Lajme nga vendi
Pallaticë, banorët kërkojnë rregullimi e rrugës | VIDEO
Banorët e fshatit Pallaticë të komunës së Zhelinës ankohen se rruga në fshatin e tyre është në gjendje të mjerueshme.
Rruga në këtë fshat shkakton shumë telashe për këta banorë të cilët thonë se disa herë është kërkuar që e njejta të rregullohet por përveç premtimeve në teren nuk është punuar asgjë. Banorët thanë për Televizionin KOHA se kanë qenë në takim dy herë me kryetarin e komunës së Zhelinës por deri më tani thonë se nuk është ndërmarrë asnjë veprim për të rregulluar infrastrukturën e shkatërruar në këtë fshat. Në disa vende, banorët kanë bërë rikostruimin e rrugës me mjete vetanake. Banorët kanë thënë se rruga shkatërrohet edhe nga frekuentimi i madh i makinerisë së rëndë në këtë fshat.
Nga bashkësia lokale e fshatit Pallaticë thonë se kanë marr premtime të shumta, premtimet se punët do të filloj për një javë, tash më janë bërë vite edhe e njeta ende është përplot me gropa, transmeton Televizioni KOHA.
Nga komuna e Zhelinës në thonë se kanë fituar projekt për ndërtimin e kësaj rrugë edhe se janë në përfundim të dokumentacionit për të filluar edhe me punimet.
“Dy nga pesë rrugët të cilët komuna e Zhelinës i ka fituar nga Banka Botërore përmes Ministrisë së Transportit, janë akset rrugore Zhelinë-Pallaticë dhe Pallaticë-Uzurmisht. Këto rrugë për Komunën e Zhelinës paraqesin ndër akset më të rëndësishme infrastrukturore rrugore. Komuna e Zhelinës ka kompletuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të gjitha këto rrugë, dhe është në pritje të konfirmimeve përfundimtare nga Ministria e Transportit dhe Banka Botërore për nisjen e punimeve” thonë për Televizionin KOHA nga komuna e Zhelinës.
Ky fshat ka rreth 5 mijë banorë dhe është një nga fshatrat më të mëdhenj në komunën e Zhelinës. Krahas dëmtimeve të rrugës në pjesën qendrore, problem në vete është edhe rruga që lidh këtë fshat me fshatin tjetër Uzurmisht e cila është mjaft e dëmtuar. /Televizioni KOHA/
Lajme nga vendi
MPB, të hënën në mëngjes grevë e doganierëve grekë në pikat kufitare
Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se, sipas informacioneve të pranuara nga organet kompetente të Republikës së Greqisë, më 27.07.2026 (e hënë) është paralajmëruar grevë e punonjësve të doganave në pikat kufitare greke Evzoni (Bogorodicë), Dojrani (Dojran) dhe Niki (Mexhitli).
“Gjatë periudhës nga ora 05:00 deri në 09:00 sipas kohës së Maqedonisë (06:00–10:00 sipas kohës së Greqisë), në këto pika kufitare, automjetet e udhëtarëve do të lejohen të kalojnë çdo 10 minuta, ndërsa qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave do të jetë plotësisht i ndërprerë, si për hyrje ashtu edhe për dalje nga Republika e Greqisë”.
“Ministria e Punëve të Brendshme do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe do të angazhojë të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për menaxhimin e situatës”, – thonë nga MPB.
Lajme nga vendi
Ulet numri i rasteve të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në Gostivar
Sipas të dhënave nga institucionet publike shëndetësore në Gostivar, gjatë ditës së djeshme (23.07.2026) janë regjistruar gjithsej 197 pacientë të rinj, përkatësisht persona që për herë të parë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, çka tregon një ulje krahasuar me një ditë më parë.
Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” në Gostivar janë regjistruar gjithsej 117 vizita të reja, prej të cilave 82 në repartin e sëmundjeve infektive (pa shtrime të reja në spital dhe me tre pacientë të liruar), 40 në repartin e pediatrisë dhe 7 vizita në Qendrën e Urgjencës.
Në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar janë regjistruar 80 vizita të reja në shërbimin kujdestar, si dhe 13 thirrje në Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë.
Lajme nga vendi
Hetime për kredinë hungareze 1 miliardë € që mori Maqedonia e Veriut, urdhëron Magyar
Qeveria në Hungari, e udhëhequr nga Péter Magyar, do të hetojë nëse ka pasur keqpërdorim të mundshëm të fondeve shtetërore në lidhje me kredinë prej një miliard eurosh që “Eximbanka” shtetërore ia dha Maqedonisë së Veriut.
Kështu njoftoi dje Magyar, i cili, siç raportuan mediat vendase, ndau se kredia e marrë nga Maqedonia e Veriut është një nga katër rastet e lidhura me “Eximbank”-un, për të cilat sot Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës ka dorëzuar ankesa, shkruan Fokus.
„Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës dorëzoi katër ankesa të enjten për mashtrim të dyshuar në vlerë totale prej një mijë miliardë forintash, në katër raste të ndryshme. Të gjitha kanë të bëjnë me aktivitetet e ‘Eximbank’-ut“ – tha Magyar.
Ai theksoi se kredia u dha në kushte shumë të favorshme me një normë interesi prej 3,25 për qind.
Kredia, tha ai, do t’i kushtojë buxhetit hungarez 90 miliardë forinta (rreth 248 milionë euro) për shkak të diferencave të interesit.
„Kjo paraqet një barrë prej 90 miliardë forintash (rreth 248 milionë euro) për buxhetin hungarez, ndërsa shteti hungarez mori përsipër garanci 100 për qind për kredinë nën udhëheqjen e qeverisë së Orbanit“, tha Magyar.
Sipas tij, norma e interesit me të cilën “Eximbanka” shtetërore i dha kredinë Maqedonisë është shumë më e favorshme se normat e interesit me të cilat kompanitë hungareze dhe qytetarët e vendit marrin hua.(INA)

