Lajme nga vendi
(VIDEO) Shkëndija gjunjëzon Vardarin fitore bindëse 3:0
Spektakël kuq e zi në terren e tribuna për fitore bindëse 3:0 të Shkëndijës ndaj Vardarit. Erald Çinari me dy super gola dhe një asist në realizimin e Bruno Dita ishte protagonisti kryesor i ndeshjes, derisa 3 golat bënë të pavlefshme penaltinë e humbur nga kapiteni Totre. Nga ana tjetwr “Ballistët” ishin spektakolar në “Marshin Beqiri”, derisa klubi dha vlerësim maksimal për numrin e madh të spektatorëve të pranishëm në stadium.Ndeshja nisi me kuqezinjtë në sulm dhe pas disa aksioneve fituam penalti të cilën nuk e përktheu në gol Totre, goditja e të cilit u ndal në traversë. Minuta e 34 sheh kuqezinjtë në super kundërsulm, Çinari bukur nxjer përpara dhe hap lojën te Krasniqi, derisa me shpejtësi arrin para portës ku asistin e kthen në gol për delirium në tribuna dhe epërsi 1:0. Ndersa 6-të minuta më vonë nw minutwn e 40 Erald Çinari prodhon një super goditje që nuk i jep asnjë mundësi portierit Gaçevski dhe Shkëndija tashmë ka rezultat 2:0.Pjesa e dytë vazhdoi me ritmin e Shkëndijës që nuk do të vononte golin e tretë. Çinari kishte kryer misionin e golave dhe tash kaloi në detyrën e asistentit. Harkim milimetrik në zonë ku më lartë kërcen Bruno Dita e festa sërish do të shpëthente për golin e tretë të Shkëndijës. Fitorja bindëse 3:0 me Vardarin ka lënë të kënaqur trajnerin Jeton Beqiri edhe pse ai mendon se skuadra akoma nuk është në nivelin ku dëshiron ai.Jeton Beqiri Klisman CakeMesjava sjell ndeshjet e xhiros së 22-të dhe Shkëndija do të luajë si mysafire me Akademija Brera në Strumicë.
Lajme nga vendi
I biri i dyshuar për vrasjen e babait në Gostivar u përpoq të fshihte gjurmët e krimit
Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit lëshoi një Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale – Vrasje sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 e Kodit Penal. Gjatë një incidenti të dhunës në familje në vendbanimin Dutlok të Gostivarit, i dyshuari 33-vjeçar me paramendim ia mori jetën babait të tij.
Ata filluan grindje për shkak të keqkuptimeve të mëparshme të ndërsjella, pas së cilës djali e sulmoi fizikisht babain, duke e goditur me dorë dhe sende të forta metalike derisa i shkaktoi lëndime të rënda nga të cilat i dëmtuari vdiq.
Menjëherë pas incidentit, i dyshuari i mbuloi gjurmët, lau trupin e të ndjerit dhe e përgatiti atë për varrim. Megjithatë, incidenti u zbulua përmes një raporti nga një qytetar anonim nga një numër telefoni i huaj, pas së cilës zyrtarët e policisë shkuan në vendngjarje, dhe një prokuror publik gjithashtu kreu inspektim dhe menjëherë urdhëroi autopsi.
Prokurori publik i paraqiti propozim gjyqtarit të hetimit paraprak të Gjykatës Themelore në Gostivar për të përcaktuar masë paraburgimi për të dyshuarin, për shkak të rrezikut të arratisjes, si dhe rrezikut të ndikimit te dëshmitarët dhe fshehjes së provave.
Lajme nga vendi
Hapet afati për shujta studentore, afati do të zgjasë pesë ditë
Studentët e Maqedonisë kanë mundësi të aplikojnë për shujta studentore të subvencioneve brenda një periudhe prej pesë ditësh. Ata që e kanë humbur këtë të drejtë, por mendojnë se i plotësojnë kushtet, mund të aplikojnë sërish.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se afati për aplikim për vitin akademik 2025/2026 është nga 1 deri më 5 prill 2026. Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike përmes platformës: https://e-uslugi.mon.gov.mk.
Këtë të drejtë mund ta shfrytëzojnë studentët e rregullt të studimeve deridiplomike me të ardhura mujore më të ulëta se paga minimale neto, si dhe studentët e studimeve pasdiplomike dhe atyre të integruara, në universitetet publike dhe private në vend.
Lajme nga vendi
Kallëzim penal ndaj dy personave: Mashtruan një grua nga Negotina për 5.000 euro
Më 31.03.2026, MPB njoftoi se kanë ngitur kallezim penal kundër dy mashtruesve, te cilet mashtruan një grua nga Negotina për rreth 5.000 euro dhe tentuan të mashtrojnë edhe 10 persona të tjerë të moshuar.
Njësia për Punë të Brendshme Negotinë, pranë Prokurorisë Themelore Publike Kavadar, ka paraqitur kallëzim penal ndaj K.N. (29) nga Velesi dhe G.M. (54) me qëndrim në Shkup, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e 11 veprave penale, prej të cilave dhjetë “mashtrim në tentativë” dhe një “mashtrim” sipas nenit 247 të Kodit Penal.
Një person nga jashtë shtetit ka mashtruar persona të moshuar, duke u thënë se familjarët e tyre kanë pësuar aksident dhe u duhen para për operacion. K.N. dhe G.M. i merrnin paratë, të cilat më pas G.M. ia dorëzonte një personi në Sofje. Në këtë mënyrë, u mashtrua një grua 81-vjeçare nga Negotina për 314.600 denarë.
Më 19.02.2026 u arrestua K.N., i cili e pranoi veprën, ndërsa më 21.02.2026 në Deve Bair u arrestua edhe G.M., ku u sekuestruan gjithsej 8.750 euro.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të ngritet kallëzim përkatës.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni6 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota6 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

