Lajme nga vendi
Tre ekipe shqiptare në garat europiane | VIDEO
Tre fitore të skuadrave vendase, një barazim dhe një fitore e ekipit mysafirë, 14 gola të shënuar dhe një karton të kuq është epilogu i ndeshjeve të javës së 32-të dhe të parafundit në Ligën e Parë të futbollit vendor. Struga Trim Lum është kampion, Shkupi nënkampion, Shkëndija e treta, janë skuadrat që do ta përfaqësojnë vendin në garat europianeNë stadiumin e qytetit në Tetovë, ndeshja mes Shkëndijës dhe Struga Trim Lum filloi me një ceremoni rasti, ku skuadra vendase uroi titullin kampion mysafirëve nga Struga, ndërsa drejtori sportive Harun Isa dhuroi një mirënjohje ekipit kampion.Sa i përket ndeshjes në fushë gjelbërt u zhvillua një ndeshje cilësore me raste të shumta dhe tre gola të shënuar. Vendasit kaluan në epërsi në minutën me golin e Adenis Shalës në minute e 58. Ndërsa lojtari më mire i kësaj ndeshje Bunjamin Shaban i ishte autor i dy golave për fitoren e kampionit të ri me rezultat 1 me 2. Me këtë rast trajneri i Shkëndijës Qatip Osmani uroi ekipin e Strugës për titullin kampion.
Në stadiumin e Çairit, Shkupi mundi bindshëm Makedonija Gjorçe Petrov me rezultatin 3:0. Autor të dy golave ishte Adetunxhi dhe një gol shënoi Ali. Ndersa, Tikveshi në Kavadar shënoi fitore të thellë 4-0, ndaj Skopjes e cila për të mbijetuar do të luan në balotazh me ekipin e Vardarit. Breagallnica barazoi me Akademia Pandevi 1:1, ndërsa Sileksi mundi Rabotniçkin me shifra 2:1.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni1 month agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

