Lajme nga vendi
Para deputetëve ndryshimet ligjore për dorëzim më të shpejtë të barnave
Në Kuvend sot do të votohet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurim Shëndetësor, me procedurë të shkurtuar, të propozuar nga Qeveria.
Sa më shpejt të miratohen ndryshimet ligjore, aq më shpejt pacientët do të kenë dorëzim më të thjeshtë dhe më të shpejtë të të gjitha barnave, deklaroi këto ditë Prof. Dr. Ana Daneva Markova, këshilltare për shëndetësi e kryeministrit, në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve nëse pret se shpejt do të miratohen këto ndryshime dhe se të gjithë pacientët me fibrozë cistike, do të marrin ilaçin “Trikafta”.
Me Ligjin është rregulluar çështja për formimin e komisioni për propozime për vendosjen e barnave në Listën e barnave që janë në barrë të fondit, si dhe metodologjinë sipas së cilës bëhet vlerësimi dhe renditja e barnave që vendosen futen në Listën e barnave.
Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara në Ligjin për Sigurim Shëndetësor, propozohet plotësimi i ligjit me dispozita me të cilat specifikohet komisioni për barna me qëllim që të krijohen mundësi për funksionimin normal të komisionit. Në këtë mënyrë do të sigurohet punë më efikase dhe ekonomike. Gjithashtu zgjerohet kompetenca e Fondit për të dhënë mendime për ndikimin e buxhetit të Fondit.
Siç sqarohet, anëtarët e komisionit të ekspertëve vendosin sipas një mendimi të marrë më parë, të formuar me shumicë votash nga kolegjiumi i ekspertëve të klinikës universitare përkatëse, në fushën e së cilës bën pjesë indikacioni terapeutik i ilaçit për të cilin komisioni i ekspertëve. vendos, sipas klasifikimit ndërkombëtar ATC të barnave.
“Kolegjiumi i ekspertëve nga paragrafi 6 të këtij neni ka për obligim të japë mendim në afat prej 30 ditësh nga dita kur është kërkuar mendim nga komisioni i ekspertëve. Përndryshe komisioni i ekspertëve vendos pa mendimin e marrë, shtohet në propozim-ndryshimet.
Për një ilaç, komisioni i ekspertëve mund të marrë një mendim nga disa klinika universitare.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni1 month agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

