Connect with us

Lajme nga vendi

Rreth 400 bjeshkatarë marshuan në Malin Sharr | VIDEO

Published

on

Me rastin e themelimit të Shoqatës Bjeshkatare Tetova, është organizuar një marshutë në malin sharr. Rreth 400 bjeshktarë, nga shumë shoqata të alpinistëve nga Tetova, qytete të tjera të Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të shoqatave nga Kosova, nën organizimin e kësaj shoqate bjeshkatare shënuan aktivitetin e parë në parkun kombëtare në Malin Sharr. Marshuta filloi nga fshati Bozofcë, ndërsa një pikë e veçantë ka qenë edhe ndalesa në Pishat e Bozofcës. Këta bjeshkatarë dje marshuan në shumë vende të njohura në Malin Sharr, ndërsa një manifestim është mbajtur edhe në Shtëpinë e Lirisë, me këngë, valle, tupana dhe  ushqime tradicionale. Lidhur me qëllimin e kësaj marshute dhe qëllimin e themelimit të shoqatës së Bjeshktarëve Tetova për Televizionin KOHA foli Sejdi Halili.Ai tha se misioni është që të promovohen vlerat në Malin Sharr.

Mali Sharr gjithmonë ka qenë një atraksion i veçantë për bjeshkatarët dhe alpinistët vendorë por nuk mungojnë edhe alpisintë nga vendet e Bashkimit Evropian dhe jo vetëm. Me Shpalljen e Malit Sharr si park Kombëtar, kohëve të fundit është rritur dukshëm interesimi edhe i turistëve të huaj për të vizituar vendet e bukura dhe natyrën e malit sharr. Themeluesit e kësaj shoqate apelojnë që qytetarët sa më shumë të vizitojnë bukuritë  që ofron  Mali Sharr.

Në manifestimin qendror që u mbajt tek Shtëpia e Lirisë në Pishat e Bozofcës, drejtuesit e  Shoqatës Bjeshkatare Tetova ndanë mirënjohje për pjesëmarrësit në këtë marshutë. Poashtu mirënjohje janë ndarë edhe për dy bjeshkataret më të vogla në moshë. /Televizioni KOHA/

 

Advertisement

 

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat