Lajme nga rajoni
Demonstrata studentore e 11 marsit

Sot bëhen 42 vjet nga organizimi i demonstratës studentore, e cila është protesta e parë që u shtyp me dhunë nga policia dhe ushtria jugosllave.
Me datën 4 mars të vitit 1981 studentët e Kosovës organizuan një protestë në Prishtinë për kushte më të mira në mensën e tyre dhe kjo protestë ishte shkëndija e demonstratës së organizuar nga studentët më datën 11 mars 1981.
Si pasojë e demonstratave të studentëve erdhën tubimet e njohura si “Demonstratat e punëtorëve”, në të cilat kërkohej lirimi i studentëve të burgosur.
Por përsëri, organet shtetërore ndërhyjnë me tërë brutalitetin e tyre gjatë tubimeve, dhe ish-armata jugosllave pushtoi rrugët e Kosovës, duke u vendos në tërë territorin u vendos gjendja e jashtëzakonshme, e më vonë edhe shtetrrethimi.
Demonstratat gjithëpopullore të marsit dhe prillit të vitit, shënuan fillin e kthesës vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-Jugosllavia./kosovapress/
Lajme nga rajoni
Në 23 komuna përfundon numërimi i votave për asamble

Numërimi i votave për Asamble Komunale po shkon drejt fundit.
Sipas të dhënave të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ky proces është kryer në 23 komuna.
KQZ-ja njofton se tashmë rezultati për Kuvendet Komunale dihet për: Pejën, Gjakovën, Gjilanin, Dragashin, Fushë Kosovën, Kamenicën, Lipjanin, Novobërdën, Obiliqin, Podujevën, Shtimën, Shtërpcën, Suharekën, Vushtrrinë, Zubin Potokun, Malishevën, Junikun, Mamushën, Hanin e Elezit, Graçanicën, Ranillugun, Parteshin, Kllokotin.
Derisa në pjesën tjetër të komunave numërimi i votave po vazhdon ose është afër përfundimit.
Rezultatet e plotë të publikuara mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së.
Lajme nga rajoni
Konstituohet Kuvendi i Kosovës, Rashiq zgjidhet nënkryetar serb

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, e shpalli Kuvendin e Kosovës të konstituuar pasi Nenad Rashiq u zgjodh nënkryetar i Kuvendit nga pakica serbe.
Rashiq është nënkryetari i pestë i Kuvendit.
Ai e deklaroi gjithashtu të mbyllur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Kjo nënkupton se tani është hapur rruga edhe për formimin e qeverisë së re të vendit, shumë muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Nenad Rashiq, nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, pas dështimit të nëntë propozimeve të Listës Serbe dhe kalimit në zgjedhjen e nënkryetarit përmes procedurës së shortit. Me 71 vota për, 9 kundër dhe 24 abstenime, ai u bë njëri nga pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.
Lajme nga rajoni
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka nisur fluturimet direkte për në Xheda të Arabisë Saudite
