Lajme nga bota
Regjisori i Titanikut: OceanGate ishte paralajmëruar për rrezikun

Regjisori hollivudian, James Cameron – i cili drejtoi filmin e vitit 1997, Titanik – ka thënë se e ka përjetuar shumë afër zemrës humbjes e nëndetëses Titan. Ai vetë është zhytur 33 herë deri në rrënojat e Titanikut, transmeton REL.
Nëndetësja Titan, e cila u zhduk më 18 qershor, besohet të ketë shpërthyer dhe si pasojë e kësaj operatori i anijes, OceanGate, tha më 22 qershor se të pesë pasagjerët në bordin e nëndetëses besohet se kanë vdekur, sipas operatorit të anijes, OceanGate.
Në një intervistë për transmetuesin britanik BBC, Cameron tha se disa persona brenda komunitetit të zhytësve i kishin shkruar një letër OceanGate duke thënë se besonin, sipas fjalëve të Cameronit, se kompania “po shkonte drejt katastrofës”.
Cameron sugjeroi gjithashtu se kishte një “ironi të tmerrshme” në humbjen e Titanit dhe ekuipazhit të tij, duke e krahasuar atë me humbjen e vetë Titanikut në vitin 1912.
“Tani kemi një tjetër rrënim që bazohet për fat të keq në të njëjtat parime të mosdëgjimit të paralajmërimeve”, tha ai. “OceanGate ishte paralajmëruar”.
Ai tha se nga kompania ishin larguar nga puna shumë, por ai nuk specifikoi pse.
Cameron nuk është i pari që ka ngritur shqetësime lidhur me aktivitetet e kompanisë turistike OceanGate.
Një letër dërguar OceanGate nga Shoqëria e Teknologjisë Detare (MTS) në mars të vitit 2018 dhe e marrë nga New York Times thoshte se “qasja aktuale ‘eksperimentale’ e miratuar nga OceanGate… mund të çojë në rezultate negative (nga të vogla në katastrofike)”.
Edhe dokumentet e një gjykate amerikane tregojnë se një ish-punonjës i OceanGate paralajmëroi për probleme të mundshme të sigurisë qysh në vitin 2018.
Dokumentet tregojnë se David Lochridge, drejtori i operacioneve detare të kompanisë, ngriti shqetësime në një raport inspektimi.
Një zëdhënës i OceanGate nuk pranoi të komentojë mbi çështjet e sigurisë të ngritura nga Lochridge dhe MTS-ja.
Cameron tha se ai ishte në një anije të dielën kur nëndetësja u zhduk dhe nuk e mori vesh lajmin për zhdukjen e saj deri të hënën.
Kur mësoi se nëndetësja kishte humbur navigimin dhe komunikimin në të njëjtën kohë, ai tha se dyshoi menjëherë se kishte ndodhur një fatkeqësi.
“Ndjeva në trupin tim atë që kishte ndodhur. Të dështojnë elektronika e nëndetëses, sistemi i saj i komunikimit dhe transponderi gjurmues njëkohësisht – nëndetësja është e humbur”, tha Cameron duke shtuar se “mund të humbasësh komunikimet dhe navigimin së bashku pa një ngjarje katastrofike ekstreme”.
Ai tha se menjëherë i shkoi mendja se mund të kishte ndodhur një shpërthim.
Lajme nga bota
Holanda dyfishon periudhën për marrjen e shtetësisë për emigrantët

Qeveria holandeze ka prezantuar plane të reja që do të “dyfishojnë periudhën e kërkuar për të marrë shtetësinë” për emigrantët, sipas “TheTelegraph”.
Aktualisht, të huajt mund të aplikojnë për natyralizim pas pesë vjetësh qëndrimi në vend, por sipas propozimeve të reja, kjo periudhë do të rritet në 10 vjet “qëndrim të pandërprerë”, dhe personi duhet të konsiderohet “plotësisht i integruar” para se të mund të bëhet qytetar holandez.
“Duke zgjatur periudhën e natyralizimit nga pesë në dhjetë vjet, sigurojmë që njerëzit të kenë një lidhje më të fortë me mbretërinë tonë dhe të jenë me të vërtetë të integruar, duke u mundësuar që të marrin pjesë plotësisht në shoqëri përpara se të bëhen qytetarë holandezë”, tha sekretari i shtetit, Arno Rutte.
Aktualisht, kushdo që dëshiron të marrë shtetësinë holandeze duhet të përmbushë disa kërkesa të tjera. Ata duhet të kalojnë një provim integrimi civil, të jenë në gjendje të lexojnë, shkruajnë dhe flasin holandisht në nivel bazë dhe të nënshkruajnë një deklaratë që pranon se ligjet e Holandës vlejnë për ta.
Këto kushte nuk do të ndryshohen me legjislacionin e ri, i cili fokusohet vetëm tek zgjatja e periudhës së qëndrimit dhe vlerësimi i integrimit. Propozimet ndodhen aktualisht në një periudhë dy mujore konsultimi, gjatë së cilës qytetarët dhe organizatat mund të japin opinionet e tyre.
Megjithatë, ka ende paqartësi nëse ky ligj do arrijë të bëhet lig projektligj”, duke marrë parasysh diskutimet politike dhe situatën aktuale të qeverisë.
Holanda po përgatitet për zgjedhje të parakohshme muajin e ardhshëm, pas shpërbërjes së koalicionit qeverisës. Këto zgjedhje mund të ndikojnë në fatin e ligjit për shtetësinë dhe politikën e imigracionit në të ardhmen.
Lajme nga bota
Zjarr masiv shpërthen në rafinerinë e naftës pranë Los Angeles

Një zjarr masiv shpërtheu më 2 tetor në një rafineri nafte në Kalifornian Jugore, thanë zyrtarët, duke nxitur një reagim të gjerë nga ekipet e emergjencës dhe duke shkaktuar flakë gjigante të dukshme në të gjithë pellgun e Los Angelesit.
Zyra e Guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, konfirmoi se një zjarr shpërtheu në një rafineri nafte në El Segundo, e vendosur rreth 32 km në jugperëndim të qendrës së Los Angelesit. Newsom u informua për incidentin, konfirmoi zyra, raporton “USAToday”, transmeton Klankosova.tv.
“Zyra jonë po koordinohet në kohë reale me agjencitë lokale dhe shtetërore për të mbrojtur komunitetin përreth dhe për të garantuar sigurinë publike”, tha zyra e guvernatorit në X, duke i këshilluar banorët të dëgjojnë autoritetet lokale.
Objekti i El Segundo, i ndërtuar në vitin 1911, është rafineria më e madhe prodhuese e naftës në Bregun Perëndimor, sipas Chevron. Rafineria përpunon më shumë se 276,000 fuçi naftë të papërpunuar në ditë. /Klankosova.tv
Lajme nga bota
Aeroporti i Mynihut mbyllet për disa orë pas një vale dronësh 3 mijë pasagjerë të bllokuar, pezullohen dhjetëra fluturime

jë alarm i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aeroportin e Mynihut, pasi raportuan dronë të panjohur mbi dhe rreth pistave.
Autoritetet u detyruan të mbyllin aeroportin për disa orë, duke ndikuar në qindra fluturime dhe mijëra pasagjerë, raporton Bild.
Policia Federale Gjermane ka bërë me dije se dronët u panë fillimisht rreth një orë më parë në periferi të aeroportit. Pavarësisht hetimeve të menjëhershme, policia nuk arriti të identifikojë as pajisjet fluturuese dhe as pronarët e tyre.
Si pasojë e incidentit, autoritetet vendosën pezullimin e menjëhershëm të të gjitha fluturimeve. 17 fluturime nuk u lejuan të niseshin, ndërsa 15 avionë hyrës u devijuan drejt aeroporteve të tjera si Shtutgarti, Nurembergu, Vjena dhe Frankfurti.
Mbi 3,000 pasagjerë mbetën të bllokuar në ambientet e aeroportit, ku atyre iu ofruan ushqime të lehta, pije dhe shtretër kampingu për të kaluar natën.
Policia Federale konfirmoi se trafiku ajror rifilloi normalisht të premten në mëngjes, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e dronëve dhe autorëve.
-
Lajme nga bota2 months ago
TRAGJEDI familjare në SHBA : 34 vjeçarja vret burrin dhe dy fëmijë, më pas veten
-
Lajme nga rajoni1 month ago
Lëshohet për qarkullim ura e re mbi lumin Ibër
-
Lajme nga bota2 months ago
Takimi Zelensky-Trump në Berlin, dhoma e Kancelarisë gjermane ku askush s’mund të përgjojë