Connect with us

Lajme nga vendi

Murtezani: Shumë shpejt mund të jetë i mundur një takim mes Gashit dhe Kasamit

Published

on

Sekretari i Alternativës, Orhan Murtezani, pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore të Alternativës, i pyetur nëse mund të ketë një takim të mundshëm mes kryetarit të kësaj partie dhe Lëvizjes Besa, ai u shpreh se pas autorizimit të kryesisë së Alternativës është i mundur një takim mes Gashit dhe Kasamit. Murtezani tha se dallimet politike duhet të tejkalohen për të mundësuar ndryshimin e shumëpritur në kampin shqiptar.

“Komunikime të tilla ka pasur edhe deri më tani dhe pas këti autorizimi do të vazhdojnë komunikimet edhe në nivel më të lartë dhe në moment që do të kemi ndonjë konkretizim të këtij bashkëpunimi, në atë moment do të ndajmë edhe hollësira. Dallimet politike ashtu siç nuk i kemi harruar kur kemi koalicionuar me parti të tjera gjatë cikleve të kaluara zgjedhore, edhe në këtë rast nuk i harrojmë dallimet tona politike, por e tejkalojmë vetveten tonë për të mundësuar ndryshimin e shumëpritur për votuesit shqiptar”- tha Murtezani.pressonline.al

Advertisement

Lajme nga vendi

Përleshje me thika në Çair, MPB me detaje

Published

on

Tre persona janë plagosur, mes tyre edhe një fëmijë 14-vjeç, si pasojë e një përleshjeje të ashpër me thika që ndodhi sonte (17 qershor) në lagjen Çair të Shkupit.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, rreth orës 19:48 në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin midis rrugëve “Cvetan Dimov” dhe “John Kennedy”, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ka ndodhur një konflikt fizik.

Në përleshje kanë marrë pjesë një djalosh 14-vjeçar dhe dy persona të tjerë të moshës 64 dhe 18 vjeç – të gjithë nga Shkupi. Sulmi ka eskaluar deri në atë masë sa janë përdorur edhe thika, dhe të tre janë plagosur.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohridski” dhe në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku u është dhënë ndihma mjekësore.

Nga MPB njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, përfshirë identifikimin e shkaktarëve dhe rrethanave të incidentit që shqetësoi banorët e kësaj zone të frekuentuar të Shkupit.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Fetai: 2,500 punësime dhe 800 avancime shqiptare po realizohen për disa muaj, apo më shumë se BDI për një mandat

Published

on

Zv.kryeministri Arben Ferai, në një status në rrjetet sociale ka shkruar se Qeveria po realizon 2,500 punësime dhe 800 avancime shqiptare për disa muaj.

“2,500 punësime dhe 800 avancime shqiptare po realizohen për disa muaj, apo më shumë së BDI për një mandat.

Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat miratohet në Qeveri brenda një jave.

“Komunat shqiptare po vuajnë nga bollëku: s’po u mjafton koha për të hartuar projekte sa fonde po derdhen nga lart.

Investimet po vërshojnë, rrogat e pensionet po rriten, grantet qeveritare po shpërndahen për çdo shtresë të shoqërisë si ansjëherë më parë.

Advertisement

Por dikush e ka lëshuar timonin e Qeverisë dhe po ëndërron ende që Aliu t’i dhuron gjashtë komuna – Likovë, Saraj, Tearcë, Gostivar, Vrapçisht dhe Strugë – që sipas thashethemeve, do të tkurren në dy, me njërën prej tyre që edhe ashtu është e lëshuar me qira. A ka patur ndonjëherë salto mortale më të madhe se kjo?”, ka shkruar Fetai.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Qeveria miratoi Strategjinë e Re për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme

Published

on

Qeveria në mbledhjen e sotme të Qeverisë e miratoi Strategjinë për Forcimin e Kapaciteteve për Hetimet Financiare dhe Konfiskimin e Pasurisë për periudhën 2025-2028, së bashku me Planin e saj të Veprimit, njoftoi zëvendëskryeministri përgjegjës për Politika të Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai.

Ky dokument, siç bën të ditur, e pasqyron angazhimin e palëkundur të Qeverisë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke fuqizuar institucionet përgjegjëse përmes një qasjeje të strukturuar dhe sistematike, që synon rritjen e efikasitetit në konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet prioritet kryesor i Qeverisë. Për këtë arsye, sigurimi i kushteve dhe forcimi i kapaciteteve institucionale për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme është në qendër të përpjekjeve tona. Për këtë arsye, ne po forcojmë mekanizmat e monitorimit dhe mbikëqyrjes, duke themeluar Këshillin Kombëtar për Hetimet Financiare dhe Konfiskimin e Pasurisë, i cili do të sigurojë zbatimin e suksesshëm të objektivave të përcaktuara”, theksoi Fetai.

Njoftoi edhe se kabineti i tij do të luajë një rol qendror në koordinimin dhe mbështetjen e këtyre përpjekjeve, duke garantuar angazhim të vazhdueshëm për realizimin e kësaj strategjie.

Continue Reading

Më të lexuarat