Lajme nga vendi
Kovaçevski: Medikamenti Trikafta pas votimit të ndryshimeve ligjore në Kuvend, i kapshëm për të gjithë pacientët të cilëve u nevojitet
Medikamenti Trikafta të cilin tashmë e morën pacientët në gjendje më kritike, pas procedurës së zbatuar urgjente, pas votimit të ndryhsimeve ligjore të cilat janë në procedurë kuvendore shumë shpejtë do të mund të caktohen mjete financiare edhe për të gjithë pacientët e tjerë të cilët kanë nevojë nga ky medikament, deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
“Siguruam medikament në pajtim me analizat e Ministrisë së Shëndetësisë, para së gjithash Klinilës për sëmundje të fëmijëve dhe Klinikës për pulmologji. Furnizim urgjent para së gjithash për pacientët më kritik. Ata i identifikuan se janë tetë në gjendje më kritike. Dh është mirë që furnizuesi arriti ta sjellë medikamentin edhe para 30 ditëve të parapara, sa duhej të prodhohej medikamenti tek prodhuesi”, tha Kovaçevski nëp pyetjen e gazetarëve pas vizitës në një market në Kapishtec.
Lidhur me ndryshimet ligjore, nënvizoi se ato bëhen sepse bëhet fjalë për medikament i cili prodhohet nga ana e vetëm një prodhuesi, i cili e ka patentën, dhe se kjo është praktikë edhe tek shtetet në rrethinë.
“Shtetet dhe disa nga shtetet në rrethinën tonë në ligjet e veta parashikuan se kur bëhet fjalë për medikament të cilin e prodhon një prodhues Ministria e Shëndetësisë, Fondi për shëndetësi përmes ekipeve të veta profesionale drejtpërdrejtë e furnizon medikamentin, sepse nëse shkoni përmes ndërmjetësve, atëherë çmimi i medikamentit vetëm rritet, bëni procedurë tenderi për diçka që e ofron vetëm një prodhues. Dhe për atë shkak janë përgatitur ato ndryshime, i përgatitën profesorë nga Fakulteti i Mjekësisë së bashku me kolegë nga Fondi për shëndetësi dhe Ministria e Shëndetësisë dhe janë para deputetëve në Kuvend. Unë jam i sigurt se atë do ta votojnë dhe në bazë të asaj Ministria dhe Fondi do të mund të hyjnë në negociata për furnizim të medikamentit për të gjithë pacientët, cila listë e pacientëve merret nga ana e klinikave të cilat kujdesen për shëndetin e atyre pacientëve dhe në bazë të analizave të cilat ata i bëjnë , e dinë saktësisht se për cilët pacientë kur, çfarë terapie duhet t’u jepet”, theksoi kryeministri Kovaçevski.
Ai potencoi se është mirë që edhe gjatë furnizimit të parë që është bërë, është arritur çmim i cili është më i ulët nga ai që ishte planifikuar fillimisht, kështu që përveç tetëve të cilët janë më kritik tashmë mund të merret edhe për katër pacientë të tjerë.
Kovaçevski informoi se tashmë është parë me anëtarët e Asociacionit pë fibrozë cistike, me disa nga prindërit e fëmijëve të cilët shprehën falënderim që për një kohë aq të shkurtë është siguruar medikamenti për këta pacientë ndërsa për një kohë të shkurtë edhe për të tjerët.
Lajme nga vendi
SHASIVARI: NË TETOR TAKIME ME STUDENTËT SHQIPTARË!
Kur do të mund ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe studentët shqiptarë? Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, thotë se kjo nuk është çështje etnike apo politike, por juridike dhe institucionale. Ai paralajmëroi takim me organizatat studentore në tetor, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për dhënien e provimit në gjuhët e përcaktuara me ligj.
Provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe sërish në fokus të Kuvendit.
Pyetjes së deputetes Diana Toska se kur studentët do të mund ta japin këtë provim në shqip, ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, iu përgjigj se gjuha mund të jetë e ndryshme, por kriteret duhet të jenë të njëjta për të gjithë.
Në Ministrinë e Drejtësisë, sipas Shasivarit, tashmë kanë arritur kërkesa nga pesë organizata studentore për mundësinë e dhënies së provimit në gjuhë të tjera.
Mes tyre janë edhe Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Tetovës, të cilat kërkojnë mundësinë e dhënies së provimit në gjuhën shqipe.
Shasivari thotë se kërkesat e studentëve duhet të merren seriozisht, pasi bëhet fjalë për të rinj që në të ardhmen do të jenë pjesë e sistemit juridik.
Ai paralajmëroi se në tetor do t’i ftojë përfaqësuesit e organizatave studentore në një takim koordinues, ku do të diskutohen kërkesat dhe do të kërkohet një zgjidhje institucionale për provimin e jurisprudencës në gjuhët e përcaktuara me ligj.
Lajme nga vendi
Mexhiti: Premtuam t’ia rikthejmë shkëlqimin Çarshisë, sot rezultati po shihet
Rikonstruimi i Çarshisë së Vjetër të Shkupit po hyn në fazën përfundimtare, ndërsa pjesa më e madhe e punimeve tashmë është realizuar. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, theksoi se projekti po i jep Çarshisë një pamje të re, duke ruajtur njëkohësisht identitetin dhe karakterin e saj tradicional.
Në një sipërfaqe prej 1.567 m², ndërhyrjet kanë përfshirë infrastrukturën nëntokësore dhe rregullimin e hapësirës mbi tokë: rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, rrjetin elektrik dhe fibrat optike, restaurimin e kalldrëmit me gur travertin, vendosjen e ndriçimit të ri tradicional dhe rregullimin e hapësirave për këmbësorët.
“Premtuam t’ia rikthejmë shkëlqimin Çarshisë dhe sot rezultati po shihet. Pas më shumë se pesë dekadash, po realizojmë një ndërhyrje rrënjësore, nga infrastruktura nëntokësore deri te pamja përfundimtare, duke ruajtur identitetin që e bën Çarshinë të veçantë. Me mbi 28 milionë denarë investim, po krijojmë kushte më të mira për qytetarët, zejtarët, bizneset dhe vizitorët,” deklaroi Mexhiti.
Me përfundimin e projektit, Çarshia e Vjetër do të ketë infrastrukturë të modernizuar dhe hapësira publike më funksionale, duke ruajtur në të njëjtën kohë vlerat e saj historike dhe autentike.
Lajme nga vendi
RASTI I LLASKARCËS ËSHTË FYTYRA E DËSHTIMIT TË GJYQËSORIT
Shtatë vjet pas tragjedisë në Llaskarcë, familjet e 16 viktimave ende presin drejtësi. Shfuqizimi i aktgjykimit të Apelit dhe kthimi i lëndës për rivendosje hapin përsëri mundësinë që ky proces të zvarritet pa fund.
Edhe në dhjetor paralajmëruam se “Durmo Turs”, bashkë me shumë raste të tjera, është dëshmi e gjallë e dështimit të sistemit. Pamë shtyrje të dyshimta, raporte mjekësore dhe moszbatim të vendimeve.
Besimi në gjyqësor, që ka rënë deri në dy për qind, nuk ra nga qielli. Vetëm superekspertiza për rastin e Llaskarcës qëndroi 315 ditë në Byronë për ekspertiza gjyqësore. Në krye të Byrosë ishte Valdet Xhaferi, funksionar i BDI-së. Pra, lënda nuk u zvarrit vetë.
Gjyqësori duhet reformuar nga rrënjët dhe ministri i ri i Drejtësisë e ka nisur mbarë këtë punë, me vendosmërinë që raste si Llaskarca të mos mbeten më peng i sistemit.
Kërkojmë publikimin e shpejtë të arsyetimit dhe trajtimin me përparësi të lëndës, pa lojëra të reja procedurale. Familjet e viktimave nuk duhet të kthehen përsëri në pikën zero.
-
Lajme nga vendi1 month agoDyvjeçar nga Kumanova helmohet me tretës ngjyre, dërgohet në Klinikën “Nëna Terezë”
-
Lajme nga bota2 months agoFestivali kthehet në tragjedi, dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në Uashington. Arrestohet autori
-
Lajme nga bota2 months agoFranca në alarm, zjarret i afrohen Bordeaux, Macron mbledh qeverinë në takim krize

