Connect with us

Lajme nga vendi

Në Tetovë mbahen garat shkollore në vojelboll për femra | VIDEO

Published

on

Në sallën e sportit në Gjimnazin e Tetovës Kiril Pejçinoviq, sot janë mbajtur garat republikane për shkollat e mesme në Volejboll për femra.Në këto gara kanë marrë pjesë ekipi I fermave të shkollës së mesme  në kuadër të Gjimnazit të Tetovës Kiril Pejçinoviq, jane Sandanski nga Strumica dhe Gjorgji Dimitrov nga Shkupi. Në këto gara ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Federatës së Sporteve Shkollore  në nivel të shtetit, transmeton Televizioni KOHA.

“Shpresoj që edhe sot do të kemi një atmosferë sportive ashtu siç kemi patur atmosferë pozitive në Tetovë.Me këtë dua të falënderoj edhe komunën e Tetovës dhe Lidhjen Sportive Shkollore në Tetovë për punën që bëjnë, me qëllim që sporti shkollor është kaq masovik. Në këtë garë marrin pjesë volejbollistet më të mira në shtet dhe shpresoj se do të tregojnë edhe sot me paraqitjet e tyure se pse janë më të mirët.Tetova është qytet I volejbollit dhe jo vetëm, kurse sporti shkollor është duke u kultivuar në veçanti dhe dëshiroj që kjo frymë dhe ky angazhim të vazhdojë më tutje”, tha për Televizionin KOHA Aleksandar Tufekçievski, kryetar i Federatës së Sporteve Shkollore .

Ndërkaq, kryetari i Lidhjes së Sporteve Shkollore në Tetovë Bujar Ibrahimi tha se ekipi më I mirë do të përfaqësojë vendin në garat ndërkombëtare.

Në ndërkohë, nesër në Tetovë do të qëndrojnë edhe volejbollistë nga Shqipëria dhe do të ketë një ndeshje mes ekipi të Volejbollistëve nga Gjimnazi Eqrem Qabej I Tiranës dhe ekipit të Gjimnazit të Tetovës. /Televizioni KOHA/

 

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat