Connect with us

Lajme nga vendi

Qent endacak sulmojnë një vajzë, e shpëtojnë qytetarët | VIDEO

Published

on

Tmerri që shkaktojnë qent endacak në Tetovë ndaj qytetarëve nuk ka fund. Këtë tmerr e ka përjetuar edhe një vajzë e cila në orët e para të ditës së sotme është sulmuar në mënyrë agresive nga qent endacak në lagjen e studentëve në Tetovë. Pamjet e siguruara nga Televizioni Koha, tregojnë sulmin e qenve ndaj vajzës e cila mezi mbijeton, falë disa kalimtarëve të rastit të cilët e shpëtojnë nga më e keqja, transmeton Televizioni KOHA.

Rastet e këtilla janë të shpeshta në Tetovë ku qytetarët, zakonisht fëmijët por edhe të rriturit  sulmohen nga tufa e qenve endacak në çdo skaj të qytetit. Në Tetovë tash askush nuk merret me qentë endacakë. Tenderi për trajtimin e tyre që e kishte Amos Pet ka përfunduar, ndërsa Komunës i ka mbetur vetëm komisioni që bën vlerësimin e pikëve për dëmshpërblim nga kafshimet. Kryetari i Këshillit komunal Besar Durmishi për Televizionin KOHA konfirmon këtë dhe shton se komuna nuk mund të arrijë marrëveshje me disa shoqata të interesuara për trajtimin e qenve.

 Sipas marrëveshjes së lidhur, Komuna e Tetovës e ka paguar shoqatën “Amos Pet” 300 euro për trajtimin e një qeni endacak, ndërsa në kontratë parashihej që të kapen dhe trajtohen 82 qen. Edhe përkundër kësaj në Tetovë numri i qeneve nuk është ulur. Dyshimet janë se këta qen endacak sillen nga qytete tjera dhe lëshohen në rrugët e Tetovës.Deri më tash edhe pse këta dyshime janë ngritur në nivel të institucioneve megjithatë nuk është japur asnjë person që në mënyrë të organizuar sjell qent në Tetovë.E vetmja mënyrë tash për tash është që qytetarët të paraqesin kafshimet nga qent endacak dhe të marrin kompenzim nga komuna. /Televizioni KOHA/

 

Advertisement

 

 

 

Lajme nga vendi

Punësim të përhershëm për 40 personat me kontratë në Spitalin Klinik të Tetovës procesi vazhdon

Published

on

Për personat me kontratë pune të cilët në dhjetor 2025 mbetën pa punësim të përhershëm në Spitalin Klinik të Tetovës, procesi vazhdon me qëllim që të ofrohet një zgjidhje për statusin e punësimit të përhershëm për ta, thotë Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu.

Ai po përgjigjej në pyetjen e një gazetari se çfarë do të ndodhë me 40 stafin mjekësor dhe teknik që shkojnë në punë në janar dhe shkurt pa kontratë pune.
Institucioni duhet të kërkojë një mendim nga ne, Fondi i Shëndetësisë dhe Ministria e Financave. Drejtori e ka bërë tashmë këtë. Procedurat janë në vazhdim, nëse nuk janë përfunduar tashmë, dhe vlerësoj se kontratat do të duhet të nënshkruhen në një kohë të shkurtër. Gjithashtu vërej se po punojmë për të siguruar që këta njerëz të jenë të punësuar përgjithmonë, në mënyrë që të jenë në gjendje të investojnë në kapacitete njerëzore. Ata duhet të sigurohen se nëse ka ndonjë ndryshim politik, ata do të jenë pjesë e sistemit të kujdesit shëndetësor dhe nuk do të abuzohen përsëri, për fat të keq, siç janë abuzuar deri më tani – tha Aliu.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Reformat në arsimin e lartë, studentët e dalluar në 100 universitetet më të mira në botë ose në Maqedoni do të kenë përparësi punësimi në universitetet shtetërore

Published

on

Studentët që studiojnë në 100 universitetet më të mira në botë me bursë shtetërore ose studiojnë në Maqedoni si dhe ata që janë shpallur studentët më të mirë, do të kenë përparësi kur të punësohen në universitetet shtetërore, si staf mësimor dhe shkencor, paralajmëroi ministrja e arsimit dhe shkencës, Vesna Janevska. Ajo po ashtu bëri të ditur se është vendosur një mënyrë e re e financimit të institucioneve të arsimit të lartë.

“Po forcojmë kriteret për avancim në titujt e fakultetit. Kushdo që aplikon për zgjedhje në titullin – profesor asistent, profesor i asociuar ose profesor i rregullt, që tani e tutje, varësisht nga titulli, do të jetë i detyruar të prodhojë dhe publikojë 6 deri në 7 punime shkencore deri në kohën e zgjedhjes, nga të cilat 3 deri në 4 duhet të publikohen në një revistë me faktor ndikimi nga bazat e të dhënave Web of Science ose Scopus”, theksoi Vesna Janevska, minstre e Arsimit dhe Shkencës.

Profesorët e rregullt të zgjedhur pasi të jenë zgjedhur, në të ardhmen pas miratimit të ligjit, do të kenë të drejtë rizgjedhjeje pas 7 vitesh. Ata që tashmë janë zgjedhur si profesorë të rregullt nuk do të mbulohen nga ky ligj, dhe komuniteti akademik do të unifikohet në të gjithë territorin. Mandati i rektorëve do të jetë 4 vjet, në vend të 3 viteve që është aktualisht, dhe modeli për zgjedhjen e një rektori do të ndryshohet gjithashtu.

“Pagat nuk janë më temë diskutimi. Ato u rritën me 14% vitin e kaluar, dhe buxheti për mbështetjen e aktiviteteve shkencore dhe kërkimore është rritur gjithashtu nga 380 milionë denarë në vitin 2024 në 773 milionë denarë këtë vit. Më shumë se dyfishi”, u shpreh theksoi Vesna Janevska, minstre e Arsimit dhe Shkencës.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përgatitur ligj të ri për arsimin e lartë dhe shkencën, i cili pritet të ofrojë arsim akademik me cilësi më të lartë dhe të inkurajojë aktivitetin shkencor dhe kërkimor në vend.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

REPARTI  I TRANSFUZIONIT NË TETOVË ME HAPËSIRA TË REJA

Published

on

Reparti I Transfuzionit  në Tetovës oshtë është bërë me hapësira të reja. Amir Elezi Drejtori i Institutit të transfuziologjise  tha se qendra e transfuzionit në Tetovë ka karatker rajonale dhe ofron shërbime për gjithë fushën e pollogut.

 “ Renovimi I këtij objekti ka filluar në vitin 2024 dhe ka përfunduar tani dhe tani hapim edhe zyrtarisht objektin e transfuzionit të gjakut. Është një qendër ndër më të mëdha në nivel të shtetit pasi që njësia e transfuzionit ka katër qendra të Manastirit, Shtipit të Tetovë dhe qendrën në Shkup, ku shërbehen në mënyrë ambulatore gjithashtu edhe grumbullohet  gjak edhe përpunohet në qendrën e Tetovës . vitin që lamë pas pas ishte viti ku arritëm rekord të numrit të dhuruesve të gjakut , 60 222 dhurues të gjakut në republikën e Maqedonisë së veriut.”

Ndërsa ministri I shëndetësisë Azir Aliu tha se përpos hapësirave modern ka edhe teknologji të avancuar, ndërsa ai pret që së shpejti të hapet edhe konkursi për punësim që  kjo qendër të plotëson edhe mungesat e kuadrit që I ka.

“ Sot jemi këtu për inauguruar edhe hapësirat në transfuzionit që janë edhe në aspekt fizik dhe teknologjik modern dhe me nevojat që I kemi në Tetovë, është një qendra regjionale që jep shërbime për këtë pjesë të shtetit . Urojmë edhe në shtyllën e dytë të kapaciteteve njerëzore , shumë shpejtë do të hapet edhe procedura për punësimi e mjekëve dhe motrave medicinale , me qëllim që të kemi edhe kapacitete njerëzore me nevojat që kemi këtu në Tetovë.”  

Prezent në këtë ngjarje ishte edhe zv/kryeministri i parë Bekim Sali i cili tha se investimet e tilla do të vazhdojnë edhe në spitalet tjera ku paraqitet nevoja.

Advertisement

Deri më tani  reparti i transfuzionit  ka qenë i  vendosur në objektin kirurgjikal në spitalin e Tetovës. Ndërsa në ato hapësira tani do të vendoset kirurgjia Torakale. TV KOHA

Continue Reading

Më të lexuarat