Connect with us

Lajme nga vendi

PENDAROVSKI: GJYKATËSIT RREZIKOHEN TË MBESIN PA PAGA | VIDEO

Published

on

Një javë pas shkarkimit kontrovers, Këshilli Gjyqësor nuk ka publikuar ende në gazetën zyrtare vendimin për shkarkimin e kryetares Vesna DamevaKjo nënkupton se, shkarkimi i Damevës mbetet ende joformal. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga sot u përmbajt nga komentet rreth situatës në këtë këshill, pasi tha se, edhe përkundër kërkesës së dërguar, ende nuk kanë pranuar procesverbalin nga kjo seancë.

“Nuk kemi përgjigje në lidhje me procesverbalin dhe rendin e ditës të cilin e kemi kërkuar nga ana e Këshillit Gjyqësor. Nuk dua të hyjë në komentimin e mëtutjeshëm sepse nuk kam dokumentin e kërkuar në fjalë, por duhet thënë edhe ajo që nuk kemi as edhe një publikim të një vendimi në gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nuk kam çfarë të komentoj më tutje” – tha Krenar Lloga.

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, duke komentuar edhe një herë zhvillimet e fundit në Këshillin Gjyqësor, tha se nëse ky këshill nuk zgjedh kryetar, gjykatësit nuk do të mund të marrin paga.Pendarovski porositi që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejtë të jetë e mundur, jo vetëm për pagat e gjykatësve, por sepse ajo hedh njollë të errët mbi tërë dosjen evropiane, por para së gjithash mbi dosjen demokratike të Maqedonisë së Veriut.

“Unë nuk mbaj mend ndër vite më parë në Maqedoni të kemi pasur skena aq të pakëndshme të lidhura me sferën e cila, me të drejtë kritikohet ashpër dhe prej së cilës na vijnë lajme negative. Do të thotë, ajo ishte një situatë e cila nuk duhet të lejohen në shtet i cili negocion me BE-në dhe synon që nesër të jetë anëtare e klubit të demokracive më të mëdha në botë” – deklaroi Pendarovski.

Ndërkaq, Grupi Parlamentar I VMRO-DPMNE-së dhe partnerët e koalicionit, në Kuvend kanë dorëzuar Informatën për situatën në Këshillin Gjyqësor, ku kërkojnë që të vendoset si pikë e rendit të ditës në seancën e ardhshme plenare të caktuar më 10 Maj.Opozita kërkon, të shqyrtohet situata, sic thonë, katastrofale dhe konfuze në Këshillin Gjyqësor, që rezultoi, sic thonë, me shkarkimin e jashtëligjshëm dhe kundërkushtetues të Kryetares, Vesna Dameva.

Advertisement

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat