Lajme nga vendi
Qent endacak sulmojnë një vajzë, e shpëtojnë qytetarët | VIDEO
Tmerri që shkaktojnë qent endacak në Tetovë ndaj qytetarëve nuk ka fund. Këtë tmerr e ka përjetuar edhe një vajzë e cila në orët e para të ditës së sotme është sulmuar në mënyrë agresive nga qent endacak në lagjen e studentëve në Tetovë. Pamjet e siguruara nga Televizioni Koha, tregojnë sulmin e qenve ndaj vajzës e cila mezi mbijeton, falë disa kalimtarëve të rastit të cilët e shpëtojnë nga më e keqja, transmeton Televizioni KOHA.
Rastet e këtilla janë të shpeshta në Tetovë ku qytetarët, zakonisht fëmijët por edhe të rriturit sulmohen nga tufa e qenve endacak në çdo skaj të qytetit. Në Tetovë tash askush nuk merret me qentë endacakë. Tenderi për trajtimin e tyre që e kishte Amos Pet ka përfunduar, ndërsa Komunës i ka mbetur vetëm komisioni që bën vlerësimin e pikëve për dëmshpërblim nga kafshimet. Kryetari i Këshillit komunal Besar Durmishi për Televizionin KOHA konfirmon këtë dhe shton se komuna nuk mund të arrijë marrëveshje me disa shoqata të interesuara për trajtimin e qenve.
Sipas marrëveshjes së lidhur, Komuna e Tetovës e ka paguar shoqatën “Amos Pet” 300 euro për trajtimin e një qeni endacak, ndërsa në kontratë parashihej që të kapen dhe trajtohen 82 qen. Edhe përkundër kësaj në Tetovë numri i qeneve nuk është ulur. Dyshimet janë se këta qen endacak sillen nga qytete tjera dhe lëshohen në rrugët e Tetovës.Deri më tash edhe pse këta dyshime janë ngritur në nivel të institucioneve megjithatë nuk është japur asnjë person që në mënyrë të organizuar sjell qent në Tetovë.E vetmja mënyrë tash për tash është që qytetarët të paraqesin kafshimet nga qent endacak dhe të marrin kompenzim nga komuna. /Televizioni KOHA/
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

