive të vazhdueshme që u bëhen grave nga Policia, Prokuroria e Gjykata. Mjafton tu përmendi që në Polici janë shumë raste që nuk janë hapur për shkak të neglizhencës të Policisë dhe Prokurorisë“, tha ajo.

Advertisement

E mbijetuara e dhunës në familje, Elmedina Hajdari, u shpreh se përkundër provave të mjaftueshme Gjykata Themelore në Drenas ish bashkëshortin që ndaj saj ushtroi dhunë sistematike e dënoi me dënim të ulët.

Ajo u shpreh se aktualisht është në pritje të vendimit nga gjykata për dhunën që vëllai i ish-bashkëshortit kishte ushtruar ndaj saj, për çka pret dënim meritor.

Hajdari theksoi se nëse nuk ka drejtësi në Kosovë lëndën e saj do ta dërgojnë në organet e drejtësisë jashtë vendit.

“Përkundër provave të vazhdueshme që i kam ofruar në gjykatë për dhunën që po bëhej e vazhdon të më bëhet dënimi që ish bashkëshorti ka marr nga Gjykata Themelore e Drenasit është tepër i ulët….Unë nuk jam dorëzuar dhe nuk do të dorëzohem kurrë, dhe thërras çdo grua që të luftojë dhunën dhe mos ta mbajë të fshehur brenda burrave sepse nuk është marre për neve gratë që të raportojmë për dhunuesit që përdorin dhunë. Fjala e fundit e imja është edhe nëse gjykata ku jetoj, jep vendimin jo meritor dhe më paragjykon mua si grua, do të kërkoj drejtësi në gjykatat e Apelit dhe Supreme dhe nëse nuk ka drejtësi në shtetin tonë në Kosovë lëndën time do ta dërgoj jashtë vendit”, u shpreh ajo.

E mbijetuara për dhunë në familje, Elmedina Hajdari kërkoi mbështetje për luftën e grave për të jetuar pa dhunë.

Advertisement

Marshi protestues i cili nisi nga Pallati i Drejtësisë ka vazhduar drejt objektit të Qeverisë së Kosovës

Advertisement

Lajme nga rajoni

“Stolat” e betonit u rrokullisën në bulevard, Rama ironizon pedagogët dhe refuzimin e tyre për dialog: Erdhën përsëri…

Published

on

Duket se në tre ditë komunikim virtual me pedagogët, kryeministri Edi Rama ka thuajse të njëjtën përgjigje pasi këta të fundit e refuzojnë.

Rama publikon në rrjetet sociale pjesë nga mbledhja e tyre para kryeministrisë dhe shkatërrimi i karrigeve, sikurse ka bërë edhe sot ku shihen disa persona duke zhvendosur “stolat” e betonit që kreu i qeverisë kishte nxjerrë para zyrës së tij.

Rama sërish i ka ironizuar duke i quajtur në thonjëza pedagogë, ndërsa në fund të fjalisë ka vendosur imazhin e një klouni.

“Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri… 🤡”, shkruan Rama.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

E fundit! Marrin flakë zyrat e Top Channel në Air Albania! Anullohen të gjitha emisionet, thuhet se ka ndodhur një

Published

on

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, digjen studiot dhe ndërpriten transmetimet! Reagon Ledion Liço: Jemi të shokuar

Një zjarr i papritur ka përfshirë mëngjesin e kësaj të enjteje, 22 tetor 2026, ambientet e Top Albania Radio, duke shkaktuar dëme materiale në studio dhe duke ndërprerë programacionin e zakonshëm të radios. Si pasojë e incidentit, emisioni i njohur i mëngjesit “Wake Up” nuk është transmetuar.

Sipas informacioneve të publikuara në media, flakët janë përhapur në ambientet e regjisë dhe në disa studio të Top Albania Radio, duke dëmtuar infrastrukturën e përdorur për realizimin e programeve.

Situata e krijuar ka bërë të pamundur zhvillimin normal të transmetimeve të mëngjesit, ndërsa stafi është detyruar të ndërpresë aktivitetin e zakonshëm.

Menjëherë pas ngjarjes, Top Channel ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, duke informuar publikun se emisioni “Wake Up” nuk do të transmetohej gjatë ditës së sotme.

Advertisement

Për shkak të një zjarri të papritur në ambientet e Top Albania Radio, emisioni ‘Wake Up’ nuk do të transmetohet sot. I gjithë stafi është mirë dhe ndodhet në kushte të sigurta. Ju falënderojmë për mirëkuptimin!”**, thuhet në njoftimin e publikuar nga Top Channel.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Përplasje fizike në Kuvendin e Shqipërisë, rrahje mes deputetëve (VIDEO)

Published

on

Ndërkohë që Niko Peleshi po e kalonte me shpejtësi rendin e ditës, vijoi konfrontimi fizik mes deputetëve.

Flamur Noka i Partisë Demokratike po u merrte kartonët kolegëve të Partisë Socialiste, kur nisi konfrontimi fizik në mes të sallës.

Fidel Kreka i PD-së me Ervin Hoxhën e PS-së ishin iniciatorët.

Pasi Sali Berisha qetësoi demokratët dhe u kërkoi të ktheheshin te foltorja, Kuvendi vijoi me votimin e ligjeve mes tensioneve.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat