Lajme nga vendi
Bytyqi: Mbi 70 për qind janë realizuar projektet nga Programi TAV
Zëvendëskryeministri pë çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi sot ishte për vizitë në Komunën e Butelit, ku intensivisht po ndërtohet kopshti i ri me para nga Programi TAV. Nga ky Program në dispozicion janë pothuajse 50 milionë euro dhe investohen në projekte infrastrukturore nëpër të gjitha komunat pas anulimit të ndërtimit të aeroportit kargo në Ovçe Pole.
Bytyqi në konferencën e sotme për shtyp me kryetarin e Komunës së Butelit, Darko Kostovski theksoi se për ndërtimin e këtij kopshti të ri modern nga Programi TAV janë ndarë 580.000 euro, ndërsa në të do të kudjesen rreth 100 fëmijë, me çka do të tejkalohet problemi me listat për pritje për regjistrim në kopshte nlë Komunën e Butelit.
“Projektet nga TAV realizohen nëpër të gjitha komunat e vendit dhe gëzohem kur shoh se me planifikim të mirë në afatet e parapara janë realizuar mbi 70 për qind e projekteve të filluara. Më saktësisht deri më tani janë përfunduar 56 projekte në 56 komuna, ndërsa për momentin 25 projekte janë në rrjedhë dhe është planifikuar të përfundohen deri në fund të vitit”, thotë Bytyqi.
Theksoi se kopshti i fëmijëve në Komunën e Butelit është planifikuar të përfundohet në shtator apo tetor të këtij viti.
“Përmes programit TAV ndërtohen ujësjellës, kanalizime, salla sportive, rrugë dhe rrugica, kopshte, shtëpi për të moshaur, qendra rinore, projekte infrastrukturore të cilët janë të rëndësishme për qytetarët të cilët jetojnë në këto komuna. E përforcojmë infrastrukturën lokale dhe jam i kënaqur kur e shoh dinamikën për realizim të projekteve. progresi i këtij kopshti është edhe një shembull se si sillemi dhe duhet të sillemi ndaj të gjitha nevojave të qytetarëve tanë”, thotë Bytyqi.
Kryetari i Komunës së Butelit, Kostovski vërejti se oborri i Shkollës “Shën Klimenti i Ohrit” nlë lagjen Butel është fushë e vërtetë ndërtimi, ku po ndërtohet kopshti i ri modern.
“Do të doja të theksoj se me ndërtimin e këtij kopshti do të tejkalohen të jgitha problemet momentale, të cialt i kemi me listat e pritjes për fëmijët e moshës parashkollroe dhe me të vërtetë do të shkarkohet i tërë ai proces dhe prindërit tashmë nuk do të përballen me vështirësi gjatë regjistrimit të fëmijëve të tyre, në kopshte”, tha Kostovski.
Ai bëri thirrje dhe kërkoi nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ta bëjnë sistematizimin për vendet e punës në kopshtin e ri të fëmijëve, por edhe të miratohen pëlqimet për punësim në kopshtet e tjera në Komunën e Butelit.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

